Ditari.com » Lajme nga Shqipëria

Pas Nanos Arvizu takim-darkë me Ramën !
Numri një i selisë rozë Edi Rama dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, të shoqëruara dhe nga bashkëshortet e tyre kanë darkuar mbrëmjen e sotme në një nga restorantet e Tiranës. E ndërsa prania e bashkëshorteve le të kuptohet se ky takim ka qenë në kuadrin miqësor, nuk bien dyshimet që në darkën e tyre të kenë diskutuar edhe rreth situatës së politike të ditëve të fundit.

Takime – darka të tilla janë thuajse traditë muajt e fundit për ambasadorin amerikan në Tiranë, i cili të njëjtën gjë bëri pak javë më parë me kandidatin e vetëshpallur për president, Fatos Nano dhe bashkëshorten e tij.

Gjatë ditës së sotme opozita dhe maxhoranca kanë shkëmbyer akuza në distance, lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, ku Rama i kërkoi edhe njëherë kryeministrit që të mos bënte shurdhin ndaj deklaratave të ndërkombëtarëve për një president konsensual.

Ndërsa Partia Demokratike u kundërpërgjigj duke e akuzuar se po tenton te bllokoje parlamentin, për të bllokuar dhe marrje e statusit kandidat.lajmep

NATO: Shqiptarët 40 për qind në Maqedoni
“Pjesa perëndimore e vendit ku jetojnë shumica e shqiptarëve etnik është pjesa më e populluar me përafërsisht 40 për qind të popullsisë në tërësi”, thuhet faqen zyrtare të Samitit të Chikagos.

Në ueb faqe zyrtare të Samitit të NATO-s i cili do të mbahet në Chicago të SHBA-ve në profilin ku flitet për IRJM-në theksohet se, që nga regjistrimi i fundit i mbajtur në vitin 2002 është trefishuar numri i shqiptarëve në këtë shtet, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, popullsia e IRJM-së është rritur në mënyrë konstante, rritja më e madhe ka ndodhur tek Komuniteti Etnik Shqiptar. Nga vitit 1953 me kalimin e kohës nga censusi më i fundit zyrtar i mbajtur në vitin 2002 , përqindja e shqiptarëve të cilët jetojnë në këtë shtet është rritur trefish. Pjesa perëndimore e vendit ku jetojnë shumica e shqiptarëve etnik është pjesa më e populluar me përafërsishtë 40 për qind të popullsisë në tërësi”, thuhet në ueb faqen zyrtare të Samitit të Chikagos. (INA)

U përurua Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë
Sot në Prizren u përurua Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Në ceremoninë e organizuar ishin të pranishëm presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe krerët e qeverive të dy vendeve, Hashim Thaçi e Sali Berisha…. Kryeministri Thaçi tha se kjo është një ditë historike për kombin shqiptar, ndërsa Berisha e cilësoi abetaren si kryevepër të dijes që i dhurohet kombit shqiptar.

Duke e vlerësuar si një moment historik, Abetaren gjithëkombëtare kryeministri Berisha e quajti margaritar të Njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe një moment domethënës për gjithë kombin, në rrethana kur Kosova është e pavarur.

Më 24 prill ishte përzgjedhur teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Teksti ka katër autorë, dy nga Shqipëria, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj si dhe dy nga Kosova, Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu. Ndërsa grafika është realizuar nga Lorenc Buzi. Përzgjedhja është bërë nga komisioni vlerësues me përfaqësues të dy vendeve. Në garë ishin 13 Shtëpi Botuese, nga të cilat fituese është shpallur Shtëpia Botuese “Pegi” dhe shoqëria “Dukagjini”.

PD: Rama po kërcënon shqiptarët me bojkotin e parlamentit
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kreut të Partisë Socialiste Edi Rama se kryeministri po bën shurdhin lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit.  Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e PD-së ka theksuar se kreu i PS-së Rama po kërcënon shqiptarët se, ai do të rikthehet tek politika e bllokimit nëpërmjet bojkotit të parlamentit në procesin e zgjedhjes së Presidentit.

