Ditari.com » Lajme nga Kosova

U përurua Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë
Sot në Prizren u përurua Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Në ceremoninë e organizuar ishin të pranishëm presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe krerët e qeverive të dy vendeve, Hashim Thaçi e Sali Berisha…. Kryeministri Thaçi tha se kjo është një ditë historike për kombin shqiptar, ndërsa Berisha e cilësoi abetaren si kryevepër të dijes që i dhurohet kombit shqiptar.

Duke e vlerësuar si një moment historik, Abetaren gjithëkombëtare kryeministri Berisha e quajti margaritar të Njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe një moment domethënës për gjithë kombin, në rrethana kur Kosova është e pavarur.

Më 24 prill ishte përzgjedhur teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Teksti ka katër autorë, dy nga Shqipëria, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj si dhe dy nga Kosova, Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu. Ndërsa grafika është realizuar nga Lorenc Buzi. Përzgjedhja është bërë nga komisioni vlerësues me përfaqësues të dy vendeve. Në garë ishin 13 Shtëpi Botuese, nga të cilat fituese është shpallur Shtëpia Botuese “Pegi” dhe shoqëria “Dukagjini”.

Mario Borghezio gjatë një interviste në radion Radio24 ka fyer shqiptarët
Eurodeputeti italian, Mario Borghezio gjatë një interviste në radion Radio24 ka fyer shqiptarët duke ngjallur njëkohësisht reagime të shumta. Në programin “La Zanzara”i Giuseppe Cruciani, të datës 12 maj, ai shpreht se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, nëse i heq banorët.

Eurodeputeti i cili jo pak herë ka shprehur mendimet e tij raciste na konsideron si vend i botës së tretë ku gratë punojnë shumë ndërsa burrat rrinë kot, “Non fanno un cazzo” sipas tij.

Duke marrë shkas nga diplomimi i Renzo Bossi-t në Shqipëri dhe i nxitur nga drejtuesi i emisionit, Giuseppe Cruciani, që e nis bisedën me Borghezion duke i kujtuar ironinë e publikut me batutën e famshme të Legës të kthyer në “Lega tiene … Durazzo” pas diplomës shqiptare të Troftës, Borghezio shpërthen duke u shprehur: “Nuk është e vërtetë, lajmi u përgënjeshtrua. Asnjë prej nesh nuk frekuenton Shqipërinë, që po t’i heqësh banorët është një vend i mrekullueshëm. Mbi shqiptarët secili ka mendimin e vet, unë kam një mendim timin….Ato pak herë që kam qenë në Shqipëri sipërmarrësit italianë atje më kanë thënë se ishin shumë të kënaqur nga gratë shqiptare që punojnë shumë, ndërsa burrat nuk bëjnë asgjë, rrinë gjithë ditën në kafene duke pirë nargjile, janë kushërinj të afërt të arabëve… Po të shkosh në Tiranë do shohësh që gratë punojnë rëndshëm ndërsa burrat “Non fanno un cazzo”.

Nga studio një i ftuar tjetër thotë “Bossi edhe mund të përgënjeshtrojë por fakti është që ajo diplomë ekziston, që dekani i universitetit thotë se ia kanë lëshuar Renzos?”

Por Borghezio merr flakë: “E kush e thotë dekani i një universiteti në Tiranë? Shqipëria ka qenë edhe koloni e Serenissimas, por sot është ajo që është, ka administratën që ka. Nuk them ta fshijmë nga faqja e dheut, është një vend i botës së tretë që duhet ndihmuar…Shqipëria nuk bën pjesë në komunitetin europian, ndonjëri dëshiron t’i fusë, por ne jo! Fatmirësisht shqiptarët nuk vijnë më në Itali, kanë kuptuar që janë më mirë atje ku janë, se te ne me qeverinë Monti. E sidoqoftë “nuk thashë asnjëherë që shqiptarët janë k*** kandari”.

Jeta në vetmi e nënës së një dëshmori
Ka natë që nuk shtie gjumë në sy. Dikur e kishte shtëpinë plot, djem, nipa e mbesa. Tani më nuk e ka askë pranë vetes. Jeton vetëm, në një shtëpi të vjetër, në Abri të Poshtme të Skënderajt, me 40 euro pension pleqërie. Xhemile Zeka, një grua që ka mbushur 72 vjet, i kujton me shumë mall tre djemtë e vet, të cilët dikur ishin krenaria e saj, ndërkohë që asnjëherë nuk i kishte shkuar ndërmend se do ta ketë fatin aq të keq, sa që në vitet e shtyera do të mbetet fillikat vetëm.

