Ditari.com » Opinion

Bardhyl Mamuti letër të hapur Ali Ahmetit
ka shkruar një letër të hapur kreut të BDI-së, Ali Ahmetit pas deklarimit të tij të fundit lidhur me ngjarjet në Maqedoni, vrasjen e pesëfishtë, arrestimet dhe premtimin e tij për garanci për proces të drejtë gjyqësor.

Më poshtë vijon letra e plotë e BDSH-së:

Ju, Zoti Ahmeti, ish Komandat i Përgjithshëm i ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në të gjitha fushatat njëpasnjëshme elektorale për pushtetin maqedonas, në cilësinë e Kryetarit të BDI-së “garantove se asnjë person i pafajshëm nuk do të pësojë nga proceset gjyqësore”… Madje fjala “GARANCI” dhe motoja “NE E MBAMË FJALËN!” përbënin shtyllat e propagandës të partisë që udhëhiqni Ju!

Përkundër “garancive” që dhatë gjatë fushatave elektorale dhe ligjit për amnisti, mbi 2000 ish ushtarë të ish UÇK-së janë torturuar në hetuesinë e shtetit maqedonas, për të pranuar veprat penale të cilat nuk i kanë kryer! E Ju ishit në koalicionet e njëpasnjëshme qeveritare në Maqedoni!

Përkundër “garancive” që dhatë, qindra ish ushtarë të ish UÇK –së janë dënuar me dënime të rënda ndërsa dhjetëra të tjerë me burgim të përjetshëm! Të gjithë të akuzuar “për vepra kriminale” të cilat nuk i kanë kryer por janë detyruar përmes  torturave çnjerëzore të pranojnë fajësinë apo të ngarkojnë të tjerët për fajet që nuk i kanë bërë! E Ju ishit në koalicionet e njëpasnjëshme qeveritare në Maqedoni!

Ju, Zoti Ahmeti,  keni qenë në dijeni të plotë për të gjitha rastet! Dhe sa ishe në pushtet Ju heshtnit Zoti Ahmeti!

Përkundër fakteve dhe dëshmive të shumta për pafajësinë e të dënuarve për «Rastin Sopoti 1»

në vend të lirimit të tyre dhe mbajtjes së fjalës elektorale, gjatë bashkëqeverisjes suaj me VMRO-në u konstruktua edhe «Sopoti 2»!

Ju heshtët edhe kur Ramadan Bajrami deklaroi publikisht se dëshmitë e tij ishin konstruktuar nën tortura dhe presion të tmerrshëm!

Ju heshtët edhe kur ish ambasadori amerikan, z. Bigman deklaroi se hetimet e NATO-s kishin sjellë konkluzione se të dyshuarit ishin të pafajshëm!

Ju heshtët edhe kur ish Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, V. Buçkovski, deklaroi se shqiptarët jo vetëm në Maqedoni por në tërë rajonin e konsiderojnë NATO-n, dhe në veçanti SHBA-të si aleat të tyre dhe se prapa vendosjes së minës në fshatin Sopot mund të qëndrojnë shërbimet sekrete serbe!

Ju heshtët edhe pse e dinit se shqiptarë të pafajshëm, të torturuar barbarisht, vuajnë padrejtësisht dënimet me burg.

Ju, Zoti Ahmeti, kur jeni në pushtet heshtni! Vetëm në fushata elektorale, kur duhet të kërkohet vota e popullit Ju jeni shumë të zëshëm!

Ju ishit shumë të zëshëm edhe për Masakrën e Brodecit! Sepse nuk ishit në pushtet! Ju e dënuat dhunën e ushtruar ndaj fshatarëve të pafajshëm të fshatit Brodec dhe fushatën elektorale e artikuluat me premtimet se do t’i lironi të gjithë të burgosurit e pafajshëm shqiptarë!

Sapo erdhët në pushtet ndërruat diskursin! Ju publikisht garantuat nga pozita e Qeverisë së Maqedonisë se do të sigurohen procese të drejta gjyqësore të drejta dhe se asnjë person i pafajshëm nuk do të pësojë nga ky proces!

Asnjë shqiptar i arrestuar në fshatin Brodec nuk u lirua dhe qytetarët e arrestuar u dënuan me 190 vjet burg të rëndë! Ju heshtët dhe nuk e ngritët zërin!

Nga pozita e Qeverisë së Maqedonisë Ju garantuat se do të sigurohen procese të drejta gjyqësore të drejta dhe se asnjë person i pafajshëm nuk do të pësojë edhe në rastin e montuar gjyqësor kundër tre ish ushtarëve të ish UÇK-së, Ismail Aqemi, Bashkim Bajrami dhe njërit nga udhëheqësit e luftës, z. Harun Aliu (Komandant Kushtrimi)!

Ju heshtët kur u dënuan me burg të përjetshëm ! Ju heshtët sepse ishit pjesë e pushtetit!

Ju heshtët edhe kur Qeveria e Maqedonisë ekzekutoi në formën mafioze veprimtarët e shquar  të çështjes kombëtare Harun Aliu, Shaban Zenuni, Qemajl Fejzullahu dhe Xhafer Shala!

Ju heshtët sepse ishit pjesë e Qeverisë së Maqedonisë!

Ju, Zoti Ahmeti, heshtët edhe kur zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski arsyetoi policin maqedonas, Jakim Triunfovskin, se gjoja kishte vrarë nga pozitat e vetëmbrojtjes dy të rinj shqiptar Besnik Shehapin (26) dhe Imran Mehmedin (30) në Gostivar !

Ju heshtët edhe kur Ministria e Brendshme e qeverisë suaj, Gordana Jankullovska, deklaroi se « Deklarata e Kotevskit është nxjerrë nga konteksti dhe është interpretuar gabimisht !

Ju heshtët plot dy javëve edhe pse opinion publik shqiptar dhe më gjerë u revoltua nga aksioni i Monstrumëve të Qeverisë suaj që  terrorizoi popullsinë shqiptare dhe arrestimi i njerëzve të pafajshëm!

