Ditari.com » Lajme nga Bota

Sot fillon Samiti i NATO-s në Çikago
Çikago, 20 maj 2012  - Vizioni i NATO-s për ballafaqim me sfidat e sigurisë më shekullin 21, do të konfirmohet në Samitin e 25-të që sot dhe nesër do të mbahet në Çikago. Zgjerimi i Aleancës nuk është në axhendë.

Në fokus së organizatës më të fuqishme ushtarako-politike do të jenë tri tema – Afganistani në periudhln e transicionit dhe më pas, kapacitetet e NATO-s për ballafaqim me sfidat e sigurisë lidhur me “mbrojtjen e mençur” të re dhe mburoja kundërraketore në Evropë, si dhe përforcimi i rrjetit të partneritetit të Aleancës nëpër botë.

Në Çikago, liderët do të kenë mundësi t’i shndërrojnë vendimet nga Samiti i Lisbonës në programe dhe nisma konkrete. Kjo do të thotë se NATO-ja duhet të vazhdojë me investimet politike, ushtarake dhe ekonomike që ta ruajë fuqinë e Aleancës, gjegjësisht duhet të mbetet e përkushtuar në parimet e veta, e gatshme t’i sigurojë kapacitett e nevojshme dhe t’i zhvillojë marrëdhëniet me partnerët. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen shfaqi bindje se në Samit do të konfirmohet solidariteti i fuqishlëm i NATO-s, madje edhe në kohërat e vështira ekonomike, Aleanca e cila është e përkushtuar, e aftë dhe e ndërlidhur.

Republika e Maqedonisë në Samitin do të prezantohet nga presidenti Gjorgje Ivanov dhe ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme Fatmir Besimi dhe Nikolla Poposki. Delegacioni i Maqedonisë në të cilin janë edhe ambasadori i misionit pranë NATO-s Martin Trenevski dhe ambasadori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Zoran Jolevski.

Në suaza të Samitit, delegacioni i Maqedonisë, do të marrë pjesë në mbledhjen e paraparë për anëtaret e NATO-s dhe vendet – pjesëmarrëse në mision ISAF në Afganistan, që do të mbahet më 21 maj. Presidenti Ivanov do të mbajë fjalim në këtë mbledhje. Ditën e njëjtë është paraparë edhe takim i ndarë në nivel ministror të Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës dhe Gjeorgjisë me vendet anëtare të NATO-s.

Është paraparë anëtarët e delegacionit të Maqedonisë të kenë një numër të madh takimesh me shtetet – anëtare të NATO-s.

Në aktivitetin intensiv diplomatik para Samitit, Republika e Maqedonisë kërkoi nga NATO-ja dhe SHBA-ja si vend lider mbështetje për anëtarësim të plotëfuqishëm në Aleancë dhe revizion të konkludimit nga Samiti i Bukureshtit në bazë të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Kryeministri Nikolla Gruevski u dërgoi letër liderëve të shteve – anëtare të NATO-s, në të cilën kërkoi që në axhendën e Samitit në Çikago të vendoset kërkesa për pranimin e Republikës së Maqedonisë, duke marrë parasysh se vendi i përmbushi kriteret për anëtarësim, ndërsa me pjesëmarrjen në misionin e Aleancës ISAF në Afganistan tregoi se mundet t’i marrë obligimet nga anëtarësimi.

Vullneti politik për pranim në Aleancë është konfirmuar edhe me Deklaratën e paradokohshme për riafirmimin e realizimit të qëllimit strategjik për anëtarësimin e Republikë së Maqedonisë në NATO  tëmiratuar në Kuvend.

Përndryshe, për momentin 182 pjesëtarë të ARM-së marrin pjesë në disa operacione paqesore jashtë kufijve të Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2002 deri në vitin 2012 gjithsej në misione jashtë Republikës së Maqedonisë kanë marrë pjesë paqëruajtës nga Maqedonia në Irak 493, në Afganistan 2.021, BeH 202 dhe pesë në Liban.

Maqedonia e filloi pjesëmarrjen në NATO operacionin e udhëhequr ISAF në gusht të vitit 2002. me dërgimin e dy oficerëve si pjesë e kontingjentit turk. Më 8 shtator, Dita e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, flamuri i Maqedonisë për herë të parë valoi në Kabul. Në vitin 2003, ARM-ja e rriti kontributin e saj në ISAF me dërgimin e një njësie nga përbërja e brigadës së dytë këmbësorike si pjesë e kontigjentit gjerman.