“Ka natë që nuk shtie gjumë në sy. Flas me djemtë e mi, vetmevete. I qes përpara fotografitë e tyne dhe flas me ta. Edhe flas edhe qaj, derisa të lodhna. Ky është fati im”, thotë ajo, derisa nuk i ndanë sytë nga fotografia e djalit të saj, Bajramit, ish-luftëtar i UÇK-së, tani dëshmor.

Vdekja e djalit, Halilit, në Kroaci

“I pata tre djem, Halilin, Bajramin dhe Bahtirin. Burri më pat vdekur herët, kështu që unë i rrita ata. Halili shkoi në Kroaci, u martua atje me një kroate. Shkoi atje për me punu, për me e nimu shpinë, sepse nuk kishim, ishim fukara. Halili ka vdekur atje, edhe eshtrat e tij pushojnë atje diku. E ka lënë një djalë.

Edhe gruaja e tij kroate ka vdekur. Vetëm djali i Halilit, nipi jem, është diku atje. Ai nuk di me folë shqip, edhe nuk vjen kurrë. Ndoshta edhe kish me ardhë, po unë nuk po di as qysh me e gjetë. Më kanë me më nimu dikush, po nuk ka as kush më nimon. Xhemilja thotë se kishte hjekë shumë për t’i rritur fëmijët e saj.

“I kam rritë këta djem me copa buke, besa edhe çikat i kam rritë qashtu. E Halili, kur shkoi në Kroaci me punu, na e dha krahun, besa goxha mirë i bamë punët. Edhe unë isha e fortë, por nuk po dalke kurrë qysh menon njeri. Shumë kisha pas qef me kanë me e varros Halilin në Abri, në varre tona.

Bile kisha pas ku me shku, edhe me kajt nashta ngat varrit të tij. Kështu qysh është qitash, sikurse mos me e pas këtë djalë hiq. I hupun ma. Nuk di as ku me e gjetë varrin e tij, se isha shku, i kisha ra qysh kisha mujt, e pa shku s’e kisha lanë kurrë. Besa tash jam plakë, ma nuk po muj as me dalë te dera”, qan hallin e vet plaka.

Rënia dëshmor e djalit, Bajramit

Por, Xhemilja nuk mund të përmbahet, kur zë në gojë djalin tjetër të saj, Bajramin, luftëtar i UÇK-së, tani dëshmor. Qan edhe më zë, kur i kujton pamjet rrëqethëse të djalit të saj, të mbuluar me gjak. Nga oborri i shtëpisë së saj e shikon vendin e rëniës heroike të Bajramit.

“Qe, te ai gardhi atje u vra Bajrami. Kur më thane se u vra, gati vdiqa edhe unë. U rrotullua krejt rreth meje. Gjithçka u bë zi. Bërtita sa munda, nuk doja të besoja se u vra djali im. Një djal trim, i cili nuk priti as edhe një minutë për ta kapur pushken. Vetëm ai më pat mbetë në shpi, punonte shumë, edhe idaren na e siguronte. Shkova dhe e gjeta të shtrirë për dhe, pa shpirt”, kujton ajo ditën kur ra dëshmor djali Bajrami.

Djali i tretë i Xhemiles, Bahtiri, ishte tretur diku në Amerikë, edhe ai në kërkim të një idareje për familjen e vet. Lidhjet me shtëpinë i ishin këputur deri pas lufte.

“Bahtiri shkoi në Amerikë, nuk e di as qysh ka shku atje. Por me të lidhja na hupi, por pasi ishte Bajrami, ai kujdesej për neve, për mua dhe për fëmijët e vet. Halili punonte në Kroaci, edhe ai me gruan e vet kroate e me djalin e vet. Isha e lumtur veç kur e dijsha se janë shnosh.

Shpinë ma mbushi me fëmijë Bajrami. Tre fëmijë sikurse drita. Edhe idare kishim, por ra lufta e më la pa askend. Unë kam nipa e mbesa, po nuk janë me mu, kanë shkuar te tanë, më lanë vetëm në këtë shtëpi, e cila veç sa nuk është rrëzu. Nganjëherë vjen një motër edhe rri me mue. Por kërkush nuk më ka faj bre loke, kështu është shkru”, sikur pajtohet me fatin e saj të keq, Xhemilja.

Vdekja tragjike e nipit, Argjentit, në Amerikë

Gjendjen edhe ashtu të rëndë shpirtërore të Xhemiles, e kishte rënduar lajmi që i kishte ardhur nga Amerika, për vdekjen tragjike të nipit të saj, Argjentit.

“Majsha ymyd që djali i Bahtirit, Argjenti, të kthehej nga Amerika, e të vijë e të jetojë me mu. Unë nuk kisha nie kurrë kurrgja për Bahtirin prej se ishte shku në Amerikë, edhe pse kam vetë gjithkah për ta.