Revolta që shkaktoi deklarata e Ministres së Brendshme të qeverisë suaj, Gordana Jankullovska, e cila në cilësinë e hetueses, e polices që arreston, e prokurores që ngre aktakuzë dhe e gjyqtares që dënon lidhur me “ radikalistët islamik” që kanë luftuar edhe kundër NATO-s ju detyroi të prononcoheni pas dy javësh! Dhe si???

Në intervistën ekskluzive për televizionin shtetëror  MTV 2, Ju, Zoti Ahmeti, deklaruat se “ishit informuar nga partnerët e koalicionit se deklarata e Jankullovskës ishte nxjerrë nga konteksti…! dhe garantuat se asnjë i pafajshëm nuk do të pësojë në këtë proces gjyqësor ”

Deklarata Juaj për shfajësimin e Jankullovskës është neveritëse! Por ajo që është e rrezikshme në deklaratën tuaj lidhet me përgatitjen e terrenit që shqiptarët të cilët do të dënohen në këtë proces të montuar gjyqësor të pranohen nga opinioni publik si «fajtor»!

Zoti Ahmeti! Ju e dini fare mirë se përkundër faktit që Maqedonia ka nënshkruar dhe ratifikuar  me 12 dhjetor 1994 «Konventën kundër torturës, veprimeve dhe dënimeve mizore, trajtimeve çnjerëzore dhe poshtëruese» realiteti dëshmon të kundërtën: shqiptarët rrihen, poshtërohen, çnjerëzohen, maltretohen, torturohen, dënohen, vriten dhe masakrohen me bekimin e autoriteteve politike të Shkupit!

Zoti Ahmeti! Ju e dini fare mirë se edhe në këto momente kur lexoni këtë letër të hapur hetuesia e Qeverisë së Maqedonisë torturon shqiptarët për t’i detyruar të pranojnë veprat që nuk i kanë bërë!

Opinionit publik shqiptar i kujtohet fare mirë kur në Emisionin «Rruga Drejtë» të TV Alsat-M deklaruat se “ Ja kemi dhënë fjalën Nikolla Gruevskit se nuk do t’i hapim këto çështje dhe ne nuk mund të bëhemi të pafytyrë me te!”

Po, Zoti Ahmeti! Këtu e keni dëshmuar veten! Je e mbani fjalën dhe nuk jeni të pafytyrë me ata që shtypin shqiptarët! Po me çfarë fytyre do të dilni të kërkoni edhe një herë mandatit e popullit shqiptar!

Zoti Ahmeti! Është momenti i fundit që të lëshoni Qeverinë antishqiptare të Maqedonisë dhe të bashkohemi të gjithë përreth një platforme të mirëfilltë për realizimin e të drejtave legjitime të shqiptarëve në Maqedoni! Të bashkohemi siç kërkuan ish-kongresmeni amerikan Joseph DioGuardi Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane,  Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe të gjitha shoqatat shqiptare në shtetet e demokracive perëndimore!

Vetëm një bashkim i përgjithshëm rreth një platforme unike do të hapte perspektivën për përfundimin e dhunës dhe heqjen e diskriminimit racial që regjimi terrorist i Maqedonisë ushtron ndaj shqiptarëve! (INA)

NATO: Shqiptarët 40 për qind në Maqedoni
“Pjesa perëndimore e vendit ku jetojnë shumica e shqiptarëve etnik është pjesa më e populluar me përafërsisht 40 për qind të popullsisë në tërësi”, thuhet faqen zyrtare të Samitit të Chikagos.

Në ueb faqe zyrtare të Samitit të NATO-s i cili do të mbahet në Chicago të SHBA-ve në profilin ku flitet për IRJM-në theksohet se, që nga regjistrimi i fundit i mbajtur në vitin 2002 është trefishuar numri i shqiptarëve në këtë shtet, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, popullsia e IRJM-së është rritur në mënyrë konstante, rritja më e madhe ka ndodhur tek Komuniteti Etnik Shqiptar. Nga vitit 1953 me kalimin e kohës nga censusi më i fundit zyrtar i mbajtur në vitin 2002 , përqindja e shqiptarëve të cilët jetojnë në këtë shtet është rritur trefish. Pjesa perëndimore e vendit ku jetojnë shumica e shqiptarëve etnik është pjesa më e populluar me përafërsishtë 40 për qind të popullsisë në tërësi”, thuhet në ueb faqen zyrtare të Samitit të Chikagos. (INA)

PD: Rama po kërcënon shqiptarët me bojkotin e parlamentit
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kreut të Partisë Socialiste Edi Rama se kryeministri po bën shurdhin lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit.  Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e PD-së ka theksuar se kreu i PS-së Rama po kërcënon shqiptarët se, ai do të rikthehet tek politika e bllokimit nëpërmjet bojkotit të parlamentit në procesin e zgjedhjes së Presidentit.

“Zoti Rama në një seri deklaratash ultimative shprehet se ai do të bojkotojë parlamentin për të bllokuar sërisht siç bëri dy vjet me rradhë procesin e integrimit pasi ai nuk pranon kandidaturë për president nga Partia Demokratike, nuk pranon rekomandimet e ODHIR për procesin e votimit dhe kërkon që kryetarin e KQZ-së ta përzgjedhë me Ombudsmenin e tij” thekson PD-ja.  Më tej në deklaratën e saj, Partia Demokratike thekson se vlerëson angazhimin e opozitës në reformën zgjedhore dhe votimin në Parlament të kodeve dhe ligjeve, që prej dy vitesh, mbaheshin peng politik në Parlament dhe nuk votoheshin nga opozita, vetëm e vetëm, për të bllokuar statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.