Në rotacionin e dytë të çetës për sigurimin e Komandës së ISAF-it, Republika e Maqedonisë e rriti prezencën nga 90 në 127 pjesëmarrës, ndërsa nga janari i vitit 2008 dërgoi edhe tre oficerë shtabor në Komandon e ISAF-it në Kabul.

Për momentin Republika e Maqedonisë merr pjesë me një çetë të mekanizuar këmbësorike. Numri i përgjithshëm i pjesëmarrlsve për momentin është 142. Deri tani Republika e Maqedonisë ka marrë pjesë gjithsej me 790 pjesëmarrës në ISAF.

Përndryshe, rreth 10.00 njerëz, në mesin e të cilëve edhe 2.000 gazetarë, kanë ardhur në Çikago për shkak të ngjarjes. Shërbimi sekret vlerëson se në qytet do të arrijnë edhe mes 10.00 dhe 100.000 demonstrantë. Për sigurimin e pjesëmarrësve të Samitit në qytet do të angazhohen 3.100 pjesëtarë të policisë në Çikago. Qendra komanduese multikomunikuese e cila do t’i monitorojë të gjitha ngjarjet në dhe rreth Samitit është vendosur në lokacion sekret jashtë Çikagos, për çfarë janë angazhuar mbi 40 agjenci, duke përfshirë edhe FBI dhe Shërbimin Sekret.

Mario Borghezio gjatë një interviste në radion Radio24 ka fyer shqiptarët
Eurodeputeti italian, Mario Borghezio gjatë një interviste në radion Radio24 ka fyer shqiptarët duke ngjallur njëkohësisht reagime të shumta. Në programin “La Zanzara”i Giuseppe Cruciani, të datës 12 maj, ai shpreht se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, nëse i heq banorët.

Eurodeputeti i cili jo pak herë ka shprehur mendimet e tij raciste na konsideron si vend i botës së tretë ku gratë punojnë shumë ndërsa burrat rrinë kot, “Non fanno un cazzo” sipas tij.

Duke marrë shkas nga diplomimi i Renzo Bossi-t në Shqipëri dhe i nxitur nga drejtuesi i emisionit, Giuseppe Cruciani, që e nis bisedën me Borghezion duke i kujtuar ironinë e publikut me batutën e famshme të Legës të kthyer në “Lega tiene … Durazzo” pas diplomës shqiptare të Troftës, Borghezio shpërthen duke u shprehur: “Nuk është e vërtetë, lajmi u përgënjeshtrua. Asnjë prej nesh nuk frekuenton Shqipërinë, që po t’i heqësh banorët është një vend i mrekullueshëm. Mbi shqiptarët secili ka mendimin e vet, unë kam një mendim timin….Ato pak herë që kam qenë në Shqipëri sipërmarrësit italianë atje më kanë thënë se ishin shumë të kënaqur nga gratë shqiptare që punojnë shumë, ndërsa burrat nuk bëjnë asgjë, rrinë gjithë ditën në kafene duke pirë nargjile, janë kushërinj të afërt të arabëve… Po të shkosh në Tiranë do shohësh që gratë punojnë rëndshëm ndërsa burrat “Non fanno un cazzo”.

Nga studio një i ftuar tjetër thotë “Bossi edhe mund të përgënjeshtrojë por fakti është që ajo diplomë ekziston, që dekani i universitetit thotë se ia kanë lëshuar Renzos?”

Por Borghezio merr flakë: “E kush e thotë dekani i një universiteti në Tiranë? Shqipëria ka qenë edhe koloni e Serenissimas, por sot është ajo që është, ka administratën që ka. Nuk them ta fshijmë nga faqja e dheut, është një vend i botës së tretë që duhet ndihmuar…Shqipëria nuk bën pjesë në komunitetin europian, ndonjëri dëshiron t’i fusë, por ne jo! Fatmirësisht shqiptarët nuk vijnë më në Itali, kanë kuptuar që janë më mirë atje ku janë, se te ne me qeverinë Monti. E sidoqoftë “nuk thashë asnjëherë që shqiptarët janë k*** kandari”.