Nuk kam lanë vend pa vetë, por kërkush nuk dijke me më kallxu kurgja. Një ditë, para dy vjetëve, erdhen do njerëz edhe me thanë se një nip i yti ka ba ndeshje edhe se ka vdekë në vend. Po ku, i veta, se unë menojsha për këtë djalin e Halilit që është në Kroaci. Jo more, më thanë, në Amerikë, Argjent e ka emnin. Mbeta e shtangun në vend. As nuk dijsha çka me iu thanë.

Gjithçka m’u zi në kry, thashë me vete mos po më rrejnë këta. Ju thashë ecni se nuk është e vërtetë, por ata bënin be, se po e thoshin të vërtetën”, kujton ajo, “ditën më të zezë”, si thotë, në jetën e saj. “Boll m’u ka dhimtë Bajrami, po lajmi për vdekjen e Argjentit më këputi krejt. Iu luta Zotit që të ma merr edhe mu shpirtin, se ma nuk muj me duru. Bile të kish me u nalë me kaq, po gjithë po tutna mos po më gjen edhe najsen, ndonjë e keqe, nipave e mbesave që i kam”, shprehet me frikë Xhemilja.

Ajo mban shpresën dhe beson se të paktën është gjallë djali Bahtiri, për të cilin, siç thotë, nuk di gjë, sepse nuk i thotë askush asgjë për të.

“Bahtiri që është gjallë, pa ardhë nuk e len në shpi. Nuk më len vetëm ai, veç sa të merr vesh që kam ardhë deri në këtë ditë”, mban shpresën ajo.

Jeta në vetmi, sikurse në ferr

Pas përfundimit të luftës, Xhemilja kishte mbetur në shtëpi vetem me gruan e djalit Bajramit dhe me tre fëmijët e tij, dy djem dhe një vajzë. Jetoj një kohë me ta dhe, siç thotë, ndihej e lumtur dhe i bëhej zemra mal, kur i shihte fëmijët e djalit që rriteshin në vendin e çliruar edhe me gjakun e djalit të saj, Bajramit.

“Kur i pasha me bahej zemra mal. Thosha me vete, ruajmi o Zot këta fëmijë. Dy djemt e Bajramit i ngjajnë krejt atij. Edhe në shkollë shkojshin. Na u bajshim idare me pensionin e djalit edhe unë i marrsha paret e penzisë, veç mirë ishte. Por një ditë, nusja e djalit tha se do të shkojë në sheher, në Skënderaj, me jetu atje me fëmijët, ma ngat shkollës, besa thojke ndoshta ia japin edhe një banesë. Më shkurt, ajo dul prej shpije bashkë me fëmijët, e unë mbeta krejt vetëm”, tregon ajo.

Largimi i resë dhe nipave e mbesës nga shtëpia ia kishin rrënuar të gjitha ëndrrat për një jetë të përbashkët me ata që i donte më së shumti në botë.

“Nipat e mbesat a, nuk e du askë në botë sikurse ata.

Ma shumë i kam dashtë ata se djemt e çikat e mija. Edhe i du. As reja jeme nuk është e keqe, po edhe ajo e ka zor me fëmijë, e pa i nimu kërkush kurrë”, sikur e arsyeton Xhemilja nusen e djalit të tij, Bajramit, pse ajo me fëmijët kishte lënë shtëpinë në Abri dhe kishte shkuar në Skënderaj, në kërkim të një jete më të mirë. “Paguan qire ajo, i ka paret se e merr rrogën e djalit, i dalin boll”, siguron plaka. Ajo përserit vazhdimisht se e ka përcjellë fati i keq dhe se nuk i ka faj askush, ndonëse kërkon që të ndihmohet nga institucionet e shtetit.

“Veç nja po du me iu thanë, xhehnemi nuk është ndryshe, veç kështu qysh po rrnoj unë. Kjo vetmia po të hanke për se gjalli. Nuk e kam fort gat as unë. More qysh nuk diça kur më shkeli kerri, po më shpetun do kojshi që me dërgun te mjeku”, rrëfen Xhemilja, edhe për një fatkeqësi në komunikacion që i kishte ndodhur.

Duhet me u dhënë diçka edhe nënave të dëshmorëve

Xhemilja nuk pajtohet kursesi që vetëm gratë e dëshmorëve t’i gëzojnë pensionet. Sipas saj, nënat janë ato që i kanë lindur dhe që i kanë rritur ata që i dolën zot vatanit.

“Po edhe neve duhet me na ndihmu, duhet me na dhanë diçka, se na i kemi lindë edhe i kemi rritë këta djem. Vallahi as shtetit nuk është shtet, kur nuk na nimon. Në luftë krejt punët i bajshum na, edhe bukë iu jepshim ushtarëve.