“Partia Demokratike i deklaron edhe një herë z. Rama se ajo mbetet e vendosur dhe e hapur të bashkëpunojë në parlament me opozitën për zbatimin e rekomandimeve të ODHIR per zgjedhjet, si dhe është e gatshme të nisë në afatin kushtetues negociatat per zgjedhjen e Kreut të shtetit në respekt të plotë të frymës dhe gërmës se ligjit themelor të vendit” ka theksuar zëdhënësja e PD-së.

Ajo ka shtuar se PD-ja nuk pranon asnjë ultimatum dhe aq më tepër deklaratat e zotit Rama se ai nuk do të pranojë kandidat për president nga Partia Demokratike sepse në logjikë dhe mëndësinë e bllokmenëve të rinjë, demokratët janë armiqë të sojit të tyre.

Zeadin Sela: zoti Tahir Hani, Ju halucinoni! (VIDEO)
Fjalimi i Deputetit te PDSH-se z.Zeadin Sela 15.5.2012:

“zoti Tahir Hani, kur ishit deputet thuajshe se qytetaret nuk duan te perdorin gjuhen shqipe sepse jane mesuar me shabllone. Pse ju me kete propozim-ligj nuk keni parapare qe te perdoret gjuha shqipe ne keto propozimet e reja te Ministrise se Transportit…”

“zoti Hani ju ne 100 diteshin e pare te qeverise e paraqitet si te arritur ndertimin e hekurudhes Kërçove-Struge, askund nuk eshte ajo linje. Akoma me shume me len pershtypje kur thoni linja Kërçove-Lin (Shqiperi). Ku e shiqoni kete linje hekurudhore Kërçove-Lin (Shqiperi)??? Une perditë kaloj ne ate rruge dhe askund nuk shoh qe keni ndertuar dicka. Me duket qe ju halucinon per kete, dhe ne mjekesi halucinacioni diagnostifikohet si karakteristike e shizofrenise”. <object width="640" height="400"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/_4OUh0YjkoY?fs=1&hl=en_US"></param><param name="allowFullScreen" value="true"></param><param name="allowscriptaccess" value="always"></param><embed src="http://www.youtube.com/v/_4OUh0YjkoY?fs=1&hl=en_US" type="application/x-shockwave-flash" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" width="640" height="400"></embed></object>

Kosovë- Kërkohet heqja e status quos
në tremujorin e fundit në Kosovë, ka marrë vlerësime të mira në OKB, nga kreu i misionit të Organizatës në Kosovë, Farid Zarif, derisa organizimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë më 6 maj, pa u shënuar ndonjë incident është përshëndetur nga shumica e anëtarëve të këtij organizmi.

Farid Zarif tha se megjithatë, në raport ka edhe trende negative, përfshirë problemet e sigurisë dhe ato kriminale në zonat e përziera, siç është veriu i Kosovës. Ai ka thënë se “status quoja nuk është e qëndrueshme”.

“Unë gjithashtu vazhdoj të theksoj se përpjekjet e përbashkëta për çështjet që janë themelore për ripajtimin dhe për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë në tërë Kosovën, nuk duhet të zbehen. Këtu përfshihet në veçanti përparimi në zbardhjen e fatit të të zhdukurve, krijimi i kushteve të sigurta për kthim vullnetar, gjykimi i drejtë në zgjidhjen e kërkesave pronësore, dhe zbatim i plotë dhe efektiv i kornizave juridike për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare”, tha në Këshillin e Sigurimit, Farid Zarif.

Me fjalimet e tyre janë paraqitur ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe të Serbisë, Enver Hoxhaj dhe Vuk Jeremiq, të cilët, sikurse edhe herëve të tjera, kanë dhënë dy tablo të ndryshme të gjendjes në Kosovë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, ka akuzuar Serbinë për politikë dyfytyrëshe duke thënë se ende mban strukturat kriminale ilegale të sigurimit dhe të policisë në territorin e Kosovës, çka është në kundërshtim të madh me vlerat e Bashkimit Evropian.

“Në tre muajt e fundit, ne kemi parë dy fytyra të Serbisë: Serbia e cila sillet si një vend pro-evropian në marrëdhëniet me Brukselin dhe Serbinë e cila sillet në mënyrë anti-evropiane në marrëdhëniet me Kosovën”, ka thënë ndër të tjera Hoxhaj.

Kreydiplomati serb, Vuk Jeremiq, ka thënë se gjendja e komuniteti serb në Kosovë, mbetet e rëndë.

“Vlerësimi i Sekretarit të Përgjithshëm është se tensioni dhe konfrontimi në terren shkakton rreziqe për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon. Një gjendje e tillë e pasigurt e prek në mënyrë disproporcionale komunitetin serb të Kosovës,” ka thënë Jeremiq.

Por, Hoxhaj ka hedhur poshtë këtë pohim, duke potencuar se situata në veri, është e tensionuar për shkak se Serbia vazhdon të mbajë strukturat ilegale të sigurisë në këtë pjesë.

“Ajo me të cilën ne jemi duke u përballur në këtë pjesë të Kosovës nuk është e re në këtë rajon. Në vitet 1990, barrikadat në Kroaci dhe Bosnjë ishin ngritur nga policia dhe strukturat e sigurisë të udhëhequra dhe të financuara nga Serbia në pothuajse të njëjtën mënyrë se si këto struktura ilegale janë të kontrolluara, të udhëhequra dhe të financuara nga Serbia në veriun e Kosovës. Agjenda e Serbisë në këtë pjesë të Kosovës është mbajtja e status-quos dhe krijimi i kushteve për një konflikt të ngrirë dhe ndarje territoriale“, tha ministri i jashtëm, duke potencuar se kësisoj është bërë e pamundur qasja e institucioneve si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare në këtë pjesë.

Ndryshe, përfaqësuesit e shteteve perëndimore, si SHBA, Gjermania, Franca e Britania, kanë kërkuar sërish shpërbërjen e strukturave paralele të Serbisë, derisa kanë lavdëruar maturinë e shfaqur më 6 maj, gjatë zgjedhjeve të Serbisë, që OSBE i organizoi  në Kosovë.