Tv Koha, intervistë me kryetarin e LQSHA Joseph Dioguardi
Ish Senatori Amerikan dhe kryetari i Ligës qytetare shqiptaro-Amerikane Joseph Dioguardi, në një intervistë të dhënë për Televizioni Koha në Tetovë thotë se nëse shqiptarët duan të jenë të mençur, duhet ta shohin historinë, që të shohin se si popujt tjetër që kanë qenë të shtypur, ia kanë arritur qëllimit të tyre.

“Por kjo duhet bërë pa dhunë. Dhe nuk duhet feja të bëhet problem. Problemi është tek të drejtat e njeriut. Dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni shkilen për çdo ditë – të drejtat e tyre njerëzore, qytetare, politike, ekonomike shkilen për çdo ditë nga qeveria maqedonase dhe partia shqiptare që është pjesë e kësaj qeverie. Mendimi im është se qeveria sllave e Maqedonisë është treguar shumë e mençur në këtë rast, duke i nxitur në njëfarë mënyre fundamentalistët islamikë, që unë nuk e di se kush janë, bile mund të mos jenë edhe shqiptarë që të futen në këto demonstrata, që të duket sikur shqiptarët nuk kanë legjitimet, si grup demokratik dhe si një pakicë shumë, shumë e madhe në Maqedoni, pa të drejtën e tyre. Duhet ta luftojmë këtë gjë, duke e thënë të vërtetën. E vërteta është se ka pothuajse 40 përqind ndoshta 35 përqind shqiptarë, në fakt nuk e dijmë se sa janë për shkak se regjistrimi asnjëherë nuk është mbikëqyrur nga autoritet përkatëse ndërkombëtare, kështu që nuk e dijmë saktë se sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni. Po edhe sikur të jenë një e treta, 33 përqind shihni se sa shqiptarë janë të punësuar në institucionet shtetërore, më pak se 10 përqind. Kur unë isha atje, në vitin 1992, kishte më pak se 2 përqind të punësuar.Njerëzit duhet të besojnë në Zot ashtu siç dëshirojnë, por tani feja islame shfrytëzohet kundër shqiptarëve, për shkak të veprave mizore të vehabistëve nga Arabia Saudite, që erdhën këtu për t’i sulmuar kullat binjake më 11 shtator 2001.” deklaroi kryetari i LQSHA.

Ai thotë se Marrëveshja e Ohërit nuk është implementuar.

“Pra e dijmë se Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar dhe duket sikur sllavo maqedonasit nuk e kanë ndërmend ta implementojnë atë. Ata duan t’i largojnë shqiptarët prej trojeve të tyre, ashtu siç u përpoq Millosheviqi në Kosovë. Ata e dijnë se nuk do ta kenë një mundësi të tillë, sepse shqiptarët nuk do t’i lënë trojet e tyre, prandaj do të përpiqen t’i asimilojnë ata”, thotë Dioguardi në intervistën e tij të dhënë për televizionin lokal Tv KOHA në Tetovë.

Ai thotë se shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm se kjo është një truk që përdoret nga të gjithë sllavët dhe grekët, me kishat e tyre ortodokse, që t’i bëjnë muslimanët të duken si tradhëtarë dhe fundamentalistë që punojnë kundër demokracisë. Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni duhet të protestojnë me simbolet e tyre kombëtare.

” Pra, është me rëndësi për shqiptarët që të dalin në rrugë me flamuj kombëtarë, me flamurin e SHBA-ve, dhe duhet të brohorisin, ashtu siç bënë në Kosovë, USA, USA, USA, dhe duhet ta mbajnë simbolin kombëtar, kësulën e bardhë. Pse jo. Le ta dijnë njerëzit se ata janë shqiptarë, e jo vehabistë nga Arabia Saudite. Poashtu nuk duhet të ketë dhunë. Mos harroni se si Martin Luter Kingu i fitoi të drejat për afro-amerikanët në SHBA, duke filluar në vitin 1955, me të drejtën e votimit. E bëri këtë pa dhunë. Nëse ata duan t’ju rrahin, leni t’ju rrahin. Mos ua ktheni, për shkak se pastaj këtë gjë do ta përdorin kundër jush. Ata kanë ushtrinë, shtetin ndërsa shqiptarët nuk i kanë këto. Disa njerëz do të vuajnë, por kjo duhet të bëhet duke mos përdorur aspak dhunë”, thotë ish sentarori amerikan Dioguardi, njëri prej lobistëve më të mëdhenj të çështjes shqiptare në SHBA.

