2012-Maj-21 07.01.05.PD UTC
Tetovo, MK 11 °CMostly Cloudy - Lageshti: 88%

Big Brother Albania 5- vendimi i marrë nga Besarda, dua të dalë jashtë !!

Nga Endrit - Hën Shk 20, 11:03 am

Ky është vendimi i marrë nga Besarda, dua të dalë jashtë, vajza e cila hyri në shtëpi si “vajza e produksionit” që do të hapte derën e shtëpisë për Florianin. Nuk irezistoi më shumë se 24 orë izolim nga realiteti i jashtëm dhe vendos të largohet nga shtëpia e Big Brother 5.

Edhe pse për banorët e Big Brother Albania, ka qënë një ëndërr shumë e rëndësishme, përjetimi i eksperiencës në BB, duket se nuk ka ndodhur kështu për Besardën. Ajo është shprehur se dëshironte të dilte jashtë shtëpisë sepse nuk ishte mësuar të jetonte në këtë mënyrë, e izoluar nga realiteti dhe larg nga jeta e saj jashtë katër mureve.

Pas bisedave me të në dhomën e rrëfimit, Vëllai i Madh ka vendosur që Besarda të dalë jashtë Big Brother duke humbur kështu një mundësi të madhe për të jetuar një aventurë të bukur, por edhe për të fituar çmimin e madh.

Pasi doli nga dhoma e rrëfimit, Besarda takoi konkurentët e tjerë duke u uruar suksese në aventurën e tyre dhe u thotë se për arsye personale ajo po largohet nga shtëpia.

Ndiq Ditari.com në Twitter, Bashkou me ne në Facebook. Qëndroni me ne në RSS

Jep një Përgjigje