“Zoti Rama në një seri deklaratash ultimative shprehet se ai do të bojkotojë parlamentin për të bllokuar sërisht siç bëri dy vjet me rradhë procesin e integrimit pasi ai nuk pranon kandidaturë për president nga Partia Demokratike, nuk pranon rekomandimet e ODHIR për procesin e votimit dhe kërkon që kryetarin e KQZ-së ta përzgjedhë me Ombudsmenin e tij” thekson PD-ja.  Më tej në deklaratën e saj, Partia Demokratike thekson se vlerëson angazhimin e opozitës në reformën zgjedhore dhe votimin në Parlament të kodeve dhe ligjeve, që prej dy vitesh, mbaheshin peng politik në Parlament dhe nuk votoheshin nga opozita, vetëm e vetëm, për të bllokuar statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.

“Partia Demokratike i deklaron edhe një herë z. Rama se ajo mbetet e vendosur dhe e hapur të bashkëpunojë në parlament me opozitën për zbatimin e rekomandimeve të ODHIR per zgjedhjet, si dhe është e gatshme të nisë në afatin kushtetues negociatat per zgjedhjen e Kreut të shtetit në respekt të plotë të frymës dhe gërmës se ligjit themelor të vendit” ka theksuar zëdhënësja e PD-së.

Ajo ka shtuar se PD-ja nuk pranon asnjë ultimatum dhe aq më tepër deklaratat e zotit Rama se ai nuk do të pranojë kandidat për president nga Partia Demokratike sepse në logjikë dhe mëndësinë e bllokmenëve të rinjë, demokratët janë armiqë të sojit të tyre.

Mario Borghezio gjatë një interviste në radion Radio24 ka fyer shqiptarët
Eurodeputeti italian, Mario Borghezio gjatë një interviste në radion Radio24 ka fyer shqiptarët duke ngjallur njëkohësisht reagime të shumta. Në programin “La Zanzara”i Giuseppe Cruciani, të datës 12 maj, ai shpreht se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, nëse i heq banorët.

Eurodeputeti i cili jo pak herë ka shprehur mendimet e tij raciste na konsideron si vend i botës së tretë ku gratë punojnë shumë ndërsa burrat rrinë kot, “Non fanno un cazzo” sipas tij.

Duke marrë shkas nga diplomimi i Renzo Bossi-t në Shqipëri dhe i nxitur nga drejtuesi i emisionit, Giuseppe Cruciani, që e nis bisedën me Borghezion duke i kujtuar ironinë e publikut me batutën e famshme të Legës të kthyer në “Lega tiene … Durazzo” pas diplomës shqiptare të Troftës, Borghezio shpërthen duke u shprehur: “Nuk është e vërtetë, lajmi u përgënjeshtrua. Asnjë prej nesh nuk frekuenton Shqipërinë, që po t’i heqësh banorët është një vend i mrekullueshëm. Mbi shqiptarët secili ka mendimin e vet, unë kam një mendim timin….Ato pak herë që kam qenë në Shqipëri sipërmarrësit italianë atje më kanë thënë se ishin shumë të kënaqur nga gratë shqiptare që punojnë shumë, ndërsa burrat nuk bëjnë asgjë, rrinë gjithë ditën në kafene duke pirë nargjile, janë kushërinj të afërt të arabëve… Po të shkosh në Tiranë do shohësh që gratë punojnë rëndshëm ndërsa burrat “Non fanno un cazzo”.

Nga studio një i ftuar tjetër thotë “Bossi edhe mund të përgënjeshtrojë por fakti është që ajo diplomë ekziston, që dekani i universitetit thotë se ia kanë lëshuar Renzos?”