Ai në këtë intervistë ka akuzuar edhe politikanët shqiptarë të maqedonisë se bëjnë shumë kompromise me qeverinë.Intervistën e plotë do të mund ta ndiqni pas përfundimit të edicionit të lajmeve të orës 21.00

Loading
NextPrevious

Picture 1 of 6

ATHINE -Përfundoi pas rreth 50 minutash takimi i lidereve politik
takimi që presidenti i Greqisë Karolos Papulias zhvilloi në mbrëmje me liderët politikë Samaras, Venizelos dhe Kuvelis, ku mungonte lideri i SYRIZA, Aleksis Cipras.

Pas takimit nuk u bë asnjë deklaratë, por Venizelos iu tha gazetarëve se “tema nuk është mbyllur”. Ndërkaq njoftohet se një takim i ri i liderëve politikë, me përjashtim të kreut të Agimit të Artë, do të zhvillohet nesër në ora 14:00.  Aleksis Cipras, që nuk mori pjesë në takim, duke thënë se nuk do të bashkohet me ndonjë koalicion duke e bërë shkurtime të mëtejshme.  Kuvelis ka këmbëngulur në qëndrimin e tij se nuk do të marrë pjesë në një qeveri pa SYRIZA, ndërsa presidenti Papulias ka sugjeruar krijimin e një qeverie me personalitete, qe te kene mbeshtetjen e palëve.

Fakti që takimi i sotëm nuk zgjati as një orë, e shton ankthin dhe pasigurinë për krijimin e një qeverie. Vendi gjendet i varur në një fije, e cila sa vjen e dobësohet nga dështimi i lëvizjeve politike dhe zvogëlimi i shpresave. Dështimi do të thotë zgjedhje të reja,të cilat, sipas sondazheve,mund të sjellin një qeveri, që mund të shkaktojë falimentimin dhe largimin e Greqisë nga euro, pasi SYRIZA që mund të dalë forcë e parë, kundërshton me forcë uljen e mëtejshme të shpenzimeve dhe kërkon të anulojë paketën e shpëtimit.

Shqetësim i madh ndihet edhe ne Bruksel, ku ministrat e Financave të BE diskutojnë sonte krizën greke. Eurogrupi i bën presion Greqise të respektojë marrëveshjen duke e kercenuar me prerje te fondeve, ndërkohe që burime nga nga KE dhe FMN lënë të hapur mundësinë e rinegociimit të disa pjesëve të Memorandumit, për të parandaluar fundosjen e vendit në recesion të thellë.

Shokuese, nëna rreh barbarisht beben 8-muajshe (VIDEO)
Një nënë malajziane është arrestuar nga policia vendase, pasi rrihte dhe masakronte në mënyrë barbare foshnjen e saj 8 muajshe. Ngjarja ka ndodhur në Petaling Jaya dhe u publikua si rast, kur një mikesh e gruas filmoi me aparatin e saj celularë torturat që i bëheshin fëmijës dhe më pas e postoi në Youtube.

Pas postimit të videos ka patur reagime të ashpëra nga opinioni publik si dhe mijëra komente negative për nënën e bebes.

Videoja është katër minuta e gjatë dhe në të shihet qartë se si foshnja rrihet egërsisht nga nëna dhe askush nuk e mbron, as dhe gruaja që xhiron dhe ha patatina qetësisht. Dhuna në këto pamje është e tmerrshme, bebes i përplaset koka mbi krevat, i vihen duart në fyt disa herë dhe për disa sekonda bebja nuk ndjehet, derisa nëna ia lëshon fytin sërish dhe e qara e foshnjes vazhdon, ndërsa e vogla i afrohej në gjunjët e nënës të gjente mbrojtje por fatkeqësisht rrihej sërish.

