Ditari.com » Lajme

Sot fillon Samiti i NATO-s në Çikago
Çikago, 20 maj 2012  - Vizioni i NATO-s për ballafaqim me sfidat e sigurisë më shekullin 21, do të konfirmohet në Samitin e 25-të që sot dhe nesër do të mbahet në Çikago. Zgjerimi i Aleancës nuk është në axhendë.

Në fokus së organizatës më të fuqishme ushtarako-politike do të jenë tri tema – Afganistani në periudhln e transicionit dhe më pas, kapacitetet e NATO-s për ballafaqim me sfidat e sigurisë lidhur me “mbrojtjen e mençur” të re dhe mburoja kundërraketore në Evropë, si dhe përforcimi i rrjetit të partneritetit të Aleancës nëpër botë.

Në Çikago, liderët do të kenë mundësi t’i shndërrojnë vendimet nga Samiti i Lisbonës në programe dhe nisma konkrete. Kjo do të thotë se NATO-ja duhet të vazhdojë me investimet politike, ushtarake dhe ekonomike që ta ruajë fuqinë e Aleancës, gjegjësisht duhet të mbetet e përkushtuar në parimet e veta, e gatshme t’i sigurojë kapacitett e nevojshme dhe t’i zhvillojë marrëdhëniet me partnerët. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen shfaqi bindje se në Samit do të konfirmohet solidariteti i fuqishlëm i NATO-s, madje edhe në kohërat e vështira ekonomike, Aleanca e cila është e përkushtuar, e aftë dhe e ndërlidhur.

Republika e Maqedonisë në Samitin do të prezantohet nga presidenti Gjorgje Ivanov dhe ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme Fatmir Besimi dhe Nikolla Poposki. Delegacioni i Maqedonisë në të cilin janë edhe ambasadori i misionit pranë NATO-s Martin Trenevski dhe ambasadori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Zoran Jolevski.

Në suaza të Samitit, delegacioni i Maqedonisë, do të marrë pjesë në mbledhjen e paraparë për anëtaret e NATO-s dhe vendet – pjesëmarrëse në mision ISAF në Afganistan, që do të mbahet më 21 maj. Presidenti Ivanov do të mbajë fjalim në këtë mbledhje. Ditën e njëjtë është paraparë edhe takim i ndarë në nivel ministror të Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës dhe Gjeorgjisë me vendet anëtare të NATO-s.

Është paraparë anëtarët e delegacionit të Maqedonisë të kenë një numër të madh takimesh me shtetet – anëtare të NATO-s.

Në aktivitetin intensiv diplomatik para Samitit, Republika e Maqedonisë kërkoi nga NATO-ja dhe SHBA-ja si vend lider mbështetje për anëtarësim të plotëfuqishëm në Aleancë dhe revizion të konkludimit nga Samiti i Bukureshtit në bazë të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Kryeministri Nikolla Gruevski u dërgoi letër liderëve të shteve – anëtare të NATO-s, në të cilën kërkoi që në axhendën e Samitit në Çikago të vendoset kërkesa për pranimin e Republikës së Maqedonisë, duke marrë parasysh se vendi i përmbushi kriteret për anëtarësim, ndërsa me pjesëmarrjen në misionin e Aleancës ISAF në Afganistan tregoi se mundet t’i marrë obligimet nga anëtarësimi.

Vullneti politik për pranim në Aleancë është konfirmuar edhe me Deklaratën e paradokohshme për riafirmimin e realizimit të qëllimit strategjik për anëtarësimin e Republikë së Maqedonisë në NATO  tëmiratuar në Kuvend.

Përndryshe, për momentin 182 pjesëtarë të ARM-së marrin pjesë në disa operacione paqesore jashtë kufijve të Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2002 deri në vitin 2012 gjithsej në misione jashtë Republikës së Maqedonisë kanë marrë pjesë paqëruajtës nga Maqedonia në Irak 493, në Afganistan 2.021, BeH 202 dhe pesë në Liban.

Maqedonia e filloi pjesëmarrjen në NATO operacionin e udhëhequr ISAF në gusht të vitit 2002. me dërgimin e dy oficerëve si pjesë e kontingjentit turk. Më 8 shtator, Dita e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, flamuri i Maqedonisë për herë të parë valoi në Kabul. Në vitin 2003, ARM-ja e rriti kontributin e saj në ISAF me dërgimin e një njësie nga përbërja e brigadës së dytë këmbësorike si pjesë e kontigjentit gjerman.