Por Borghezio merr flakë: “E kush e thotë dekani i një universiteti në Tiranë? Shqipëria ka qenë edhe koloni e Serenissimas, por sot është ajo që është, ka administratën që ka. Nuk them ta fshijmë nga faqja e dheut, është një vend i botës së tretë që duhet ndihmuar…Shqipëria nuk bën pjesë në komunitetin europian, ndonjëri dëshiron t’i fusë, por ne jo! Fatmirësisht shqiptarët nuk vijnë më në Itali, kanë kuptuar që janë më mirë atje ku janë, se te ne me qeverinë Monti. E sidoqoftë “nuk thashë asnjëherë që shqiptarët janë k*** kandari”.

Jeta në vetmi e nënës së një dëshmori
Ka natë që nuk shtie gjumë në sy. Dikur e kishte shtëpinë plot, djem, nipa e mbesa. Tani më nuk e ka askë pranë vetes. Jeton vetëm, në një shtëpi të vjetër, në Abri të Poshtme të Skënderajt, me 40 euro pension pleqërie. Xhemile Zeka, një grua që ka mbushur 72 vjet, i kujton me shumë mall tre djemtë e vet, të cilët dikur ishin krenaria e saj, ndërkohë që asnjëherë nuk i kishte shkuar ndërmend se do ta ketë fatin aq të keq, sa që në vitet e shtyera do të mbetet fillikat vetëm.

“Ka natë që nuk shtie gjumë në sy. Flas me djemtë e mi, vetmevete. I qes përpara fotografitë e tyne dhe flas me ta. Edhe flas edhe qaj, derisa të lodhna. Ky është fati im”, thotë ajo, derisa nuk i ndanë sytë nga fotografia e djalit të saj, Bajramit, ish-luftëtar i UÇK-së, tani dëshmor.

Vdekja e djalit, Halilit, në Kroaci

“I pata tre djem, Halilin, Bajramin dhe Bahtirin. Burri më pat vdekur herët, kështu që unë i rrita ata. Halili shkoi në Kroaci, u martua atje me një kroate. Shkoi atje për me punu, për me e nimu shpinë, sepse nuk kishim, ishim fukara. Halili ka vdekur atje, edhe eshtrat e tij pushojnë atje diku. E ka lënë një djalë.

Edhe gruaja e tij kroate ka vdekur. Vetëm djali i Halilit, nipi jem, është diku atje. Ai nuk di me folë shqip, edhe nuk vjen kurrë. Ndoshta edhe kish me ardhë, po unë nuk po di as qysh me e gjetë. Më kanë me më nimu dikush, po nuk ka as kush më nimon. Xhemilja thotë se kishte hjekë shumë për t’i rritur fëmijët e saj.

“I kam rritë këta djem me copa buke, besa edhe çikat i kam rritë qashtu. E Halili, kur shkoi në Kroaci me punu, na e dha krahun, besa goxha mirë i bamë punët. Edhe unë isha e fortë, por nuk po dalke kurrë qysh menon njeri. Shumë kisha pas qef me kanë me e varros Halilin në Abri, në varre tona.

Bile kisha pas ku me shku, edhe me kajt nashta ngat varrit të tij. Kështu qysh është qitash, sikurse mos me e pas këtë djalë hiq. I hupun ma. Nuk di as ku me e gjetë varrin e tij, se isha shku, i kisha ra qysh kisha mujt, e pa shku s’e kisha lanë kurrë. Besa tash jam plakë, ma nuk po muj as me dalë te dera”, qan hallin e vet plaka.

Rënia dëshmor e djalit, Bajramit

Por, Xhemilja nuk mund të përmbahet, kur zë në gojë djalin tjetër të saj, Bajramin, luftëtar i UÇK-së, tani dëshmor. Qan edhe më zë, kur i kujton pamjet rrëqethëse të djalit të saj, të mbuluar me gjak. Nga oborri i shtëpisë së saj e shikon vendin e rëniës heroike të Bajramit.