Shkojsha nëpër shkie, bile nuk m’u tremke syni, e marrsha çka na vyjke për idare. Janë vra shumë gra, se shkiet nuk kanë zgjedhë, kanë vra kënd kanë mujt, veç kush ka pas ymer u pshtu. Krejt për këto hjeka, po edhe për ata që jemi nëna të dëshmorëve, duhet edhe neve me na taku diçka”, shpreh mendimin e saj, Xhemilja.

Por, Xhemilja vë në pah edhe faktin se familja e saj nuk është ndihmuar me asgjë nga institucionet e pushtetit. “Një kulm të shpisë na e kanë dhanë, kurgja tjetër. Shpi të re nuk na ndërtun, po çka me ba, kështu u shkru, me dhanë shpirt qitu vetëm, kur të më vjen vakti. Unë jam lut shumë herë me dekë, po Zoti nuk ta çon dekën pa ardhë vakti”, shprehet Xhemilja, e cila kurajohet me faktin se nipat dhe mbesat i ka mirë dhe se ata, ndonëse rrallë, i vijnë për ta parë.

“Rrallë vijnë, por kur vijnë më zgjatet jeta. Djali i madh i Bajramit i ka ba 15 vjet. Sikur t’i kisha pas këtu afër vetes, vetëm deri sa të jam gjallë”, përfundon me dëshirën e saj të fundit, Xhemile Zeka.Kajtaz Gecaj /ZERI/

Kosovë- Kërkohet heqja e status quos
në tremujorin e fundit në Kosovë, ka marrë vlerësime të mira në OKB, nga kreu i misionit të Organizatës në Kosovë, Farid Zarif, derisa organizimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë më 6 maj, pa u shënuar ndonjë incident është përshëndetur nga shumica e anëtarëve të këtij organizmi.

Farid Zarif tha se megjithatë, në raport ka edhe trende negative, përfshirë problemet e sigurisë dhe ato kriminale në zonat e përziera, siç është veriu i Kosovës. Ai ka thënë se “status quoja nuk është e qëndrueshme”.

“Unë gjithashtu vazhdoj të theksoj se përpjekjet e përbashkëta për çështjet që janë themelore për ripajtimin dhe për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë në tërë Kosovën, nuk duhet të zbehen. Këtu përfshihet në veçanti përparimi në zbardhjen e fatit të të zhdukurve, krijimi i kushteve të sigurta për kthim vullnetar, gjykimi i drejtë në zgjidhjen e kërkesave pronësore, dhe zbatim i plotë dhe efektiv i kornizave juridike për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare”, tha në Këshillin e Sigurimit, Farid Zarif.

Me fjalimet e tyre janë paraqitur ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe të Serbisë, Enver Hoxhaj dhe Vuk Jeremiq, të cilët, sikurse edhe herëve të tjera, kanë dhënë dy tablo të ndryshme të gjendjes në Kosovë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, ka akuzuar Serbinë për politikë dyfytyrëshe duke thënë se ende mban strukturat kriminale ilegale të sigurimit dhe të policisë në territorin e Kosovës, çka është në kundërshtim të madh me vlerat e Bashkimit Evropian.

“Në tre muajt e fundit, ne kemi parë dy fytyra të Serbisë: Serbia e cila sillet si një vend pro-evropian në marrëdhëniet me Brukselin dhe Serbinë e cila sillet në mënyrë anti-evropiane në marrëdhëniet me Kosovën”, ka thënë ndër të tjera Hoxhaj.

Kreydiplomati serb, Vuk Jeremiq, ka thënë se gjendja e komuniteti serb në Kosovë, mbetet e rëndë.

“Vlerësimi i Sekretarit të Përgjithshëm është se tensioni dhe konfrontimi në terren shkakton rreziqe për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon. Një gjendje e tillë e pasigurt e prek në mënyrë disproporcionale komunitetin serb të Kosovës,” ka thënë Jeremiq.

Por, Hoxhaj ka hedhur poshtë këtë pohim, duke potencuar se situata në veri, është e tensionuar për shkak se Serbia vazhdon të mbajë strukturat ilegale të sigurisë në këtë pjesë.