Në rotacionin e dytë të çetës për sigurimin e Komandës së ISAF-it, Republika e Maqedonisë e rriti prezencën nga 90 në 127 pjesëmarrës, ndërsa nga janari i vitit 2008 dërgoi edhe tre oficerë shtabor në Komandon e ISAF-it në Kabul.

Për momentin Republika e Maqedonisë merr pjesë me një çetë të mekanizuar këmbësorike. Numri i përgjithshëm i pjesëmarrlsve për momentin është 142. Deri tani Republika e Maqedonisë ka marrë pjesë gjithsej me 790 pjesëmarrës në ISAF.

Përndryshe, rreth 10.00 njerëz, në mesin e të cilëve edhe 2.000 gazetarë, kanë ardhur në Çikago për shkak të ngjarjes. Shërbimi sekret vlerëson se në qytet do të arrijnë edhe mes 10.00 dhe 100.000 demonstrantë. Për sigurimin e pjesëmarrësve të Samitit në qytet do të angazhohen 3.100 pjesëtarë të policisë në Çikago. Qendra komanduese multikomunikuese e cila do t’i monitorojë të gjitha ngjarjet në dhe rreth Samitit është vendosur në lokacion sekret jashtë Çikagos, për çfarë janë angazhuar mbi 40 agjenci, duke përfshirë edhe FBI dhe Shërbimin Sekret.

Zv.kryeministri Musa Xhaferi në Konferencën e CGDC-së në Vjenë
Vjenë, 18 maj 2012  – Në Vjenë sot përfundoi Konferenca dytë vjetore të Qendrës për Dialog dhe Bashkëpunim Global (The Center for GlobalS Dialogue and Cooperation-CGDC) ku mori pjesë edhe zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi.

Në vigjilje të kësaj konference, siç kumtoi Sektori për marrëdhënie me opinionin pranë Qeverisë së Maqedonisë, Xhaferi realizoi një takim përshëndetës me ish presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, i cili ishte prezent dhe kishte fjalim para pjesëmarësve.Gjithashtu, zëvendëskryeministri Xhaferi në kuadër të Konferencës ka realizuar disa takime dypalëshe, mes tjerash edhe me ish-gjeneralin e NATO-s, Uesli Klark, ku u bisedua për situatën në rajon dhe në Maqedoni dhe integrimi i vendit në Aleancën veri-atlantike.

Zëvendëskryeministri Xhaferi e njohu ish-gjeneralin Klark me reformat që bënë Maqedonia në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, duke përmendur edhe pjesëmarrjen në misionet paqësore të aleancës.Konstatim i përbashkët ishte se nevojitet edhe tejkalimi i pengesës së fundit, zgjidhja e çështjesë së emrit dhe Maqedonia të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.

Zëvendëskryeministri Xhaferi e ftoi Klarkun si mik i shqiptarëve që të vizitojë Maqedoninë. Vizita pritet të realizohet muajve të ardhshëm ku ish-gjenerali do të jetë mysafir i zëvendëskryeministrit ndërsa pritet që të ketë ligjeratë në një nga universitet në vendin tonë.Ndryshe, në ditën e dytë të Konferencës së dytë vjetore të Qendrës për Dialog dhe Bashkëpunim Global (The Center for GlobalS Dialogue and Cooperation-CGDC) pjesëmarësit debatuan në temë “Demokracia dhe Fuqia ekonomike”. rap.Mia

Bardhyl Mamuti letër të hapur Ali Ahmetit
ka shkruar një letër të hapur kreut të BDI-së, Ali Ahmetit pas deklarimit të tij të fundit lidhur me ngjarjet në Maqedoni, vrasjen e pesëfishtë, arrestimet dhe premtimin e tij për garanci për proces të drejtë gjyqësor.

Më poshtë vijon letra e plotë e BDSH-së:

Ju, Zoti Ahmeti, ish Komandat i Përgjithshëm i ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në të gjitha fushatat njëpasnjëshme elektorale për pushtetin maqedonas, në cilësinë e Kryetarit të BDI-së “garantove se asnjë person i pafajshëm nuk do të pësojë nga proceset gjyqësore”… Madje fjala “GARANCI” dhe motoja “NE E MBAMË FJALËN!” përbënin shtyllat e propagandës të partisë që udhëhiqni Ju!