“Qe, te ai gardhi atje u vra Bajrami. Kur më thane se u vra, gati vdiqa edhe unë. U rrotullua krejt rreth meje. Gjithçka u bë zi. Bërtita sa munda, nuk doja të besoja se u vra djali im. Një djal trim, i cili nuk priti as edhe një minutë për ta kapur pushken. Vetëm ai më pat mbetë në shpi, punonte shumë, edhe idaren na e siguronte. Shkova dhe e gjeta të shtrirë për dhe, pa shpirt”, kujton ajo ditën kur ra dëshmor djali Bajrami.

Djali i tretë i Xhemiles, Bahtiri, ishte tretur diku në Amerikë, edhe ai në kërkim të një idareje për familjen e vet. Lidhjet me shtëpinë i ishin këputur deri pas lufte.

“Bahtiri shkoi në Amerikë, nuk e di as qysh ka shku atje. Por me të lidhja na hupi, por pasi ishte Bajrami, ai kujdesej për neve, për mua dhe për fëmijët e vet. Halili punonte në Kroaci, edhe ai me gruan e vet kroate e me djalin e vet. Isha e lumtur veç kur e dijsha se janë shnosh.

Shpinë ma mbushi me fëmijë Bajrami. Tre fëmijë sikurse drita. Edhe idare kishim, por ra lufta e më la pa askend. Unë kam nipa e mbesa, po nuk janë me mu, kanë shkuar te tanë, më lanë vetëm në këtë shtëpi, e cila veç sa nuk është rrëzu. Nganjëherë vjen një motër edhe rri me mue. Por kërkush nuk më ka faj bre loke, kështu është shkru”, sikur pajtohet me fatin e saj të keq, Xhemilja.

Vdekja tragjike e nipit, Argjentit, në Amerikë

Gjendjen edhe ashtu të rëndë shpirtërore të Xhemiles, e kishte rënduar lajmi që i kishte ardhur nga Amerika, për vdekjen tragjike të nipit të saj, Argjentit.

“Majsha ymyd që djali i Bahtirit, Argjenti, të kthehej nga Amerika, e të vijë e të jetojë me mu. Unë nuk kisha nie kurrë kurrgja për Bahtirin prej se ishte shku në Amerikë, edhe pse kam vetë gjithkah për ta.

Nuk kam lanë vend pa vetë, por kërkush nuk dijke me më kallxu kurgja. Një ditë, para dy vjetëve, erdhen do njerëz edhe me thanë se një nip i yti ka ba ndeshje edhe se ka vdekë në vend. Po ku, i veta, se unë menojsha për këtë djalin e Halilit që është në Kroaci. Jo more, më thanë, në Amerikë, Argjent e ka emnin. Mbeta e shtangun në vend. As nuk dijsha çka me iu thanë.

Gjithçka m’u zi në kry, thashë me vete mos po më rrejnë këta. Ju thashë ecni se nuk është e vërtetë, por ata bënin be, se po e thoshin të vërtetën”, kujton ajo, “ditën më të zezë”, si thotë, në jetën e saj. “Boll m’u ka dhimtë Bajrami, po lajmi për vdekjen e Argjentit më këputi krejt. Iu luta Zotit që të ma merr edhe mu shpirtin, se ma nuk muj me duru. Bile të kish me u nalë me kaq, po gjithë po tutna mos po më gjen edhe najsen, ndonjë e keqe, nipave e mbesave që i kam”, shprehet me frikë Xhemilja.

Ajo mban shpresën dhe beson se të paktën është gjallë djali Bahtiri, për të cilin, siç thotë, nuk di gjë, sepse nuk i thotë askush asgjë për të.

“Bahtiri që është gjallë, pa ardhë nuk e len në shpi. Nuk më len vetëm ai, veç sa të merr vesh që kam ardhë deri në këtë ditë”, mban shpresën ajo.

Jeta në vetmi, sikurse në ferr

Pas përfundimit të luftës, Xhemilja kishte mbetur në shtëpi vetem me gruan e djalit Bajramit dhe me tre fëmijët e tij, dy djem dhe një vajzë. Jetoj një kohë me ta dhe, siç thotë, ndihej e lumtur dhe i bëhej zemra mal, kur i shihte fëmijët e djalit që rriteshin në vendin e çliruar edhe me gjakun e djalit të saj, Bajramit.