Ambasadori amerikan në misionin e SHBA-së në OKB, Xhefri DeLorentis, ka thënë se vendi i tij, nuk lejon që të minohet pavarësia dhe të cenohet integriteti dhe sovraniteti i Kosovës. Ai i ka bërë thirrje Serbisë që të zbatojë marrëveshjet e arritura me Kosovën në kuadër të bisedimeve në Bruksel.

Ambasadori amerikan, sikurse edhe shumica e përfaqësuesve në Këshillin e Sigurimit, kanë lavdëruar vendimin e Shqipërisë për miratimin e ligjit, që lejon hetimin për trafikim organesh nga ana e Task Forcës së ngritur nga EULEX-i.

Një çështje tjetër e ngritur në takim, ka qenë lidhjet e Kosovës me opozitën siriane.

Ambasadori i Rusisë në OKB Vitali Çurkin i tha Këshillit të Sigurimit se vendi i tij është i shqetësuar rreth njoftimeve se kryengritësit sirianë po trajnohen në Kosovë.

Çurkin tha se nëse këto raporte janë të vërteta, prania e luftëtarëve sirianë në Kosovë do të minojë përpjekjet ndërkombëtare për të rivendosur paqen në Siri.

“Duke e kthyer Kosovën në një qendër ndërkombëtare të trajnimit për kryengritësit e njësive të ndryshme të armatosura, ajo kthehet edhe një faktor serioz destabilizues që shkon përtej rajonit të Ballkanit,” ka thënë Çurkin, i cili ka bërë thirrje që të ndërpritet një praktikë e tillë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka pranuar se Qeveria e Kosovës është në kontakt me opozitën siriane, por shpjegoi se Kosova ishte “ndër qeveritë e para në Evropë që mbështeti opozitën në Libi dhe në vendet tjera arabe”, në vitin 2011, sepse siç tha ai “ne kemi luftuar për të njëjtat aspirata.”

Hoxhaj hodhi poshtë pretendimet se luftëtarët e opozitës siriane po trajnohen në Kosovë.

“Ne kemi qasje të njëjtë me Sirisë dhe kemi kontakte diplomatike mes qeverisë sime dhe opozitës siriane. Dhe natyrisht, që ne mbështesim shumë kauzën e tyre”, ka thënë kryediplomati kosovar. radio europa elire

Arapi është fajtor,nga Ziadin Sela
Nga Ziadin Sela

Me kujtohet si student me ca shokë patëm marrë me qera një apartament në afërsi të Liceut artistik në Tiranë!Qeraja ishte e lirë kjo kishte rëndësi.Përpara nesh aty kishte ndejtë një arap me famijlen e tij dhe apartamentin e kish lënë në gjendje të keqe.Në ndërkohë që jetonim aty, ndodhte që nga pakujdesia të dëmtonim diçka.Dhe kur pyeste dikush nga shokët kush e beri këtë gjë, përgjigja ishte e njëzëshme arapi është fajtor.Kjo batutë ndër vite u bë sinonim i hikjes nga përgjegjësia dhe relativizimit të fajit.”Arapi e ka fajin” populli është mësuar çdo ditë ta dëgjoj të paktën nga viti 2008 e këndej sidomos nga subjekti politik shqiptar(kështu i thonë vetes të paktën)pjesë e qeverisë i cili shpesh na kujton se tani e dhjetë vite radhazi i fiton zgjedhjet dhe kur vjen puna te përgjegjësia ,fajin e ka Arapi.Dhe ky Arap për ta shpesh është qeveria duke përjashtuar veten e tyre,pa çka se edhe ata janë pjesë e saj. Herave të tjera por me shumë kujdes kafeneve dhe jo në mënyrë publike arapi është Gruevski dhe në të shumtën e kohës gjithmon për ato -Arapi është opozita.Imagjinoni absurdin!

Arapi një ditë u shfaq në fushgropën e Strugës dhe jo për të relativizuar ndonjë faj por për të bërë një faj të madh.Fillimisht në karnevalin e Vevçanit dhe dy javë me vonë në Strugë. Nga arapët e Vevçanit nuk u habita shumë, sepse përkundër faktit që ata karnevalin e cilësojnë si një tradite 1400 vjeçare nëpërmjet së cilës vihen në lojë figura nga përditshmeria, nga politika e ku të di çfarë tjetër,e vërteta është krejt ndryshe.E vërteta është se ato(Vevçanasit) në ditën e karnevalit xhvishen nga përditshmëria dhe dalin me fytyrën e vërtetë të tyre, me të njëjtën fytyrë që u shfaqen në këto troje para 1400 vitesh kur erdhën nga Karpatet.Po se edhe Struga vlonte nga arapët këtë se kisha besuar kurrë.E them me keqardhje po këtë e dëshmuan Struganët ditën që u organizua një protestë kundër ofendimeve që u bënë në karnevalin e Vevçanit .Vlonte nga flamujt arabë mu në mes të sheshit të Strugës ,biles një flamur valonte edhe përpara godinës së komunës.Me mijëra protestues të cilët nuk e panë kurrë të arsyeshme të bëjnë një protestë për flamurin kombëtar shqiptar i cili gati se çdo vit digjet në Strugë.Më kujtohet protesta përpara gjyqit e 11 voglushëve të Podgorcës që sot e kësaj dite nuk marrin dëftesë për arritjet e tyre në shkollë sepse i pengon arap qeverise vetëm sepse mësojnë në gjuhën shqipe.Njëri nga ata kishte një parullë në duar ku shkruante:”Mos ma vrisni ardhmërinë ”.Nuk kishte më shumë se 50 protestues.Sa keq!