“Ajo me të cilën ne jemi duke u përballur në këtë pjesë të Kosovës nuk është e re në këtë rajon. Në vitet 1990, barrikadat në Kroaci dhe Bosnjë ishin ngritur nga policia dhe strukturat e sigurisë të udhëhequra dhe të financuara nga Serbia në pothuajse të njëjtën mënyrë se si këto struktura ilegale janë të kontrolluara, të udhëhequra dhe të financuara nga Serbia në veriun e Kosovës. Agjenda e Serbisë në këtë pjesë të Kosovës është mbajtja e status-quos dhe krijimi i kushteve për një konflikt të ngrirë dhe ndarje territoriale“, tha ministri i jashtëm, duke potencuar se kësisoj është bërë e pamundur qasja e institucioneve si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare në këtë pjesë.

Ndryshe, përfaqësuesit e shteteve perëndimore, si SHBA, Gjermania, Franca e Britania, kanë kërkuar sërish shpërbërjen e strukturave paralele të Serbisë, derisa kanë lavdëruar maturinë e shfaqur më 6 maj, gjatë zgjedhjeve të Serbisë, që OSBE i organizoi  në Kosovë.

Ambasadori amerikan në misionin e SHBA-së në OKB, Xhefri DeLorentis, ka thënë se vendi i tij, nuk lejon që të minohet pavarësia dhe të cenohet integriteti dhe sovraniteti i Kosovës. Ai i ka bërë thirrje Serbisë që të zbatojë marrëveshjet e arritura me Kosovën në kuadër të bisedimeve në Bruksel.

Ambasadori amerikan, sikurse edhe shumica e përfaqësuesve në Këshillin e Sigurimit, kanë lavdëruar vendimin e Shqipërisë për miratimin e ligjit, që lejon hetimin për trafikim organesh nga ana e Task Forcës së ngritur nga EULEX-i.

Një çështje tjetër e ngritur në takim, ka qenë lidhjet e Kosovës me opozitën siriane.

Ambasadori i Rusisë në OKB Vitali Çurkin i tha Këshillit të Sigurimit se vendi i tij është i shqetësuar rreth njoftimeve se kryengritësit sirianë po trajnohen në Kosovë.

Çurkin tha se nëse këto raporte janë të vërteta, prania e luftëtarëve sirianë në Kosovë do të minojë përpjekjet ndërkombëtare për të rivendosur paqen në Siri.

“Duke e kthyer Kosovën në një qendër ndërkombëtare të trajnimit për kryengritësit e njësive të ndryshme të armatosura, ajo kthehet edhe një faktor serioz destabilizues që shkon përtej rajonit të Ballkanit,” ka thënë Çurkin, i cili ka bërë thirrje që të ndërpritet një praktikë e tillë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka pranuar se Qeveria e Kosovës është në kontakt me opozitën siriane, por shpjegoi se Kosova ishte “ndër qeveritë e para në Evropë që mbështeti opozitën në Libi dhe në vendet tjera arabe”, në vitin 2011, sepse siç tha ai “ne kemi luftuar për të njëjtat aspirata.”

Hoxhaj hodhi poshtë pretendimet se luftëtarët e opozitës siriane po trajnohen në Kosovë.

“Ne kemi qasje të njëjtë me Sirisë dhe kemi kontakte diplomatike mes qeverisë sime dhe opozitës siriane. Dhe natyrisht, që ne mbështesim shumë kauzën e tyre”, ka thënë kryediplomati kosovar. radio europa elire

Ndryshimi i kufijve të Kosovës sjell ndarje reja në Ballkan
Ndryshimi i kufijve të Kosovës do të shpie deri te ndarjet e reja në Ballkan dhe kjo do të ishte kërcënim për paqen në rajon. Kështu ka deklaruar dje në Pejë komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, ku ka lavdëruar punën e forcave paqeruajtëse në Kosovë. Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Erhard Drews, i ka porositur kosovarët që të mendojnë dhe të punojnë për integrimet euroatlantike dhe evropiane si rruga më e mirë e suksesit dhe e së ardhmes së vendit. Porosia e numrit një të KFOR-it është bërë nga baza ushtarake e KFOR-it në Pejë në fshatin Italia, ku të hënën është bërë ndërrimi i komandës në pjesën perëndimore ku vepron KFOR-i, transmeton Koha.net.

Në ceremoninë ushtarake të mbajtur me këtë rast ka marrë pjesë edhe ministri italian i Mbrojtjes, Gianpaolo di Paolo.

Gjeneral Drews është shprehur i bindur se Kosova është duke ecur përpara dhe në këtë drejtim duhet të shikojmë vetëm nga e ardhmja dhe jo e kaluara. Ndërsa i pyetur nga gazetarët për sigurinë në pjesën veriore të Mitrovicës, Drews ka thënë se KFOR-i ofron siguri për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe pjesën veriore.

“KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës mandatin e tyre e kanë të krijojnë siguri në gjithë vendin, por respektimi i ligjit lidhet edhe me EULEX-in”, ka thënë Drews.

