Ditari.com » Intervista

Çetin Ibraimi- Pse gjithmonë Haraçina?
Pyes veten dhe gjithë Shqiptaret përse Haraçina lidhet me çdo aksion policor, bastisje, maltretime etj?

Apo vallë  kafja qe ngeli pa u pire dikujt i ngeli merak, dhe po kërkon me çdo kusht ta riaktualizoj atë çështje!

Është shumë absurde dhe e palogjikshme se pse aq shumë interes te madh paraqet Haraçina ne raste te turbullta saqë edhe ne ndonjë incident më të voglin qe mund të ndodhë në shtet gjëja e parë që ju shkon në mendje është Haraçina!.

Sa për informacion ne Haraçinë jetojnë familje të ndryshme qe vijnë nga 60 vende të ndryshme, dhe jeta zhvillohet jashtëzakonisht normale dhe me një harmoni të plotë në mes banorëve, dhe ky fakt më bën te mburrem dhe krenohem mua  si një banorë i saj, dhe prapë se prapë shteti ne çdo mënyrë është munduar dhe mundohet te na paraqes si terroristë, banditë, njerëz të rrezikshëm etj.

Edhe para 2001 kur kemi jetuar së bashku me Maqedonasit jeta është zhvilluar normalisht dhe ne paqe, çdo problematik çdo te mirë e te keqe e kemi ndarë se bashku me fqinjët maqedonas, mirëpo tash ne nuk jemi fajtor pse ata u ndikuan dhe u manipuluan nga udhëheqësit e tyre fanatik!

Po qe shteti serioz dhe me qëllime dhe synime Evropiane nuk do ta kish lëne ne këtë gjendje te mjerueshme qe jetojmë sot, me kushte jetike po thuaj se sikur ne shtetet afrikane, pa kanalizim, rrugë te shkatërruar, dhe me urbanizëm zero dhe nën zero.

Unë nuk dyshoj qe Haraçina gjithmonë është paraqitur dhe realisht është sinonim i Shqiptarizmit dhe i trimërisë, dhe si duket për këtë shkak dikush nuk po bene gjumë të qet!

Ne Haraçinë ka mbi qindra te diplomuar nëpër degë të ndryshme, dhe jam optimist qe për pak vite Haraçinë do te behet me shumë magjistrash dhe doktorësh shkencas qe do të jenë të gatshëm të bartin procese të rëndësishme shtetërore dhe ato kombëtare.

Haraçinë e ka rinin premtuese ndoshta qe diku mungon kjo gjë.

Gjithandej nëpër shtet bëhen investime, ndërtohen sheshe, urbanizohen lagje, infrastrukturë moderne, dhe për çudi për këto gjera Haraçinë sikur nuk ekzistuaka në hartë fare!

Ne nuk po kërkoj, kuaj, përmendore, statuja, por kërkoj ata qe na takon si qytetare te këtij shteti dhe si taksapagues te rregullt!

Paramendoni shekulli 21 dhe Haraçina me mbi 15.000 banorë nuk ka kanalizim!! A nuk është turp për një shtet që pretendon që ka synime Euro-atlantike te lihet ne këtë gjendje pjesa e saj!

Do ta hedh një dyshim këtu, sikurse shteti nuk paraqet interes ta urbanizoje këtë vend ngaqë për disa vite Shqiptaret do te shtohen dhe do bëhemi shumicë, dhe mendon se është e kot te shpenzohej këndej, dhe ato “parat” e tona ti investoj ne mega modernizim te lagjeve e shesheve te tyre!

Andaj si fund shtroj disa pyetje:

Perse gjithmonë Haraçina po viktimizohet?

Perse dikujt iu ka bërë ther ne sy Haraçina?

Vallë a e meritojmë te na ktheheni ne këtë mënyrë respektin dhe nderin qe iu bëmë ish banorëve te dikurshëm?

Pse mos te shpërblehemi me përmirësim te gjendjes jetësore?!

Jo, jo! Për Haraçinën vetëm akuza e paragjykime!!