Arap protestën në Strugë,ca mendje hiç e krahasuan me protestat në Shqipëri që çuan në rënien e një ndër diktaturave më të egra që ka parë njerëzimi.Mirë që këto njerëz me mediokritetin e tyre nuk shohin më larg se 100 km vijë ajrore se ndryshe këtë eveniment nuk do hezitonin ta krahasojnë me shembjen e murit të Berlinit.Arapët në Strugë i kishin të gjitha nishanet .Kishin mufte(I) por kishin edhe sheik.Sheiku mandatin e parë ishte qytetar i të gjithëve dhe fitoj me votat e maqedonasve të Strugës .Mandatin e dytë u bë shqiptar, apartiak(edhe pse ishte dhe është kryetar i degës së BDI-së) ,grisi librezën partiake.Thërriste për të atdheu,thërriste kombi, thërrisnin edhe ca qenie që unë nuk di si ti quaj sepse janë egzemplar…Tani Sheiku don një mandat të tretë ,dhe meqë nuk ishte as qytetar i mirë e as lidhje nuk kishte dhe nuk ka me shqipëtarinë ,ka marrë bajrakun e islamit( ne njërën dorë sepse në tjetrën ka shishen e wiskit).Un nuk do habitesha në qoftë se një ditë arap-sheikun e shohim në krye të ndonjë gej parade,mjafton që kjo ti sjellë vota!

Por kujt i shërbejnë këto njerëz!?

Pak regres.Vitet e 90-ta,luftë,spastrim etnik ,gjenocid,mbi një milion shqiptarë me dhunë u përzunë nga trojet e tyre në Kosovë!Kasapi i ballkanit ,Sllobodan Millosheviqi pat deklaruar” Sërbia është porta mbrojtëse e Europës nga fundamentalizmi islam”!Vriste shqiptarë musliman,shqiptar katolikë,shqiptar orthodoks, foshnja të porsalindura dhe thoshte se ata ishin terroristë islamik.Ndërsa kishte mardhënie të përkryera diplomatike me Irakun ,Iranin ,Libinë, e shumë vende të tjera të botës islamike.Zaten edhe sot e kësaj dite janë pikërisht vendet islamike me të cilat Sërbia mban raporte vëllazërore të shkëlqyera dhe që akoma nuk e kanë njohur pamvarësinë e Kosovës .Shqiptarët në Kosovë patën guxim dhe kapacitetet intelektuale që mos të bien prehë e këtij provokimi sërb ,që kishte për qëllim verbërimin dhe shurdhimin e bashkësisë ndërkombëtare rreth gjenocidit që përgatitej në Kosovë.Zgjodhën Anton Çetën që të shëroj plagën e hakmarrjeve.Dyert ishin të hapura për plakun e urtë edhe te myslimanët edhe te të krishterët.Në meshat e Dom Lush Gjergjit më shum kishte myslimanë sesa të krishterë!Çdo të ndodhte vallë ne Kosovë,sikur shqiptarët atje të bënin demonstratat dhe protestat me flamuj dhe nishane arabe?Çdo të ndodhte sikur konflikti të merrte karakter ndërfetar?

Çka është duke ndodhur në Maqedoni? Ndodhitë në Vevçan me gjithçka pasoj më pas janë fillimi i një strategjie që ka disa vite që përgatiten nga kuzhina të afërta me pushtetin.Të freskta janë FALJA E SË PREMTES(xhumasë) DITËN E ENJTE,nga këshilli i ashtuquajtur këshill për ndërtim të Burmali Xhamisë(njerëz të afërt me BDI-në),i cili zgjodhi pikerisht ditën kur për vizitë në Shkup erdhi zyrtar i lartë i SHBA-ve. Kujt i shërbeu ky këshill?Pasoi ndërtimi i kishës në kala dhe incidentet të programuara dhe kontrolluara nga klasa politike maqedonase të paktën këtë e pranoi vet Artan Grubi asokohe kryetari i “Zgjohu” dhe organizatori i protestes ne kala e tanimë shef kabineti i liderit te BDI-së z.Ali Ahmeti. Riaktualizohet ndërtimi i kishës në kala.Në Çair ka vite që nuk festohet viti i ri,biles kryetari i saj më tepër e sheh nëpër dersë sesa në takim me qytetarët ,provokim në Vevçan,protesta në Strugë.Inskenimi i djegjeve të kishave dhe grafiteve ofenduese dhe moskapja e asnjë autori(që shton dyshimin për inkriminim të qeverise në këto ngjarje)…

Të jetë vallë kryeministri aktual naiv dhe fetar sa duket?Nuk e besoj.E tille nuk është as klasa politike maqedonase. Dikush mundohet që konfliktin nga ndëretnik ta shëndrroj në konflikt ndërfetar pikërish duke u nisur nga logjika e veprimit Millosheviçjan në Kosovë.Tanimë jo në emër të spastrimit etnik dhe gjenocidit por në emër të pozicionimit sa më të mirë në sy te faktorit ndërkombëtar.Dhe në kohën kur çdo ditë e më tepër ideja për ndarje të Mitrovicës dhe shkëmbim të territoreve gjen përkrahje edhe te diplomatë me bekgraund të rëndësishëm diplomatik ,mozaiku merr formë të qartë.Ka edhe një logjikë të thjeshtë matematikore.Konflikti ndëretnik ven përball 7 milion shqiptar me 1 milion maqedonas ndërsa një konflikt ndërfetar vën përball njëra tjetrës botën islame përball asaj krishtere.Natyrisht që një skenar botësh religjionesh nuk ka për të ndodhur dhe lejuar kurrë në ballakan(dhe kjo e bën këtë proces të kontrollueshëm) por ideja e kamuflimit të mosmarveshjeve ndermjet komunitetit maqedonas dhe atij shqiptar me nuanca fetare do të prishte imazhin e shqiptarëve në rajon,ndërsa klasës politike maqedonase (dhe sërbe)do ti krijonte teren më të volitshëm diplomatik .

