Një nga çiftet më të komentuar të VIP-ave,
Nga Endrit - Mar Dhj 27, 12:44 am
Komentoni fotot e mëposhtme, cili do të јетë për vitin 2011 çifti më i përfolur apo komentuar, analizuar nga Vip-at Anglez Amerikan ose Holiwoodi an, të miksuar edhe nga estrada e artistëve shqiptarë by www.ditari.com
Një nga çiftet më të komentuar të VIP-ave, Elisabetta Canalis dhe George Clooney janë ndarë në qershor.Por lidhja e tyre dy vjeçare, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut. Kështu gazetarët nuk humbasin rastin të pyesin bukuroshen italiane për lidhjen e saj me aktorin e famshëm.
Videoklipi i Albanit dhe Miriamit, nje ndjenje e ngrohte romantike pershkon trupin nen tingujt e kesaj kenge. Cifti i artisteve te rinj shqiptare, por jo per kete me pak te suksesshem, eshte bere ne kete interpretim te bukur, ku romanticizmi i Albanit i ben jehone bukurise se Miriamit dhe hijeshise se saj. Nje pergezim nga stafi yne, edhe pse per mendimin tone, ne shqip kjo kenge tingellon shume me bukur…
Para disa ditësh, Vanesa Brajan, bashkëshortja e yllit të Lejkersit, Kobi Brajan, ka bërë kërkesë për divorc, pas dhjetë vjet qëndrimi në lidhje gjatë së cilës çifti ka dy vajza.Arsyet e ndarjes është mos besnikëria e basketbollistit, ndërsa Vanesa dhe shoqet e saja thonë se Kobi e kishte mashtruar atë me njëqind femra. Tash çështja kryesore është se si do të ndahet pasuria e madhe e këtij çifti, e cila ishte përcaktuar në marrëveshjen paramartesore në fillim të romancës. Sipas ligjit të Kalifornisë, pasuria në raste të tilla ndahet 50-50 për qind, ndërsa sipas spekulimeve Vanesës mund t’i takojnë rreth 100 milionë dollarë amerikanë.
Janë çifte të shumta të shoubiznesit, të cilët përveç famës së tyre, kanë edhe pasuri dhe pushtet, pra ndikimi i tyre është mjaft i lartë. Në mesin e tyre janë emra të mëdhenj si Beoyonce &Jay-Z, Kristen Stewart & Robert Pattinson, Kate Middleton & Princ William, Angelina Jolie & Brad Pitt, Penelope Cruz & Javier Bardem, Will & Jada Pinkett Smith, David & Victoria Beckham, Johnny Depp& Vanessa Paradise, Gisele Bundchen & Tom Brady, Marc Anthony & Jennifer Lopez, e shumë të tjerë.
Beyonce Knowles & Jay-Z Vërtet janë një çift i pakrahasueshëm. Përveç që vitin e kaluar së bashku kanë fituar qindra miliona dollarë, ata kanë ndikim edhe në politikë dhe në shoqëri, ndërsa presidenti Obama thjeshtë i adhuron. Njihen edhe si bamirës të mëdhenj.
- Kate Middleton & Princ William Ky është çifti i ri në këtë listë, por kanë debutuar në mënyrë të shkëlqyeshme. Gjysma e botës e ka përcjellë martesën e tyre. Ajo duket mrekullueshëm, ndërsa buzëqeshja e saj vlen miliona vat, ndërsa ka edhe stil të shkëlqyeshëm të veshjes. Mirëserdhët mbizotëruesit e ballinave!

- Angelina Jolie & Brad Pitt , edhe pse Bragelina ende është një temë e nxehtë, ky çift, i cili në vitin 2009, e kishte pozitën e parë në këtë listë, çdo ditë po e humb nga një vend. Por ata vazhdojnë të fitojnë qindra miliona dollarë në vit, të japin dhjetëra miliona për bamirësi dhe kjo i bën ata të pushtetshëm.