Përkundër “garancive” që dhatë gjatë fushatave elektorale dhe ligjit për amnisti, mbi 2000 ish ushtarë të ish UÇK-së janë torturuar në hetuesinë e shtetit maqedonas, për të pranuar veprat penale të cilat nuk i kanë kryer! E Ju ishit në koalicionet e njëpasnjëshme qeveritare në Maqedoni!

Përkundër “garancive” që dhatë, qindra ish ushtarë të ish UÇK –së janë dënuar me dënime të rënda ndërsa dhjetëra të tjerë me burgim të përjetshëm! Të gjithë të akuzuar “për vepra kriminale” të cilat nuk i kanë kryer por janë detyruar përmes  torturave çnjerëzore të pranojnë fajësinë apo të ngarkojnë të tjerët për fajet që nuk i kanë bërë! E Ju ishit në koalicionet e njëpasnjëshme qeveritare në Maqedoni!

Ju, Zoti Ahmeti,  keni qenë në dijeni të plotë për të gjitha rastet! Dhe sa ishe në pushtet Ju heshtnit Zoti Ahmeti!

Përkundër fakteve dhe dëshmive të shumta për pafajësinë e të dënuarve për «Rastin Sopoti 1»

në vend të lirimit të tyre dhe mbajtjes së fjalës elektorale, gjatë bashkëqeverisjes suaj me VMRO-në u konstruktua edhe «Sopoti 2»!

Ju heshtët edhe kur Ramadan Bajrami deklaroi publikisht se dëshmitë e tij ishin konstruktuar nën tortura dhe presion të tmerrshëm!

Ju heshtët edhe kur ish ambasadori amerikan, z. Bigman deklaroi se hetimet e NATO-s kishin sjellë konkluzione se të dyshuarit ishin të pafajshëm!

Ju heshtët edhe kur ish Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, V. Buçkovski, deklaroi se shqiptarët jo vetëm në Maqedoni por në tërë rajonin e konsiderojnë NATO-n, dhe në veçanti SHBA-të si aleat të tyre dhe se prapa vendosjes së minës në fshatin Sopot mund të qëndrojnë shërbimet sekrete serbe!

Ju heshtët edhe pse e dinit se shqiptarë të pafajshëm, të torturuar barbarisht, vuajnë padrejtësisht dënimet me burg.

Ju, Zoti Ahmeti, kur jeni në pushtet heshtni! Vetëm në fushata elektorale, kur duhet të kërkohet vota e popullit Ju jeni shumë të zëshëm!

Ju ishit shumë të zëshëm edhe për Masakrën e Brodecit! Sepse nuk ishit në pushtet! Ju e dënuat dhunën e ushtruar ndaj fshatarëve të pafajshëm të fshatit Brodec dhe fushatën elektorale e artikuluat me premtimet se do t’i lironi të gjithë të burgosurit e pafajshëm shqiptarë!

Sapo erdhët në pushtet ndërruat diskursin! Ju publikisht garantuat nga pozita e Qeverisë së Maqedonisë se do të sigurohen procese të drejta gjyqësore të drejta dhe se asnjë person i pafajshëm nuk do të pësojë nga ky proces!

Asnjë shqiptar i arrestuar në fshatin Brodec nuk u lirua dhe qytetarët e arrestuar u dënuan me 190 vjet burg të rëndë! Ju heshtët dhe nuk e ngritët zërin!

Nga pozita e Qeverisë së Maqedonisë Ju garantuat se do të sigurohen procese të drejta gjyqësore të drejta dhe se asnjë person i pafajshëm nuk do të pësojë edhe në rastin e montuar gjyqësor kundër tre ish ushtarëve të ish UÇK-së, Ismail Aqemi, Bashkim Bajrami dhe njërit nga udhëheqësit e luftës, z. Harun Aliu (Komandant Kushtrimi)!

Ju heshtët kur u dënuan me burg të përjetshëm ! Ju heshtët sepse ishit pjesë e pushtetit!

Ju heshtët edhe kur Qeveria e Maqedonisë ekzekutoi në formën mafioze veprimtarët e shquar  të çështjes kombëtare Harun Aliu, Shaban Zenuni, Qemajl Fejzullahu dhe Xhafer Shala!

Ju heshtët sepse ishit pjesë e Qeverisë së Maqedonisë!