“Kur i pasha me bahej zemra mal. Thosha me vete, ruajmi o Zot këta fëmijë. Dy djemt e Bajramit i ngjajnë krejt atij. Edhe në shkollë shkojshin. Na u bajshim idare me pensionin e djalit edhe unë i marrsha paret e penzisë, veç mirë ishte. Por një ditë, nusja e djalit tha se do të shkojë në sheher, në Skënderaj, me jetu atje me fëmijët, ma ngat shkollës, besa thojke ndoshta ia japin edhe një banesë. Më shkurt, ajo dul prej shpije bashkë me fëmijët, e unë mbeta krejt vetëm”, tregon ajo.

Largimi i resë dhe nipave e mbesës nga shtëpia ia kishin rrënuar të gjitha ëndrrat për një jetë të përbashkët me ata që i donte më së shumti në botë.

“Nipat e mbesat a, nuk e du askë në botë sikurse ata.

Ma shumë i kam dashtë ata se djemt e çikat e mija. Edhe i du. As reja jeme nuk është e keqe, po edhe ajo e ka zor me fëmijë, e pa i nimu kërkush kurrë”, sikur e arsyeton Xhemilja nusen e djalit të tij, Bajramit, pse ajo me fëmijët kishte lënë shtëpinë në Abri dhe kishte shkuar në Skënderaj, në kërkim të një jete më të mirë. “Paguan qire ajo, i ka paret se e merr rrogën e djalit, i dalin boll”, siguron plaka. Ajo përserit vazhdimisht se e ka përcjellë fati i keq dhe se nuk i ka faj askush, ndonëse kërkon që të ndihmohet nga institucionet e shtetit.

“Veç nja po du me iu thanë, xhehnemi nuk është ndryshe, veç kështu qysh po rrnoj unë. Kjo vetmia po të hanke për se gjalli. Nuk e kam fort gat as unë. More qysh nuk diça kur më shkeli kerri, po më shpetun do kojshi që me dërgun te mjeku”, rrëfen Xhemilja, edhe për një fatkeqësi në komunikacion që i kishte ndodhur.

Duhet me u dhënë diçka edhe nënave të dëshmorëve

Xhemilja nuk pajtohet kursesi që vetëm gratë e dëshmorëve t’i gëzojnë pensionet. Sipas saj, nënat janë ato që i kanë lindur dhe që i kanë rritur ata që i dolën zot vatanit.

“Po edhe neve duhet me na ndihmu, duhet me na dhanë diçka, se na i kemi lindë edhe i kemi rritë këta djem. Vallahi as shtetit nuk është shtet, kur nuk na nimon. Në luftë krejt punët i bajshum na, edhe bukë iu jepshim ushtarëve.

Shkojsha nëpër shkie, bile nuk m’u tremke syni, e marrsha çka na vyjke për idare. Janë vra shumë gra, se shkiet nuk kanë zgjedhë, kanë vra kënd kanë mujt, veç kush ka pas ymer u pshtu. Krejt për këto hjeka, po edhe për ata që jemi nëna të dëshmorëve, duhet edhe neve me na taku diçka”, shpreh mendimin e saj, Xhemilja.

Por, Xhemilja vë në pah edhe faktin se familja e saj nuk është ndihmuar me asgjë nga institucionet e pushtetit. “Një kulm të shpisë na e kanë dhanë, kurgja tjetër. Shpi të re nuk na ndërtun, po çka me ba, kështu u shkru, me dhanë shpirt qitu vetëm, kur të më vjen vakti. Unë jam lut shumë herë me dekë, po Zoti nuk ta çon dekën pa ardhë vakti”, shprehet Xhemilja, e cila kurajohet me faktin se nipat dhe mbesat i ka mirë dhe se ata, ndonëse rrallë, i vijnë për ta parë.