- Johnny Depp & Vanessa Paradise Për këtë çift dihet si në vijim: në lidhje janë tashmë 13 vjet, kanë dy fëmijë të mrekullueshëm së bashku, posedojnë një ishull, ndërsa Depp është i vetmi aktor dy filmat e të cilit kanë fituar mbi një miliardë dollarë. Janë tejet bamirës dhe përkrahës, dhe kjo i bën të jenë përveç të famshëm edhe si një çift me ndikim të madh.
Londër, 12 dhjetor – David dhe Victoria Beckham kanë shpenzuar 54 mijë dollarë për gjashtë pemë të Krishtlindjeve dhe dekorin festive, njoftojnë mediat sot. Çifti ka punësuar një dyqan të Londrës për ta dekorua shtëpinë e tyre në Heartfodshire para mbërritjes së tyre në fundjavën e ardhshme.
Victoria Beckham ka vendosur që Krishtlindja e parë për vajzën e saj Harper të jetë të veçantë,”Mirror says”Sunday. “Victoria ka kërkuar gjërat më të mira dhe për këtë shkoi vetë direkt në dyqan që të meret vesh mbi dekoratat. Ajo zgjodhi vetëm stolitë e qelqit dhe argjendit, të cilat do të vendosen në të gjitha gjashtë pemët të dhomave kryesore të shtëpisë, si dhe ka kërkuar shumë dekorata për korridoret” tha një burim. Victoria Beckham lindi në korrik fëmijën e katër – vajzën Harper Seven.
Dafina thotë se ëshë krejt e zakonshme, që shumë çifte përfundojnë lidhjen e tyre, siç ka ndodhur edhe me të e Krenar Çoçajn. Në një intervistë për Prive në Klan Kosova, Dafina ka thënë se ajo kurrë nuk ishte pjesë e labelit BabaStars që udhëhiqet nga Getoar Selimi i Tingullit 3nt.
Sipas Dafinës, kënga D&G është e saj, por ish-menaxheri Drin Zatriqi i kishte kërkuar bashkëpunim me Getin, që kjo e kishte pranuar. Udhëtimi në Suedi për xhirimet është anuluar, por kënga do të jetë pjesë e albumit të saj që do të dalë së shpejti. Gjithsesi, Dafina do të promovojë së shpejti videoklipin e një kënge tjetër, me emrin Supernova
Hyrja e një prej çifteve më të popullarizuar dhe më të ekspozuar të ekranit, Nora Istrefit dhe Robert Berisha në spektaklin e ri me VIP-a, ka ngjallur interes të madh në opinion. Që të dy akoma nuk kanë vendosur nëse privatësinë e tyre do ta ndajnë me fansat. Ka qenë pikërisht oferta e “K-Production” që çifti të jetë në dilemë nëse duhet ta pranojnë ofertën apo jo. Edhe pse ata tashmë bashkëjetojnë në një apartament në Prishtinë, këngëtarja akoma vazhdon të “mohojë” bashkëjetesën me të fejuarin duke thënë se bashkëjetesa është një lloj martese e cila të çon deri në ndarje. Pasi lançoi klipin “Sekret”, për momentin nuk ka plane në muzikë dhe këto kohë është duke u dhënë fund aranzhimeve nëpër koncerte, pasi së shpejti do të bëhet pjesë e spektaklit duke u mbyllur për një kohë brenda në “Shtëpinë e madhe”. Nuk kemi mundur të mësojmë shifrën me të cilën do të paguhet gjatë qëndrimit, por duke qenë një ndër çiftet më të popullarizuar në Kosovë, sigurisht që pagesa për një ditë qëndrimi do të jetë e lartë. Kanë ngelur gati të vetëm si çift në estradë, sepse dita ditës po shohim ndarje të shumta. Pritet të shihet se a do ta ndajnë së bashku krevatin Nora dhe Roberti?! E kontaktuar prej nesh këngëtarja tregon: “Kam ftesë, të mos them edhe lutje, që të jem pjesë e këtij reality show së bashku me Robertin, por kemi vendosur që të mos jemi të dy, arsyet janë të shumta. Por gjithsesi mendoj që do të jetë interesante për publikun”.
pregatiti admin www.ditari.com
Ndiq Ditari.com në Twitter, Bashkou me ne në Facebook. Qëndroni me ne në RSS