Ju, Zoti Ahmeti, heshtët edhe kur zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski arsyetoi policin maqedonas, Jakim Triunfovskin, se gjoja kishte vrarë nga pozitat e vetëmbrojtjes dy të rinj shqiptar Besnik Shehapin (26) dhe Imran Mehmedin (30) në Gostivar !

Ju heshtët edhe kur Ministria e Brendshme e qeverisë suaj, Gordana Jankullovska, deklaroi se « Deklarata e Kotevskit është nxjerrë nga konteksti dhe është interpretuar gabimisht !

Ju heshtët plot dy javëve edhe pse opinion publik shqiptar dhe më gjerë u revoltua nga aksioni i Monstrumëve të Qeverisë suaj që  terrorizoi popullsinë shqiptare dhe arrestimi i njerëzve të pafajshëm!

Revolta që shkaktoi deklarata e Ministres së Brendshme të qeverisë suaj, Gordana Jankullovska, e cila në cilësinë e hetueses, e polices që arreston, e prokurores që ngre aktakuzë dhe e gjyqtares që dënon lidhur me “ radikalistët islamik” që kanë luftuar edhe kundër NATO-s ju detyroi të prononcoheni pas dy javësh! Dhe si???

Në intervistën ekskluzive për televizionin shtetëror  MTV 2, Ju, Zoti Ahmeti, deklaruat se “ishit informuar nga partnerët e koalicionit se deklarata e Jankullovskës ishte nxjerrë nga konteksti…! dhe garantuat se asnjë i pafajshëm nuk do të pësojë në këtë proces gjyqësor ”

Deklarata Juaj për shfajësimin e Jankullovskës është neveritëse! Por ajo që është e rrezikshme në deklaratën tuaj lidhet me përgatitjen e terrenit që shqiptarët të cilët do të dënohen në këtë proces të montuar gjyqësor të pranohen nga opinioni publik si «fajtor»!

Zoti Ahmeti! Ju e dini fare mirë se përkundër faktit që Maqedonia ka nënshkruar dhe ratifikuar  me 12 dhjetor 1994 «Konventën kundër torturës, veprimeve dhe dënimeve mizore, trajtimeve çnjerëzore dhe poshtëruese» realiteti dëshmon të kundërtën: shqiptarët rrihen, poshtërohen, çnjerëzohen, maltretohen, torturohen, dënohen, vriten dhe masakrohen me bekimin e autoriteteve politike të Shkupit!

Zoti Ahmeti! Ju e dini fare mirë se edhe në këto momente kur lexoni këtë letër të hapur hetuesia e Qeverisë së Maqedonisë torturon shqiptarët për t’i detyruar të pranojnë veprat që nuk i kanë bërë!

Opinionit publik shqiptar i kujtohet fare mirë kur në Emisionin «Rruga Drejtë» të TV Alsat-M deklaruat se “ Ja kemi dhënë fjalën Nikolla Gruevskit se nuk do t’i hapim këto çështje dhe ne nuk mund të bëhemi të pafytyrë me te!”

Po, Zoti Ahmeti! Këtu e keni dëshmuar veten! Je e mbani fjalën dhe nuk jeni të pafytyrë me ata që shtypin shqiptarët! Po me çfarë fytyre do të dilni të kërkoni edhe një herë mandatit e popullit shqiptar!

Zoti Ahmeti! Është momenti i fundit që të lëshoni Qeverinë antishqiptare të Maqedonisë dhe të bashkohemi të gjithë përreth një platforme të mirëfilltë për realizimin e të drejtave legjitime të shqiptarëve në Maqedoni! Të bashkohemi siç kërkuan ish-kongresmeni amerikan Joseph DioGuardi Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane,  Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe të gjitha shoqatat shqiptare në shtetet e demokracive perëndimore!

Vetëm një bashkim i përgjithshëm rreth një platforme unike do të hapte perspektivën për përfundimin e dhunës dhe heqjen e diskriminimit racial që regjimi terrorist i Maqedonisë ushtron ndaj shqiptarëve! (INA)

Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup
Dy persona janë plagosur mbrëmë në Shkup me armë zjarri, duke i shpëtuar një tentimi për vrasje.  Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase të plagosurit janë Daniel A, 24 vjeç dhe Bojan J. nga Shkupi, të cilët janë sulmuar me armë zjarri nga Miroslav M. i njohur me dosje kriminale.  Sipas policisë, dy të plagosurit me plagët e rënda kanë mbërritur në stacionin policor Gjorçe Petrov, ku edhe kanë informuar për ngjarjen.