Ai ka falënderuar ushtarët italianë të KFOR-it që kanë shërbyer në Kosovë gjatë këtij 6- mujori dhe ka uruar ushtarët e rinj që kanë nisur misionin e tyre të hënën.

Ministri italian i Mbrojtës, Gianpaolo di Paolo, ka qenë shumë i shkurtër në adresimin para ushtarëve të rreshtuar. “Dola këtu vetëm për t’ju përshëndetur juve që keni punuar në shumë shtete të tjera dhe keni krijuar siguri për qytetarët. Një falënderim i madh për punën që keni zhvilluar edhe në momentet me të vështira”, ka thënë ministri italian Paolo. (KD/INA)

Kryetari i PDSH-së: Maqedonia laborator i antishqiptarizmit
Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare ka paralajmëruar rreziqet e reja të cilat i kanosen Maqedonisë. Në një intervistë për RTV 21 ai ka folur për proceset e përgjithshme nëpër të cilat po kalon vendi, si dhe në veçanti për incidentet e fundit ndëretnike, si dhe operacionin e koduar me emrin “Monstrumi”, me ç’rast u arrestuan 20 shqiptarë me pretendimin se janë të përfshirë në vrasjen e pesëfishtë e cila ndodhi në Smilkovcë të.

“Ne si parti opozitare mundohemi që t’i dalim zot shqiptarëve të Maqedonisë, por ja qën kapacitetet tona janë të limituara. në anën tjetër jemi në një rrezik që aleatët tanë të na vlerësojnë si turbulentë, si ekstremistë. Nuk jam optimist se kjo situatë shpejt do të përmisohet”, ka thënë Menduh Thaçi.

Ai i është referuar përvojës së tij politike dhe mundësisë që i është dhënë atij si studentë ta përjetojë kohën e regjimit të Millosheviqit, andaj veprimet e qeverisë së Maqedonisë, sipas tij, aspak nuk ndryshojnë në esencë më ato të diktatorit serb, por në miniaturë janë strategji e njëjtë që po zhvillohet ndaj shqiptarëve.

Sidomos pas këtij rastit të fundit të vrasjes së pesëfishtë, kur qeveria nisi ti etiketojë shqiptarët edhe si turbulente, por edhe si terroristë islamik radikal , janë skenarë që i ka zbatuar Millosheviqi ka thënë ai.“Kam patur një shpresë minimale se 20 maji mund të jetë dita e kthesës edhe e Maqedonisë, por edhe e shqiptarëve të Maqedonisë, por tashmë i kam informatat e sigurta se Maqedonia as që do të përmendet dhe as që do të jetë në rend dite”, ka shtuar i pari i PDSH – së.

Si arsye se pse Maqedonia ka hyrë në një situatë të tillë të turbullt, Menduh Thaçi e ka përmendur faktin se shteti i Maqedonisë është një laborator eksperimental i politikës millosheviqiane.

“Fillimisht sllavët e përdorin metodologjinë e etiketimin, nënçmimin, dhe më pastaj vjen brutaliteti, rrahja e kështu më radhë, për të ardhur deri tek veprimi i aparatit shtetëror që me qëllim shkakton terror tek qytetarët e vet. Për këtë janë shumë fajtor maqedonasit, por janë edhe disa shqiptar që në vitin 2001 e bënë mashtrimin kapital historik duke thënë se erdhën dhe i çliruan shqiptarët e Maqedonisë, e më pastaj u nënshtruan në mënyrë të paparë”, është shprehur Thaçi.

Ai është shfaqur shumë kritik me partinë shqiptare që bashkëqeveris me Nikolla Gruevskin, duke thënë se sllavët nuk kanë pasur ndonjëherë avokatë më të mirë as në kohën e komunizmit se sa këtë klikë, këtë garniturë politike shqiptare në pushtet.

“Kjo parti arriti të komprometojë gjithçka që është patriotike dhe kombëtare. Në momentet kur policia merr në kontroll komplet Shkupin dhe Kumanovën, në momentin kur policia i ngreh gratë zvarrë, edhe pse kanë police femra nuk i përdorin, kjo është një tragjedi e madhe”, ka shtuar ai.

Më tutje, Menduh Thaçi është shprehur se është prishur rendi i sistemit të vlerave dhe se nëse kjo nuk ndryshohet, atëherë shpresat i kemi shumë të vogla. Madje, ai ka kritikuar edhe qasjen e faktorin ndërkombëtar në Maqedoni.