Sipas shefit të policisë, Arjunaidi Mohamed, nëna 18 vjeçare, emri të cilës nuk bëhet publike, është arrestuar dhe po vuan dënimin në burg. Ndërsa bebja i është dhënë në kujdestari të përkohshme një familjeje dhe mësohet se është shumë mirë me shëndet, përveç shënjave që ende i kanë ngelur në trup e kokë. <object width="640" height="400"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/aARVaR1WY-0?fs=1&hl=en_US"></param><param name="allowFullScreen" value="true"></param><param name="allowscriptaccess" value="always"></param><embed src="http://www.youtube.com/v/aARVaR1WY-0?fs=1&hl=en_US" type="application/x-shockwave-flash" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" width="640" height="400"></embed></object>

Rrugëve me kallashnikov, askush nuk e ndalon
Rrugëve të Moskës me një kallashnikov e askush nuk e ndalon. Fatmirësisht gjithçka ishte një eksperiment, e nëse nuk do të ishte i tillë atëherë kush e di se ç’mund të ndodhte.

Siç informon agjencia e lajmeve noa, një djalë i ri Pavel Tarasov i pajisur me arsenal armësh dhe kallashnikov me vete lëvizi lirisht rrugëve të Moskës në Rusi për të provuar realisht se sa pak të sigurta janë rrugët e kryeqytetit. Por edhe pse kishte e vete një mitraloz Ak-47 asnjë polic nuk e ndali dhe askush nuk njoftoi policinë.

Vdes në fushë futbollisti 15 vjeçar
Bota e futbollit është shokuar edhe me një rast të radhës me vdekjen e një futbollisti në fushën e lojës. Ngjarja tragjike ndodhi në Spanjë në një skuadër pak të njohur spanjolle e quajtur San Lorenze Cadete.Futbollisti 15 vjeçar Mario Garcia, është rrëzuar në fushë nga një atak kardiak dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore nuk arriti të mbijetonte.Ky është rasti i radhës në muajtë e fundit që futbolistët vdesin në fushën e lojës e që në shumicën e rasteve sulmi në zemër është arsyeja e vdekjes. raporton Kohasporti

Francois Hollande, Presidenti i ri i Francës
Socialisti, Francois Hollande do të jetë Presidenti i ri i Francës, sipas rezultateve të para të votimeve.

Ai mori rreth 52 për qind të votave të balotazhit të së dielës, sipas parashikimeve në bazë të rezultateve të pjesshme, kundrejt 48 për qind të kandidatit të qendrës së djathtë, presidentit në detyrë, Nicolas Sarkozi. Hollande do të jetë presidenti i parë socialist që nga viti 1995, në Francë.

Analistët thonë se vota do të ketë implikime të gjerë për të gjithë eurozonën. Hollande ka premtuar të rishikojë marrëveshjen e borxhit të qeverisë me vendet anëtare.

Qendrat e votimit u mbyllën në orën 20:00, ndërsa rezultatet e para treguan se ku kishte shkuar vota e francezve.

Mbështetës të shumtë të Hollande dolën për të festuar në “Place de la Bastille” në Paris, një pikë tradicionale për të majtën franceze kjo.

Është vetëm hera e dytë që një president në detyrë nuk arrin të fitojë rizgjedhjen që nga fillimi i Republikës së pestë franceze në vitin 1958. Hera e fundit ishte Valery Giscard d’Estaing, i cili u mund në vitin 1981 nga socialisti Francois Mitterrand, që mori dy mandate në detyrë, deri në vitin 1995. Presidenti i ri pritet të emërohet gjatë këtij muaji, ndërsa zgjedhjet parlamentare do të mbahen në qershor. Video nga mediumet e frances te pregatitura me ndodhit e sodit dhe festat e simpatizanteve te  Francois Hollande per me shume shikojeni videon e pregatitur nga stafi i Ditarit <object width="640" height="400"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/bF39dUOc7Dc?fs=1&hl=en_US"></param><param name="allowFullScreen" value="true"></param><param name="allowscriptaccess" value="always"></param><embed src="http://www.youtube.com/v/bF39dUOc7Dc?fs=1&hl=en_US" type="application/x-shockwave-flash" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" width="640" height="400"></embed></object>