Ata menjëherë janë dërguar në Qendrën Klinike të Shkupit ku janë konstatuar plagë nga arma e zjarrit në krahëror dhe këmbë. Organet e rendit mbrëmë nuk kanë kumtuar motivet e këtij tentimi për vrasje. raporton Ina

Pas Nanos Arvizu takim-darkë me Ramën !
Numri një i selisë rozë Edi Rama dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, të shoqëruara dhe nga bashkëshortet e tyre kanë darkuar mbrëmjen e sotme në një nga restorantet e Tiranës. E ndërsa prania e bashkëshorteve le të kuptohet se ky takim ka qenë në kuadrin miqësor, nuk bien dyshimet që në darkën e tyre të kenë diskutuar edhe rreth situatës së politike të ditëve të fundit.

Takime – darka të tilla janë thuajse traditë muajt e fundit për ambasadorin amerikan në Tiranë, i cili të njëjtën gjë bëri pak javë më parë me kandidatin e vetëshpallur për president, Fatos Nano dhe bashkëshorten e tij.

Gjatë ditës së sotme opozita dhe maxhoranca kanë shkëmbyer akuza në distance, lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, ku Rama i kërkoi edhe njëherë kryeministrit që të mos bënte shurdhin ndaj deklaratave të ndërkombëtarëve për një president konsensual.

Ndërsa Partia Demokratike u kundërpërgjigj duke e akuzuar se po tenton te bllokoje parlamentin, për të bllokuar dhe marrje e statusit kandidat.lajmep

Protestë për zhdëmtimin e të persekutuarëve politik shqiptarë në IRJM
në Maqedoni kanë paralajmëruar protestë para Qeverisë me kërkesat për zhdëmtimin e ish të burgosurëve dhe të dëmtuarëve politik shqiptarë gjatë regjimit të kaluar.

Propozimi për protestën ka pasuar sot pas një debati të organizuar lidhur me Projekt- Ligjin për zhdëmtimin e ish të burgosurëve dhe të dëmtuarëve shqiptarë, me ç`rast më 7 qershor është caktuar mbajtja e protestës para Qeverisë së Maqedonisë.

“Kjo protestë paqësore me vlera evropiane, ku në mënyrë intelektuale dhe paqedashëse të ngritet zëri për këtë padrejtësi shekullore. Njëkohësisht, prej periudhës 1 deri më 7 qershor, ftohen të gjithë qytetarët dhe familjarët e persekutuar, që të paraqesin aktpadi penale kundër shtetit pranë gjyqeve ku janë dënuar”, theksuan pjesëmarrësit e debatit.

Kryetari i SHHSHM-së, Skender Asani, shprehu përkrahjen ndaj kërkesave legjitime të SHBDPSHM-së, të cilat duhet sa më parë që të hyjnë në procedurë parlamentare dhe të zhdëmtohen në mënyrë adekuate të gjithë të dëmtuarit shqiptarë nga ish regjimi komunist. Sipas Asanit, vetëm me sjelljen e një ligji korrekt, do të mund që në njëfarë forme të korrigjohen gabimet historike të së kaluarës.

Halide Palloshi, ish-e diferencuar politike, tha se politika shqiptare në Maqedoni, urgjentisht duhet të angazhohet për sjelljen e një ligji të tillë për zhdëmtim, deri një gjë të tillë e kanë bërë shumë shtete të botës demokratike.

Kryetari i SHBDPSHM-së, Shpëtim Pollozhani, theksoi se që nga viti 2005 kanë nisur fushatën për sjelljen e një ligji të tillë, por tani është koha e fundit që propozim-ligji aktual i partisë shqiptare në pushtet BDI, të harmonizohet edhe me kërkesat e shoqatës dhe të miratohet sa më shpejtë në parlament. Pollozhani tha se në propozimin e shoqatës kërkohet që të përfshihet periudha 1944-1991, ku llogaritet se janë persekutuar në forma të ndryshme afër 24.000 shqiptarë të Maqedonisë, e që nëse shihet me hollësi del se gati asnjë familje shqiptare nuk ka shpëtuar pa pasur të persekutuar.