Çdo gjë që vendos te bësh çdoherë koston e ka më të shtrenjtë sesa përllogaritja e parë, prandaj kujdes…

Tv Koha, intervistë me kryetarin e LQSHA Joseph Dioguardi
Ish Senatori Amerikan dhe kryetari i Ligës qytetare shqiptaro-Amerikane Joseph Dioguardi, në një intervistë të dhënë për Televizioni Koha në Tetovë thotë se nëse shqiptarët duan të jenë të mençur, duhet ta shohin historinë, që të shohin se si popujt tjetër që kanë qenë të shtypur, ia kanë arritur qëllimit të tyre.

“Por kjo duhet bërë pa dhunë. Dhe nuk duhet feja të bëhet problem. Problemi është tek të drejtat e njeriut. Dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni shkilen për çdo ditë – të drejtat e tyre njerëzore, qytetare, politike, ekonomike shkilen për çdo ditë nga qeveria maqedonase dhe partia shqiptare që është pjesë e kësaj qeverie. Mendimi im është se qeveria sllave e Maqedonisë është treguar shumë e mençur në këtë rast, duke i nxitur në njëfarë mënyre fundamentalistët islamikë, që unë nuk e di se kush janë, bile mund të mos jenë edhe shqiptarë që të futen në këto demonstrata, që të duket sikur shqiptarët nuk kanë legjitimet, si grup demokratik dhe si një pakicë shumë, shumë e madhe në Maqedoni, pa të drejtën e tyre. Duhet ta luftojmë këtë gjë, duke e thënë të vërtetën. E vërteta është se ka pothuajse 40 përqind ndoshta 35 përqind shqiptarë, në fakt nuk e dijmë se sa janë për shkak se regjistrimi asnjëherë nuk është mbikëqyrur nga autoritet përkatëse ndërkombëtare, kështu që nuk e dijmë saktë se sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni. Po edhe sikur të jenë një e treta, 33 përqind shihni se sa shqiptarë janë të punësuar në institucionet shtetërore, më pak se 10 përqind. Kur unë isha atje, në vitin 1992, kishte më pak se 2 përqind të punësuar.Njerëzit duhet të besojnë në Zot ashtu siç dëshirojnë, por tani feja islame shfrytëzohet kundër shqiptarëve, për shkak të veprave mizore të vehabistëve nga Arabia Saudite, që erdhën këtu për t’i sulmuar kullat binjake më 11 shtator 2001.” deklaroi kryetari i LQSHA.

Ai thotë se Marrëveshja e Ohërit nuk është implementuar.

“Pra e dijmë se Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar dhe duket sikur sllavo maqedonasit nuk e kanë ndërmend ta implementojnë atë. Ata duan t’i largojnë shqiptarët prej trojeve të tyre, ashtu siç u përpoq Millosheviqi në Kosovë. Ata e dijnë se nuk do ta kenë një mundësi të tillë, sepse shqiptarët nuk do t’i lënë trojet e tyre, prandaj do të përpiqen t’i asimilojnë ata”, thotë Dioguardi në intervistën e tij të dhënë për televizionin lokal Tv KOHA në Tetovë.

Ai thotë se shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm se kjo është një truk që përdoret nga të gjithë sllavët dhe grekët, me kishat e tyre ortodokse, që t’i bëjnë muslimanët të duken si tradhëtarë dhe fundamentalistë që punojnë kundër demokracisë. Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni duhet të protestojnë me simbolet e tyre kombëtare.

” Pra, është me rëndësi për shqiptarët që të dalin në rrugë me flamuj kombëtarë, me flamurin e SHBA-ve, dhe duhet të brohorisin, ashtu siç bënë në Kosovë, USA, USA, USA, dhe duhet ta mbajnë simbolin kombëtar, kësulën e bardhë. Pse jo. Le ta dijnë njerëzit se ata janë shqiptarë, e jo vehabistë nga Arabia Saudite. Poashtu nuk duhet të ketë dhunë. Mos harroni se si Martin Luter Kingu i fitoi të drejat për afro-amerikanët në SHBA, duke filluar në vitin 1955, me të drejtën e votimit. E bëri këtë pa dhunë. Nëse ata duan t’ju rrahin, leni t’ju rrahin. Mos ua ktheni, për shkak se pastaj këtë gjë do ta përdorin kundër jush. Ata kanë ushtrinë, shtetin ndërsa shqiptarët nuk i kanë këto. Disa njerëz do të vuajnë, por kjo duhet të bëhet duke mos përdorur aspak dhunë”, thotë ish sentarori amerikan Dioguardi, njëri prej lobistëve më të mëdhenj të çështjes shqiptare në SHBA.

Ai në këtë intervistë ka akuzuar edhe politikanët shqiptarë të maqedonisë se bëjnë shumë kompromise me qeverinë.Intervistën e plotë do të mund ta ndiqni pas përfundimit të edicionit të lajmeve të orës 21.00

Loading
NextPrevious

Picture 1 of 6

Punimi shkencor i profesorit të USHT-së, Mr. sc. Jusuf Zejneli
Mr. Jusuf Zejneli, mësimdhënës në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, krahas punimeve shkencore të botuara në revistat shkencore, së fundi botoi edhe punimin shkencor në njërën nga revistat shkencore prestigjioze nga sfera e drejtësisë CONSTITUTIO, revistë studimore për çështje juridike – kushtetuese dhe parlamentare, botim i Institutit për Studime Kushtetuese dhe Parlamentare në Republikën e Kosovës, ku gjithashtu janë botuar punimet e një numri të konsiderueshëm të presidentëve nga rajoni dhe profesorëve eminentë, kryesisht nga sfera e të drejtës kushtetuese.

Punimi shkencor i Mr.sc. Jusuf Zejneli,  me titull: ”Sfidat dhe dilemat e sistemit zgjedhor dhe politik në Republikën e Maqedonisë” u botua në numrin tematik – Kompetencat dhe roli i presidentit në përcaktimin e modelit të qeverisjes në republikë – mësimet dhe përvojat regjionale.