“Kësaj situate të krijuar, i kontribuon shumë edhe qasja e bashkësisë ndërkombëtare që është jashtëzakonisht përkëdhelëse për Maqedoninë, jashtëzakonisht përkëdhelëse për maqedonasit dhe për Qeverinë e Maqedonisë. Ata i frikësohen destabilizimit të këtij shteti, i cili destabilizim mund të ketë një efekt domino të destabilizimit të rajoneve të ish Jugosllavisë, siç është Bosnja, një pjesë e Kosovës dhe kështu me radhë”, është shprehur Menduh Thaçi, gjatë kësaj interviste, transmeton Almakos.

Më tutje, lidhur me qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj zhvillimeve në Maqedonia, ai ka shtuar se kur ne përpiqemi t’iu themi se gjendja është shumë e rëndë, ata vazhdimisht thonë se ju keni një forcë politike e cila i ka fituar zgjedhjet dhe ajo forcë politike që i përfaqëson shqiptarët pajtohet me këtë politikë qeverisëse.

I pari i PDSH – së është shfaqur kritik edhe ndaj shtetit shqiptar dhe Kosovës, të cilët i ka akuzuar për mungesë të politikës aktive lidhur me fatin e shqiptarëve të Maqedonisë.

“Shqiptarët e Maqedonisë janë pjesë e kombit që kanë kapacitete gjithëkombëtare, e nuk janë pakicë ekstreme, si në aspektin ekonomik, arsimor, madje edhe në atë ushtarak. Sinqerisht mendojë se ata duhet të aktivizohen. Më vjen mirë që me përkeqësimin e situatës, kanë filluar disa figura zyrtare të politikës si të Kosovës, po ashtu edhe të Shqipërisë, të aktivizohen në këtë betejë të pabarabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasve këtu”, është shprehur Menduh Thaçi.

Ai është shprehur se problem real në Maqedoni është politika nacionaliste e qeverisë së Maqedonisë, duke shtuar se situata aq shumë mbingarkohet sa do të jetë e pamundur që forca e ardhshme politike ta ketë kredibilitetin tek shqiptarët dhe kjo do të jetë situata më e keqe dhe fatale që e pret Maqedoninë.

“z.Ahmeti është tërësisht i kompremintuar dhe pa kurrfarë ndikimi tek shqiptarët, i groposur, por i njëjti rrezik i vjen edhe Menduh Thaçit, edhe PDSH – së, nëse ne nuk ndërmarrim hapa pak më të fuqishëm për të demonstruar këtë pakënaqësi që e kemi. Ju sigurojë se ne do të vazhdojmë me këtë politikë deri në ditën e samitit në Çikago dhe më pas do të aktivizohemi më tepër”, ka premtuar Thaçi.

Kryesuesi i Partisë Demokratike Shqiptare është shprehur se mbase pa dashje, pa dije dhe në mungesë të përvojës partitë politike shqiptare në Maqedoni janë bërë pre e një politike folklorike. Ai ka shtuar se maqedonasit me një zhdërvjelltësi kanë imponuar një sistem të drejtave të papërdorshme, të paekzekutueshme. Mirëpo, ai gjatë kësaj interviste e shfrytëzojë rastin për ta reklamuar platformën e re politike të PDSH – së, duke shtuar se aty paralelisht me aspektin kombëtar, parashihet që ndarja e pushtetit të jetë proporcionale dhe shqiptarët të kenë të drejtë të vendimmarrjes.  <object width="640" height="400"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/BprYGFeuoxA?fs=1&hl=en_US"></param><param name="allowFullScreen" value="true"></param><param name="allowscriptaccess" value="always"></param><embed src="http://www.youtube.com/v/BprYGFeuoxA?fs=1&hl=en_US" type="application/x-shockwave-flash" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" width="640" height="400"></embed></object>

Ramushi sot kthehet në Kosovë
Siç kemi njoftuar edhe më herët, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është liruar përkohësisht nga Gjykata e Hagës. Njoftohet se Prokuroria nuk ka parashtruar ankesë në kërkesën e mbrojtjes për lirimin e përkohshëm të Haradinajt.  Bëhet e ditur se sot rreth orës 11.00 z. Ramush Haradinaj do të arrijë në Kosovë. Po ashtu njoftohet se gjatë kohës sa do të jetë në Kosovë, ai nuk ka të drejtë të paraqitet me opinionet e veta në publik pra as kontakte me gazetarë.

Për rastin kundër ish-kryeministrit Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj, është caktuar data 11 qershor për dorëzimin e deklaratave përmbyllëse, ndërsa seancat përfundimtare do të mbahen më 25 dhe 26 qershor të këtij viti.Procesi i rigjykimit, i pari në historinë e Tribunalit të Hagës, filloi në gusht të vitit 2011, pasi fillimisht të akuzuarit ishin liruar në muajin prill të vitit 2008.