Arben Sulejmani në emër të SHHSHM-së, tha se duhet një konsensus  i përgjithshëm që ky ligj të miratohet sa më shpejtë dhe të përfshihen të gjitha kategoritë e të dëmtuarve.

Kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta, tha se një kategori e gjerë e të dënuarve dhe të persekutuarve janë  edhe në mesin e arsimtarëve shqiptarë që nga vitet e 90-ta.

Etem Xheladini, kryetar i SHASH-it për Kumanovë-Likovë, tha se vetëm në rajonin e Kumanovës e Likovës  ka pasur rreth 1200 të persekutuar dhe mbi 300 të burgosur.

Historiani Qerim Lita, zëvendësdrejtor i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë, përmes dokumenteve të shumta prezantoi ekzekutimet, burgosjet dhe torturimet e shqiptarëve që nga nëntori i vitit 1944, e deri në vitet e demokracisë. Periudha 45 vjeçare komuniste ishte periudha më e errët për shqiptarët, ndërsa tani është koha e fundit që të jetë prioritet mbi prioritetet realizimi i këtyre të drejtave.

Edhe ekspertët juridik Nazmi Maliqi dhe Osman Kadriu, theksuan se ka disa modalitete ligjore që kjo padrejtësi e kahershme tani të korrigjohet, meqë shumica e kësaj kategorie të maqedonasve e kanë zgjidhur këtë çështje, por ka mbetur problemi i shqiptarëve. Kadriu tha se shumica e këtyre gjykimeve ishin të natyrave politike, andaj për zgjidhjen e problemit duhet edhe një diskonim politik.raporton Ina

NATO: Shqiptarët 40 për qind në Maqedoni
“Pjesa perëndimore e vendit ku jetojnë shumica e shqiptarëve etnik është pjesa më e populluar me përafërsisht 40 për qind të popullsisë në tërësi”, thuhet faqen zyrtare të Samitit të Chikagos.

Në ueb faqe zyrtare të Samitit të NATO-s i cili do të mbahet në Chicago të SHBA-ve në profilin ku flitet për IRJM-në theksohet se, që nga regjistrimi i fundit i mbajtur në vitin 2002 është trefishuar numri i shqiptarëve në këtë shtet, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, popullsia e IRJM-së është rritur në mënyrë konstante, rritja më e madhe ka ndodhur tek Komuniteti Etnik Shqiptar. Nga vitit 1953 me kalimin e kohës nga censusi më i fundit zyrtar i mbajtur në vitin 2002 , përqindja e shqiptarëve të cilët jetojnë në këtë shtet është rritur trefish. Pjesa perëndimore e vendit ku jetojnë shumica e shqiptarëve etnik është pjesa më e populluar me përafërsishtë 40 për qind të popullsisë në tërësi”, thuhet në ueb faqen zyrtare të Samitit të Chikagos. (INA)

U përurua Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë
Sot në Prizren u përurua Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Në ceremoninë e organizuar ishin të pranishëm presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe krerët e qeverive të dy vendeve, Hashim Thaçi e Sali Berisha…. Kryeministri Thaçi tha se kjo është një ditë historike për kombin shqiptar, ndërsa Berisha e cilësoi abetaren si kryevepër të dijes që i dhurohet kombit shqiptar.

Duke e vlerësuar si një moment historik, Abetaren gjithëkombëtare kryeministri Berisha e quajti margaritar të Njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe një moment domethënës për gjithë kombin, në rrethana kur Kosova është e pavarur.

Më 24 prill ishte përzgjedhur teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Teksti ka katër autorë, dy nga Shqipëria, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj si dhe dy nga Kosova, Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu. Ndërsa grafika është realizuar nga Lorenc Buzi. Përzgjedhja është bërë nga komisioni vlerësues me përfaqësues të dy vendeve. Në garë ishin 13 Shtëpi Botuese, nga të cilat fituese është shpallur Shtëpia Botuese “Pegi” dhe shoqëria “Dukagjini”.

PD: Rama po kërcënon shqiptarët me bojkotin e parlamentit
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kreut të Partisë Socialiste Edi Rama se kryeministri po bën shurdhin lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit.  Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e PD-së ka theksuar se kreu i PS-së Rama po kërcënon shqiptarët se, ai do të rikthehet tek politika e bllokimit nëpërmjet bojkotit të parlamentit në procesin e zgjedhjes së Presidentit.