“Rrallë vijnë, por kur vijnë më zgjatet jeta. Djali i madh i Bajramit i ka ba 15 vjet. Sikur t’i kisha pas këtu afër vetes, vetëm deri sa të jam gjallë”, përfundon me dëshirën e saj të fundit, Xhemile Zeka.Kajtaz Gecaj /ZERI/

Presidenti, Rama: Berisha po tenton të blejë deputetët e PS-së
Kryetari i PS-së Edi Rama ka akuzuar sot kryeministrin Berisha se ka kërkuar të blejë vota të deputetëve për kandidaturën për president. Duke folur në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama ka theksuar se kryeministri ka theksuar se mazhoranca nuk po bën asnjë tentativë për të bashkëpunuar me opozitën për të zgjedhur në president konsensual.

“Jemi vënë para ofertës së kryeministrit për të dhënë votën e tyre për kandidaturën e postit të presidentit. Ka ndodhur dhe në 2007 do të ndodhë përsëri kështu deri kur kryeministri të ketë nevojë për vota që nuk i ka deri në ditën e fundit të qëndrimit të tij në atë karrige aq më tepër që sot ka nisur numërimi mbrapsht i orës së pushtetit të tij të vjetër për të vjedhur Shqipërinë. Nuk përbën fakt për tu çuditur por për të ndarë me të gjithë socialistët dhe opinionin ndërkombëtar shqetësimin se pala tjetër nuk po shfaq asnjë shenjë vullneti për të vënë interesat e vendit mbi interesat e saj “ tha Rama.

Ai ka theksuar se PS-ja nuk do të pranojë asnjë kandidat për postin e kreut të shtetit të dalë nga radhët e partisë Demokratike.  “Ne duan një president konsensual. Duam një president që të mishërojë unitetin kombëtar. Duam një president që t`i japë një hov të fuqishëm në rrugën për provimin e vjeshtës në Bruksel. Duam një president të paanshëm për zgjedhjet e ardhshme dhe nuk pranojmë asnjë kanadiat nga PD-ja sepse nuk duam thjesht një president që të jetë nxjerrë nga barku i oborri të Saliut. Ne duam t`i përçojmë një mesazh shqiptarëve: Duam një president për të gjithë ju për këtë komunikojmë me çdo forcë politike dhe për këtë do të mundohemi deri në përfundim të këtij procesi kushtetues.” ka theksuar Rama.

Kryesocialisti Rama ka theksuar më tej se opozita është e gatshme të diskutojë me çdo forcë politike në lidhje me zgjedhjen e presidentit ndërsa shtoi se nuk sheh asnjë vullnet politik nga mazhoranca në lidhje me këtë çështje. “Ne kemi komunikuar me çdo palë që është e gatshme të komunikojë. Kemi hapur një komunikim me LSI-në, kemi pasur komunikim me PDIU-në do të vazhdojmë të komunikojmë me çdo parti dhe presim të komunikojmë edhe me PD-në dhe me faktorët e tjerë në parlament si PR dhe PBDNJ-i.

Shqipërisë i duhen parti politike të cilat janë në gjendje të ndajnë interesat e palëve nga interest e të gjithë shqiptarëve dhe anëtarësimin në BE” theksoi Rama.

Rama gjithashtu ka kërkuar përfundimin e reformës zgjedhore përpara se të nisin procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

“Kërkojmë që kjo reformë së bashku me atë parlamentare dhe me nismën për heqjen dhe kufizimin e imunitetit të votehet përpara zgjedhjes së presidentit. Kemi punuar me të gjitha gjetjet dhe rekomandimet e OSBE-së dhe duhet ti falenderoj edhe ekspertët e OSBE-së që kanë asistuar në punën e komisionit. Problem kryesor të shprehur edhe në gjetjen e raportit janë të përmbledhura në 5 pika: listat, identifikimi, numërimi votave administrimi dhe ankimimi” shtoi Rama.