Shqiptarja që rrëmbeu “Çelësin e Diturisë”, në Rusi
Anila Çuli

“Kljuç znaniy” (Çelësi i Diturisë), është një nga titujt më të lartë që jo kushdo arrin ta fitojë në “Voronezh State University”, në një nga Universitet më prestigjioze të Rusisë. Vetëm pak kohë më parë ky titull i është dhuruar shqiptares simpatike, Rediana Çuraj e cila pasi ka mbaruar studimet me rezultate maksimale, në këtë universitet ka mundur të marrë një titull të tillë. “Ishte një titull i cili jepej në ceremoninë e diplomimit për studentët e huaj të cilët vinin nga vende të ndryshme si, Amerikës, Afrikës, Evropës, Kinës etj. U ndjeva shumë e vlerësuar dhe mbi të gjitha krenare që një çmim i tillë i dorëzohej një studenteje shqiptare”, pohon Rediana e cila duket sikur e ka parasysh atë moment.

Këtë “çelës” ajo ia dhuroi më pas një tjetër studenti të vitit të parë nga Afrika, si simbol i përcjelljes së diturisë nga një brez më i vjetër tek një brez më i ri.

Ish- studentja e rritur në Tepelenë dhe diplomuar me rezultate të shkëlqyera pohon, se zgjedhje e Rusisë si vend për të vazhduar studimet ka qenë një rastësi. “Në lidhje me konkursin për studime në Rusi e mora vesh nga një miku im, i cili kishte lexuar një njoftim të shpallur nga Ministria e Arsimit në gazetë. Unë, ende pa mbaruar gjimnazin aplikova dhe fitova”. Gjatë asaj periudhe kemi qenë shumë pak studentë që përfaqësonim Shqipërinë në këtë Universitet”, tregon Rediana e cila ka vijuar të mbajë të njëjtin ritëm studimi edhe gjatë viteve në universitet ku studioi për “Marrëdhënie me Publikun dhe Reklamë”.

Rediana tregon se nuk e pati aspak të vështirë për të mësuar gjuhën ruse, pasi njohja e gjuhëve të huaja dhe kulturave të vendeve të ndryshme janë pasioni i saj. Prandaj asaj iu deshën vetëm tre muaj për të mësuar rusishten. Gjithashtu Rediana njeh mirë edhe gjuhë të tjera si: persishten, anglishten, italishten, frëngjishten etj.

Teksa rrëfen ajo tregon se studimet universitare kanë qenë për të një eksperiencë ndryshe, e bukur dhe e paharrueshme në një shtet madhështor siç është Rusia. “Gjatë kohës që studioja unë njëkohësisht merresha dhe me projekte të ndryshme ku punoja. Kjo më ndihmoi shumë që përveç studimeve në Universitet, ta njihja tregun e punës nga afër. Eksperienca ime e parë e punës ka qenë: menaxhere shitjesh në një kompani ruse, e më pas u përfshiva në projekte dhe eksperienca të tjera në kompani të niveleve ndërkombëtare. Dua të theksoj se në projektet që unë kam qenë e përfshirë konkurrenca ka qenë tepër e fortë dhe nga ana tjetër ka qenë një konkurrencë tepër e pastër, ku askush nuk donte t’ia dinte se kush ishe dhe nga vije. Nëse ishe i zoti askush s’të pengonte. Diçka tjetër tepër të vyer që unë kam marrë nga Rusia, kanë qenë shkëmbimet kulturore dhe njohjet që unë kam krijuar me qytetarë të vendeve të ndryshme të botës, pasi atje organizoheshin herë pas here shumë aktivitete kulturore, artistike, muzikore etj ku përfshiheshin studentë nga më shumë se 120 vende të ndryshme”.

Dhe sigurisht të studiuarit në mënyrë sistematike dhe autodidakte, e kanë bërë që kur u kthye në vendin e saj të ishte me këmbë në tokë, optimiste dhe pse jo të pozicionohej në një vend të mirë si në jetën profesionale ashtu dhe atë shoqërore. “Të studiuarit jashtë më ka bërë të ndihem me këmbë në tokë, më optimiste dhe largpamëse dhe më ka edukuar me një mënyrë të punuari dhe të komunikuari ndryshe, gjë që e kam vënë re edhe tek shumë studentë të tjerë që janë diplomuar jashtë Shqipërisë. Por ka edhe raste kur studentët shqiptarë kthehen këtu dhe i mbulon ndonjëherë njëlloj pesimizmi e zymtësie kur përballen me një realitet tjetër nga ai që ishin mësuar jashtë”.