Ky punim,  kryesisht shtjellon pesë pika themelore, siç janë: hyrja, aspekti kushtetues dhe ligjor i zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë, llojet e zgjedhjeve dhe mënyrat e ndarjes së mandateve.

Mr.sc.Jusuf Zejneli, në hyrje të punimit shkencor elaboron për të drejtën e zgjedhjes, që bën pjesë në grupin e lirive dhe të drejtave themelore-politike të qytetarit, nga fakti se përmes tyre qytetarët e realizojnë pjesëmarrjen në formimin e institucioneve të pushtetit shtetëror dhe përmes përfaqësuesëve të tyre të zgjedhur, marrin pjesë në ushtrimin e pushtetit shtetëror. Liritë dhe të drejtat themelore, të përcaktuara me kushtetutë, paraqesin një nga çështjet kruciale të rregullimit kushtetues. Ndërsa, në aspektin historik, e drejta e votës paraqitet që në Greqinë antike, me ç’rast qytetarët gëzonin të drejtën e zgjedhjes së tyre me qëllim të ushtrimit të shërbimeve publike. Po ashtu, edhe në Romën e vjetër, në formimin e kuvendeve të ndryshme. Në Angli, që nga viti 1406, 1832 dhe në vazhdimësi, në vitin 1949, kemi përsosjen e tij. Edhe në SHBA, nga koha e miratimit të Deklaratës për Pavarësi, në vitin 1776, miratimin e kushtetutës në vitin 1787. Kjo e drejtë llogaritet edhe si fitore e revolucioneve demokratike të shekullit XVIII dhe XIX. Edhe Deklarata Universale e të drejtave të njeriut e miratuar, në vitin 1948, i kushton rëndësi të veçantë procesit zgjedhor, duke përcaktuar se bazë e udhëheqjes është zgjedhja e institucioneve përfaqësuese, të cilat përbëjnë zgjedhjet e ligjshme e të rregullta.

Në punimin shkencor, me titull: ”Sfidat dhe dilemat e sistemit zgjedhor dhe politik në Republikën e Maqedonisë” të Jusuf Zejnelit, trajtohet aspekti kushtetues dhe ligjor i zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë, si dhe në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë – parimet bazë, kodin zgjedhor, llojet e zgjedhjeve dhe mënyrat e ndarjes së mandateve.

Sipas Zejnelit, në realizimin e mirëfilltë të procesit zgjedhor, sikurse në çdo shtet edhe në Republikën e Maqedonisë, faktor mjaft i rëndësishëm është baza juridike e cila e rregullon këtë çështje, duke filluar nga parimet kushtetuese, aspekti ligjor, po ashtu edhe implementimi praktik i tij. Pikërisht kjo paraqet edhe lidhshmërinë e sistemit zgjedhor dhe sistemit politik, gjegjësisht nënkupton se sistemi zgjedhor paraqet pjesën më të rëndësishme dhe përbërëse të sistemit politik. Pa dyshim, duhet cekur edhe ndikimin e partive politike si ndërmjetësuese mes trupit zgjedhor dhe institucioneve përfaqësuese, ngase ato kanë veprim në tërë territorin e vendit. Të njëjtat, krahas përgatitjes së programeve të mirëfillta në garën zgjedhore, që duhet  të përgatiten për zbatimin e plotë të sistemit zgjedhor.

Mr.sc.Jusuf Zejneli, është asistent në marrëdhënie të rregullt pune në Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të  Tetovës, në grupin e lëndëve kushtetuese-administrative.

Loading
NextPrevious

Picture 1 of 3

Buçkovski: MPB solli frikë me rastin “Monstra”
Shkup, 13 maj- Në ambientin e tensionuar i cili mbizotëron në shtet, MPB me informacionet se ka terrorizëm në shtet, pas arrestimeve në operacionin “Monstra”, solli frikë shtesë.

“Me që nuk disponojë me gjitha informacionet, nuk di me çfarë të dhënash disponon MPB, nuk dyshoj se të pandehurit janë kryerësit potencial.

Unë jam prej atyre që gjen mangësi në mënyrën që ishte i informuar opinioni. Në një ambient të tillë të tensionuar, frikë shtesë solli informacioni zyrtar i ministres së brendshme se bëhet fjalë për akt terrorist”, tha Buçkovski. Ai ka thënë se në rajon ka rrezik potencial për një konflikt, e ajo është çështja e pambyllur e veriut të Kosovës. “Në rrethana të tillë Maqedonia doemos të jetë e vëmendshme, pasi që kemi përvojë të keqe të vitit 2001. Unë nuk pres që Maqedonia të hyjë përsëri në një situatë si në 2001.

Por ky tension i cili bëhet evident nuk është vetëm një javë, dy, nuk flet për të mirë mbi ambientin që e krijojnë para së gjithash partitë politike”, ka thënë Buçkovski për REL. Sipas tij, LSDM nuk mund të mbështetet në zërat protestues dhe votat kundër Gruevskit. “U dëshmua kjo edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare para një viti se ajo nuk ishte e mjaftueshme. LSDM patjetër të ofrojë zgjidhje, të ofrojë kualitet të ri, që në këtë moment mungon në pozicionet e larta në partinë time”, ka thënë ai. raporton zhurnali

“Pranvera Shqiptare” do të duhet të jetë lëvizja me urgjencë tek shqiptarët në Maqedoni
Personalitete publike, shkrimtarë, publicistë dhe analistë flasin për agjencinë,  lidhur me tezat e fundit të lansuara nga qarqe politike dhe institucionale maqedonase për indoktrinimin e shqiptarëve me problemet fetare dhe jo kombëtare.  Ata e shohin si të domosdoshme ngritjen e një opsioni të ri të revoltës dhe reagimit përmes një lëvizje protestash me moton “Pranvera Shqiptare”.