Priten protesta tjera Maqedoni !
Tӫ premtӫn (11.05.2012)  ora 13.30 organizohen protestӫ kundӫr malltretimeve qӫ iu bӫhen shqiptarӫve nӫ Maqedoni .Protestat do tӫ mbahen nӫ cdo shesh tӫ qyteteve Shqiptare, duke filluar nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra dhe Struga. Organizatorӫ janӫ vetӫ populli, pa prapavija politike. Tӫ lodhur nga gӫnjeshtrat dhe manipulimet e partive politike, vendosӫm qӫ protestat t`i bӫjmӫ pa pӫrkrahjen e asnjӫrӫs parti. Mӫ nӫ fund tӫ pamfletӫs sӫ pӫrshkruar vazhdon komenti me : Nӫse mendon se nuk dӫshiron tӫ dalӫsh, atӫhere pyete veten. Si do tӫ ishte situata…

Kurti: Sulmet do të ndalen vetëm kur të bashkohemi
Në nderim të “Epopesë së Çabratit”, anëtarë të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, të prirë nga kryetari i saj Albin Kurti, bënë të hënën homazhe në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Gjakovë. Aty u vendosën kurora me lule në perkujtim të dëshmorëve. Ndërkaq në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, u mbajt tribuna me temën “7 Maji 1999 – Epopeja e Çabratit” e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mehmetali Perolli, ne cilësinë e ish zv.komandantit të Brigadës 137, shprehu keqardhje për mungesën e përkushtimit të politikave institucionale komunale, që sillen si indiferentë e përçarës, prej pas luftës e deri më sot ndaj kësaj date. “Që 13 vite pas përfundimit të luftës, qytetit të Gjakovës nuk ka asnjë lapidar apo shtatore të dëshmorëve dhe heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” u shpreh ai.

Lideri i Vetëvendosjes, Kurti, foli për rëndësinë që kanë dëshmorët e kombit në ndërtimin dhe ardhmërinë e kombit shqiptar. “Dëshmorët e martirët e kombit e kanë larë borxhin ndaj kombit. Ata i dhanë gjithçka Kosovës e nuk morën asgjë prej saj. Ashtu qysh gjaku i dëshmorëve nuk humbet asnjëherë, njëjtë as emri i dëshmorëve s’harrohet kurrë” , tha Kurti.

“Gjithë shqiptarët e tjerë që janë gjallë duhet të punojnë sa të jenë gjallë për kombin tonë. Ne nuk kemi nevojë t’i dëshmohemi askujt tjetër. Ne duam të jemi të lirë dhe ne duhet të jemi të lirë. Ne s’duhet të lejojmë që të jemi objekt i vendimeve të të tjerëve. Na nevojitet ndihma e të tjerëve, porse vendimi duhet të jetë yni”.

“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse ta forcojmë veten tonë për hir të vetes sonë. 13 vjet pas luftës në Kosovë, 12 vjet pas luftës në Luginë të Preshevës, 11 vjet pas luftës në Maqedoninë perëndimore, shqiptarët po i arrestojnë e vrasin në të gjitha këto vende si dhe në veriun e Kosovës. Shtetet e Serbisë dhe Maqedonisë nuk do t’i ndalin sulmet e tyre derisa të bëhet bashkimi kombëtar shqiptar. Edhe shqiptarëve që nuk e duan bashkimin kombëtar, thjesht, nuk do t’iu mbetet rrugë tjetër. Ata do të na sulmojnë deri atëherë, dhe më pas nuk do të mund të na sulmojnë më”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

PD fiton në Bujanoc PDSH në Preshevë,
Nga korrespodenti Rijad Demiri/INA

Në zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës ka fituar bindshëm Partia Demokratike Shqiptare, e kryetarit të deritanishëm Ragmi Mustafa.

Sipas rezultateve të para zyrtare, pa përfshirë një vendvotim ku do të përsëriten zgjedhjet.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) – 6395 vota

Partia për Veprim Demokratik (PVD)  - 3758 vota

Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH)     2239 vota

Rilindja Demokratike (RD)                      1059 vota

Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL)     1099 vota

Lëvizja Kombëtare Shqiptare (LKSH)     122 vota,

Lëvizja e Re  40 vota,

Partia Liberale Demokratike (PLD)           60 vota

Në zgjedhjet lokale në Bujanoc sipas rezultateve të para jozyrtare numrin më të madh të votave e ka fituar partia e sapoformuar Partia Demokratike (PD) e ish-kryetarit të komunës Nagip Arifi

Partia Demokratike PD                  4563 vota,

Partia për Veprim Demokratik PVD  3490 vota,

Lëvizja e Progresit Demokratik LPD  2340 vota

Unioni Demokratik Shqiptar UDSH     765 vota,