Rama i është përgjigjur edhe deklaratave të kryeministrit Berisha përsa i përket reformës zgjedhore duke theksuar se PS-ja është e hapur dhe beson që edhe këtu zgjidhja është në tavolinë.

“Ka një angazhim politik të të gjitha palëve dhe kryetarëve të partive për të diskutuar mbi mundësinë e korrektimit të sistemit në funksion të një barazie më të arsyeshme të votës dhe të përmbushjes së kërkesës legjitime dhe të partive të vogla. Jemi gati për diskutim, por theksoj, ky është diskutim për të cilin ka kohë, kohë nuk ka për përmbylljen e paketës së rregullave për zgjedhjet e ardhshme në një kod që është lehtësisht i përmbyllshëm si draft pa tejkaluar afatet. Më vjen keq për fjalen e kryeministrit dje, të pavërtetat, sajesa, shpotira, muhabet pazari lidhur me një cështje që është problem i mbarë vendit, problem që duhet zgjidhur me maksimumin e përgjegjësisë ndaj vendit. Fajësimi i opozitës nuk na bën përshtypje, por na shqetëson se bie ndesh me cka duhet vendit. Sot për politikën shqiptare vlen si rrallë herë shprehja e popullit “koha është flori” shtoi Rama.

Tv Koha, intervistë me kryetarin e LQSHA Joseph Dioguardi
Ish Senatori Amerikan dhe kryetari i Ligës qytetare shqiptaro-Amerikane Joseph Dioguardi, në një intervistë të dhënë për Televizioni Koha në Tetovë thotë se nëse shqiptarët duan të jenë të mençur, duhet ta shohin historinë, që të shohin se si popujt tjetër që kanë qenë të shtypur, ia kanë arritur qëllimit të tyre.

“Por kjo duhet bërë pa dhunë. Dhe nuk duhet feja të bëhet problem. Problemi është tek të drejtat e njeriut. Dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni shkilen për çdo ditë – të drejtat e tyre njerëzore, qytetare, politike, ekonomike shkilen për çdo ditë nga qeveria maqedonase dhe partia shqiptare që është pjesë e kësaj qeverie. Mendimi im është se qeveria sllave e Maqedonisë është treguar shumë e mençur në këtë rast, duke i nxitur në njëfarë mënyre fundamentalistët islamikë, që unë nuk e di se kush janë, bile mund të mos jenë edhe shqiptarë që të futen në këto demonstrata, që të duket sikur shqiptarët nuk kanë legjitimet, si grup demokratik dhe si një pakicë shumë, shumë e madhe në Maqedoni, pa të drejtën e tyre. Duhet ta luftojmë këtë gjë, duke e thënë të vërtetën. E vërteta është se ka pothuajse 40 përqind ndoshta 35 përqind shqiptarë, në fakt nuk e dijmë se sa janë për shkak se regjistrimi asnjëherë nuk është mbikëqyrur nga autoritet përkatëse ndërkombëtare, kështu që nuk e dijmë saktë se sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni. Po edhe sikur të jenë një e treta, 33 përqind shihni se sa shqiptarë janë të punësuar në institucionet shtetërore, më pak se 10 përqind. Kur unë isha atje, në vitin 1992, kishte më pak se 2 përqind të punësuar.Njerëzit duhet të besojnë në Zot ashtu siç dëshirojnë, por tani feja islame shfrytëzohet kundër shqiptarëve, për shkak të veprave mizore të vehabistëve nga Arabia Saudite, që erdhën këtu për t’i sulmuar kullat binjake më 11 shtator 2001.” deklaroi kryetari i LQSHA.

Ai thotë se Marrëveshja e Ohërit nuk është implementuar.

“Pra e dijmë se Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar dhe duket sikur sllavo maqedonasit nuk e kanë ndërmend ta implementojnë atë. Ata duan t’i largojnë shqiptarët prej trojeve të tyre, ashtu siç u përpoq Millosheviqi në Kosovë. Ata e dijnë se nuk do ta kenë një mundësi të tillë, sepse shqiptarët nuk do t’i lënë trojet e tyre, prandaj do të përpiqen t’i asimilojnë ata”, thotë Dioguardi në intervistën e tij të dhënë për televizionin lokal Tv KOHA në Tetovë.