Mediat maqedonase, të ndjekura kryesisht nga ato serbe kanë karakterizuar protestat e fundit dhe reagimet e shqiptarëve me kauza fetare islame, duke shfaqur etiketimet e pranisë së radikalizmit dhe fundamentalizmit islamik tek shqiptarët.

Së fundi, në një nga televizionet publike në Maqedoni është konstruktuar emisioni special që trajton idetë se gjoja në Maqedoni “ A do të vjen pranvera arabe” dhe se “ po krijohet modeli i izraelit ndaj palestinezëve”.

Publicisti dhe analisti Nijazi Muhamedi vlerëson për INA se së fundi ka pritur tezat e maqedonase, që sipas tij, së fundi përmes një emisioni misionar sllavo-maqedonas “Vo Centar”,  që shpallin ‘pranvera arabe’ apo ‘modelet izraelite’ në Maqedoni.

Sipas tij, shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me ‘pranverat arabe’, por do të ndodhë ‘pranvera shqiptare’, sepse ka forca që do të marrin mbi vete përgjegjësinë kombëtare, për të eliminuar tërë këto skenarë që vijnë përmes qarqeve dhe mediave të caktuara, me një qendër të përbashkët.

“Ajo që është dhënë përmes këtyre emisioneve misionare, është një përfundim i realizuar nga pushteti aktual i VMRO-DPMNE-së, që e ka kthyer Shkupin në një Belfast të Irlandës, me kryqe të drejtuara nga ana e shqiptare, kisha, shenjtore, heronjtë të paqenë e të grabitur nga historitë tjera, duke krijuar brenda qytetit ‘peizazhe sovrane’. Dekodimi i këtyre skenarëve mund të jetë i ngjashëm me praktikat kolonizatore evropiane në Afrikë”, thekson analisti Muhamedi.

Lidhur me tezën e modelit izraelit, analisti Muhamedi thekson se ajo tezë shpaloset nga reflekset dhe sindromat traumatike të ndërdijes së sllavomaqedonasve. “Ky komb i shpikur nga Stalini dhe i privilegjuar në ish-Jugosllavi ka huazuar dhe realizuar shpeshherë praktika të ideologjisë sioniste, por duke krijuar histori të paqenë dhe duke grabitur historinë e bullgarëve, serbëve dhe shqiptarëve”, thekson për INA Nijazi Muhamedi.

Profesori universitar, prof.dr. Nehas Sopaj nënvizon për INA se shpërthimi i pakënaqësisë popullore të shqiptarëve me qëllim të caktuar po merrë ikonografinë turko-arabe.

“Marrë në përgjithësi, dalja në sipërfaqe e shpërthimit të pakënaqësive popullore për shkak të indolencës së partive politike është e arsyetueshme, por mënyra më gjithë atë ikonografi turko-arabe në momentin e papërshtatshëm, saktë dhe si me dirigjim sikur të kish lindur nga kuzhinat e Beogradit, që dmth. si të kish dalë nga gabzherri i të gjitha të këqijave”, thekson shkrimtari Nehas Sopaj.

Sipas tij, është shumë problematike të përmbahet pakënaqësia, por edhe më problematike sipas tij është t’i riorientosh qëllimet  pastaj,  atje ku e kanë vendin, në padrejtësitë, shantazhimet dhe antishqiptarizmin që hapur po e manifeston kjo qeveri sot.

“Është shkatërruar çdo vlerë njerëzore, po varroset kultura dhe arsimi, por t’u dalësh me një stop këtij rremeti, s’është ta ndalosh, por t’i japësh vrull ta groposesh!”, thekson Sopaj, duke theksuar së është koha e fundit që të rilind një “Pranverë Shqiptare” në Maqedoni, që do t`i jap goditje të fuqishme të gjitha mozaikëve dhe skenarëve që synojnë njollosjen e shqiptarëve dhe fshehjen e problemeve kombëtare me petkun fetar.

Shkrimtari dhe publicisti Ramadan Musliu nga Prishtina komenton për INA skenaret dhe qasjet e nxitura nga qarqe të caktuara maqedonase kundër interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni.

“Shqiptarët duhet të lidhen me rrënjët dhe trungun e tyre perëndimor dhe të mos implikohen në reagimet absurde me karakter fetar të nxitura nga Rusia dhe aleatët e tyre sllav në Ballkan. Shqiptarët nuk kanë asgjë me islamizmin, prapa të cilit ka tendenca dhe fshihet sllavizmi. Prandaj edhe në rastet e fundit në Maqedoni, shqiptarët duhet të distancohen dhe të izolojnë grupet radikale islamike”, nënvizon për INA shkrimtari Ramadan Musliu.

Sipas tij, shqiptarët që nga mesjeta kanë mbetur si një vijë ndarëse mes Lindjes dhe Perëndimit, duke ndjekur inercionin e brendshëm, gjenetik dhe shpirtëror kah Evropa.

“Në prizmin e një historie të shkurtër, dihet se që nga viti 1454, një vit pas rënies së Konstantinopojës bëhet marrëveshja mes Kishës Ortodokse dhe administratës otomane. Që nga ajo kohë shqiptarët janë në një sanduiç mes katolicizmit, ortodoksisë dhe islamizmit. Për fat të keq kjo aleancë islamisto-ortodokse është edhe sot aktive, varësisht se kush i prin politikisht ortodoksisë. Edhe ngjarjet e fundit janë rezultat i kësaj marrëveshje. Shqiptarët shpesh kanë rënë viktimë e këtij karremi politik”, thekson publicisti Musliu.

Sipas tij, e keqja më e madhe është se kjo po ndodh në një moment shumë delikat kur po zhvillohet ridefinimi i interesave nacionale të shqiptarëve dhe kur krahu ortodoks ( Rusia, Serbia, Greqia e bashke me të edhe sllavo-maqedonasit) po përpiqen t’i kthejnë pozicionet pas hyrjes së NATO-s në Ballkan. (N.Pajaziti/INA)