“Zoti Rama në një seri deklaratash ultimative shprehet se ai do të bojkotojë parlamentin për të bllokuar sërisht siç bëri dy vjet me rradhë procesin e integrimit pasi ai nuk pranon kandidaturë për president nga Partia Demokratike, nuk pranon rekomandimet e ODHIR për procesin e votimit dhe kërkon që kryetarin e KQZ-së ta përzgjedhë me Ombudsmenin e tij” thekson PD-ja.  Më tej në deklaratën e saj, Partia Demokratike thekson se vlerëson angazhimin e opozitës në reformën zgjedhore dhe votimin në Parlament të kodeve dhe ligjeve, që prej dy vitesh, mbaheshin peng politik në Parlament dhe nuk votoheshin nga opozita, vetëm e vetëm, për të bllokuar statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.

“Partia Demokratike i deklaron edhe një herë z. Rama se ajo mbetet e vendosur dhe e hapur të bashkëpunojë në parlament me opozitën për zbatimin e rekomandimeve të ODHIR per zgjedhjet, si dhe është e gatshme të nisë në afatin kushtetues negociatat per zgjedhjen e Kreut të shtetit në respekt të plotë të frymës dhe gërmës se ligjit themelor të vendit” ka theksuar zëdhënësja e PD-së.

Ajo ka shtuar se PD-ja nuk pranon asnjë ultimatum dhe aq më tepër deklaratat e zotit Rama se ai nuk do të pranojë kandidat për president nga Partia Demokratike sepse në logjikë dhe mëndësinë e bllokmenëve të rinjë, demokratët janë armiqë të sojit të tyre.

Mario Borghezio gjatë një interviste në radion Radio24 ka fyer shqiptarët
Eurodeputeti italian, Mario Borghezio gjatë një interviste në radion Radio24 ka fyer shqiptarët duke ngjallur njëkohësisht reagime të shumta. Në programin “La Zanzara”i Giuseppe Cruciani, të datës 12 maj, ai shpreht se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, nëse i heq banorët.

Eurodeputeti i cili jo pak herë ka shprehur mendimet e tij raciste na konsideron si vend i botës së tretë ku gratë punojnë shumë ndërsa burrat rrinë kot, “Non fanno un cazzo” sipas tij.

Duke marrë shkas nga diplomimi i Renzo Bossi-t në Shqipëri dhe i nxitur nga drejtuesi i emisionit, Giuseppe Cruciani, që e nis bisedën me Borghezion duke i kujtuar ironinë e publikut me batutën e famshme të Legës të kthyer në “Lega tiene … Durazzo” pas diplomës shqiptare të Troftës, Borghezio shpërthen duke u shprehur: “Nuk është e vërtetë, lajmi u përgënjeshtrua. Asnjë prej nesh nuk frekuenton Shqipërinë, që po t’i heqësh banorët është një vend i mrekullueshëm. Mbi shqiptarët secili ka mendimin e vet, unë kam një mendim timin….Ato pak herë që kam qenë në Shqipëri sipërmarrësit italianë atje më kanë thënë se ishin shumë të kënaqur nga gratë shqiptare që punojnë shumë, ndërsa burrat nuk bëjnë asgjë, rrinë gjithë ditën në kafene duke pirë nargjile, janë kushërinj të afërt të arabëve… Po të shkosh në Tiranë do shohësh që gratë punojnë rëndshëm ndërsa burrat “Non fanno un cazzo”.

Nga studio një i ftuar tjetër thotë “Bossi edhe mund të përgënjeshtrojë por fakti është që ajo diplomë ekziston, që dekani i universitetit thotë se ia kanë lëshuar Renzos?”

Por Borghezio merr flakë: “E kush e thotë dekani i një universiteti në Tiranë? Shqipëria ka qenë edhe koloni e Serenissimas, por sot është ajo që është, ka administratën që ka. Nuk them ta fshijmë nga faqja e dheut, është një vend i botës së tretë që duhet ndihmuar…Shqipëria nuk bën pjesë në komunitetin europian, ndonjëri dëshiron t’i fusë, por ne jo! Fatmirësisht shqiptarët nuk vijnë më në Itali, kanë kuptuar që janë më mirë atje ku janë, se te ne me qeverinë Monti. E sidoqoftë “nuk thashë asnjëherë që shqiptarët janë k*** kandari”.