Ai thotë se shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm se kjo është një truk që përdoret nga të gjithë sllavët dhe grekët, me kishat e tyre ortodokse, që t’i bëjnë muslimanët të duken si tradhëtarë dhe fundamentalistë që punojnë kundër demokracisë. Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni duhet të protestojnë me simbolet e tyre kombëtare.

” Pra, është me rëndësi për shqiptarët që të dalin në rrugë me flamuj kombëtarë, me flamurin e SHBA-ve, dhe duhet të brohorisin, ashtu siç bënë në Kosovë, USA, USA, USA, dhe duhet ta mbajnë simbolin kombëtar, kësulën e bardhë. Pse jo. Le ta dijnë njerëzit se ata janë shqiptarë, e jo vehabistë nga Arabia Saudite. Poashtu nuk duhet të ketë dhunë. Mos harroni se si Martin Luter Kingu i fitoi të drejat për afro-amerikanët në SHBA, duke filluar në vitin 1955, me të drejtën e votimit. E bëri këtë pa dhunë. Nëse ata duan t’ju rrahin, leni t’ju rrahin. Mos ua ktheni, për shkak se pastaj këtë gjë do ta përdorin kundër jush. Ata kanë ushtrinë, shtetin ndërsa shqiptarët nuk i kanë këto. Disa njerëz do të vuajnë, por kjo duhet të bëhet duke mos përdorur aspak dhunë”, thotë ish sentarori amerikan Dioguardi, njëri prej lobistëve më të mëdhenj të çështjes shqiptare në SHBA.

Ai në këtë intervistë ka akuzuar edhe politikanët shqiptarë të maqedonisë se bëjnë shumë kompromise me qeverinë.Intervistën e plotë do të mund ta ndiqni pas përfundimit të edicionit të lajmeve të orës 21.00

Loading
NextPrevious

Picture 1 of 6

Ismail Kadare S’pranoj të bëhem president
TIRANË- Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, u takua dje me shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare. Arvizu dhe Kadare kanë pirë një kafe, dje, në orën 11:00, të paradites, në një nga lokalet në periferi të Tiranës, gati përballë rezidencës amerikane.

Takimi vjen në kohën kur në Shqipëri është duke u diskutuar për gjetjen e një kandidati të përshtatshëm për këtë post dhe ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu është angazhuar mjaft në këtë proces. Por, nga ana e tij, shkrimtari Kadare, i cili është lakuar disa herë si personi që mund të ishte më i përshtatshmi për të përfaqësuar unitetin popullor, mohon që edhe këtë herë të pranojë kandidimin për president, në një intervistë për Gazeta Shqiptare. I pyetur në lidhje me një propozim të mundshëm për president, shkrimtari i madh shprehet “Nuk mund të bëhem pjesë në këtë çështje”.

Priten protesta tjera Maqedoni !
Tӫ premtӫn (11.05.2012)  ora 13.30 organizohen protestӫ kundӫr malltretimeve qӫ iu bӫhen shqiptarӫve nӫ Maqedoni .Protestat do tӫ mbahen nӫ cdo shesh tӫ qyteteve Shqiptare, duke filluar nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra dhe Struga. Organizatorӫ janӫ vetӫ populli, pa prapavija politike. Tӫ lodhur nga gӫnjeshtrat dhe manipulimet e partive politike, vendosӫm qӫ protestat t`i bӫjmӫ pa pӫrkrahjen e asnjӫrӫs parti. Mӫ nӫ fund tӫ pamfletӫs sӫ pӫrshkruar vazhdon komenti me : Nӫse mendon se nuk dӫshiron tӫ dalӫsh, atӫhere pyete veten. Si do tӫ ishte situata…