Në lidhje me nostalgjinë e saj për Rusinë, Rediana thotë: “Është paksa larg dhe nuk shkoj shpesh, kjo edhe për shkak të angazhimeve të mia në punë, por gjithsesi do të më pëlqente dhe është bukur të shkosh gjatë kohës së pranverës, kur dhe janë “Netët e Bardha”. Është një mrekulli dhe kalohet shumë bukur, pasi nata dhe dita janë të shkrira bashkë. Pra ka vetëm ditë, gjelbërim dhe shatërvanë, pasi në dimër fatkeqësisht shatërvanët qëndrojnë më shumë të mbyllur dhe uji është i ngrirë. Një periudhë e bukur për të shkuar padyshim është dhe shkurti, komplet dëborë, bardhësi e ajër i pastër”, përfundon Rediana.

Jeta

Mosha 28 vjeç

Vendlindja Tepelenë

Vendbanimi Tiranë

Arsimi i lartë

Ka studiuar për “Marrëdhënie me Publikun dhe Reklamë” në “Voronezh State University” të Rusisë, e më pas studimet master po në këtë Universitet. Aktualisht punon si Menaxhere Biznesi në një Kompani private prestigjioze.

Proteste Paqesore 7 Maj 2012
Ndal padrejtesive ndaj vellezerve dhe motrave tona shqiptare ne Maqedoni dhe Serbi!

Ju Bejme thirrje te gjithe qytetareve te Tiranes dhe gjthe Shqiperise te behen pjese e Marshimit  te Madh te 7 Majit ne Mbrojtje te Vellezerve, Motrave dhe Nenave tona Shqiptare ne Maqedoni dhe Presheve!

Le te jemi maksimalisht Aktive, por plot me qytetari dhe kulture, plot me respekt per Vlerat dhe Vetedijen tone Humane Kombetare, gjithnje pa cenuar dinjitetin dhe te drejtat e askujt!

Ne Respektojme Veten, Kombin tone, si dhe gjithe Kombet e tjera qe jetojne ne kete dhe!

Nese respektojme Veten dhe Kombin tone, nuk do te thote se jemi kunder ndokujt!

Pra le te jemi qytetare dhe te kulturuar duke filluar paraprakisht ne komunikimet tona me njeri-tjetrin, dhe me pastaj edhe pergjate Marshimit te Protestes, ku ju informojme se kemi vene ne dijeni edhe Drejtorine e Policise se Tiranes, dhe po koordinohemi me Institucionet perkatese ne menyre qe marshimi i yne te jete konform te gjitha rregullave te shtetit Shqiptar, dhe ne respekt te plote te ligjeve dhe dispozitave tona kushtetuese.

Ju ftoj ne aktivizimin e sejcilit prej jush per ti treguar te gjithe botes se ne Shqiptaret jemi gjalle dhe nuk e mbulojme te verteten me heshtje, mosreagim dhe papergjegjshmeri!

Jemi ketu, kemi qene, dhe kemi per te qene, Shqiptare aktive dhe dinamike!

Ejani ne Sheshin Nene Tereza me 7 Maj, Ora 11.00, dhe te marshojme paqesisht pergjate Bulevardit Deshmoret e Kombit perballe Ambasades Serbe, deri ne Rrugen e Kavajes, perballe Ambasades Maqedonase.

Nje Perfaqesi e gjithe Marshimit te madh Te Protestes, Do te shkoje te Prokuroria e Pergjitheshme e Republikes Se Shqiperise, si dhe te Selia e Delegacionit te Keshillit te Europes per te percjelle Denoncimet e neshkruara nga cdo Shqiptar i pranishem kunder Ministres se Brendshme maqedonase Jankullovska dhe Ministrit te Brendshem serb Dacic,

Ndal padrejtesive ndaj vellezerve dhe motrave tona shqiptare ne Maqedoni dhe Serbi!

Edmond Vlashaj, Levizja Shqiperia e Re  <object width="640" height="400"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/iFCwFlkfDk0?fs=1&hl=en_US"></param><param name="allowFullScreen" value="true"></param><param name="allowscriptaccess" value="always"></param><embed src="http://www.youtube.com/v/iFCwFlkfDk0?fs=1&hl=en_US" type="application/x-shockwave-flash" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" width="640" height="400"></embed></object>