Shumë e shumë dilema e pyetje do të mbeten enigmë, dhe nuk do mund të kuptohen në këtë kohe që nuk shihet asgjë tjetër përveç se territ! huazuar nga Ina

Sinan Hoxha: me një energji të paparë…
Takimi me Sinan Hoxhën është i vështirë deri në momentin që përballesh me të. Të duhet të bësh një telefonatë, e ke në Kosovë. Më pas një tjetër telefonatë, sërish në Kosovë. Në fund, kur vijon të këmbëngulësh, merr një përgjigje gjithë buzëqeshje: “Akoma s’u dorëzove?”.

Në momentin e takimit mund të ndihesh e qetë, pasi e qeshura e tij është ngjitëse. “Se mos m’i transformon fjalët që them e na dalin pastaj lloj-lloj iderash”, shprehet buzagaz, duke thumbuar kështu lajmet që bënë bujë për të në mediat e përditshme. E pastaj, si për t’iu përgjigjur vetë atij thumbi, vijon: “Megjithëse i falënderoj të gjithë ata që shkruajnë. Fundja në momentin që shkruajnë, thjesht tregojnë që jam i rëndësishëm e kjo më bën të ndihem mirë”.

Skena për të është gjithçka. Nuk ngurron të rrëfejë që nga ëndrrat e fëmijërisë e deri në atë që ndoshta edhe nuk del, “të ulet në Hënë”. Thotë se është zemërgjerë dhe është e vështirë të mërzitet. I pëlqen të jetën në qendër të vëmendjes, pavarësisht se kjo nënkupton që nuk është i lirë në gjithçka. Më poshtë një rrëfim i plotë i Sinan Hoxhës.

Sinan, duket se karriera juaj është në ditët e saj më të mira. Kujt ia dedikoni gjithë këtë sukses?

Padyshim familjes time, punës dhe përkushtimit tim dhe në mënyrë të veçantë publikut, i cili është shumë i rëndësishëm për mua.

Jeni shumë aktiv edhe në Kosovë. Si ndiheni me publikun atje?

Jam më shumë aktiv në diasporë, por edhe në Kosovë. Publiku i shqiptarëve në diasporë ka një kulturë të ndryshme nga publiku këtu, të të dëgjuarit muzikë “live” në diskoteka, ndërsa këtu është më shumë karaoke dhe “playback”. Kjo është çështje e menaxhimit.

Kishit një konflikt me policinë serbe, për shkak të xhaketës me shqiponjën dykrenare…

E kam të ndaluar të flas për këtë çështje nga avokati, sepse jam në gjyq.

Para pak kohësh nxorët në tregun muzikor një këngë të re me Seldin dhe Medën, e cila rezultoi shumë e suksesshme. Cilat janë planet tuaja më të afërta?

Përveç koncerteve në fillim të verës, do të realizoj një këngë të re dhe videoklip. Do të jetë një këngë solo pas shumë bashkëpunimeve që kam realizuar. Mendoj se është një këngë shumë e mirë, por do të jetë publiku që do ta vlerësojë. Klipi do të jetë ndryshe nga të gjitha klipet që kam realizuar. Seç kam një energji të paparë për të punuar (qesh).

Gjithë kohës në lëvizje. Ndiheni ndonjëherë i lodhur?

Është e lodhshme të udhëtosh me çanta nga një aeroport në tjetrin, nga një hotel në tjetrin, nga një shtet në tjetrin, nga një qytet në tjetrin… por gjithçka shpërblehet kur shoh që salla ku do të këndoj është plot, duartrokitjet e publikut dhe kështu kënaqësia e mund lodhjen.

Me cilët këngëtarë ju pëlqen të bashkëpunoni?

Kam kënduar me disa këngëtarë të njohur dhe të sukseshëm, por ëndrra ime është këndoj me legjendën mbarëshqiptare Sabri Fejzullahun, të cilin e kam si baba të dytë. Nuk i vjen më kombit një artist si ai, ka aftësi të jashtëzakonshme njerëzore edhe artistike. Është e vetmja dëshirë e imja.

Sa kohë qëndroni përpara pasqyrës?

Në jetën e përditshme aspak, para koncertit më shumë seç duhet. Sepse e vlerësoj publikun që kam përballë.

Shpenzoni shumë për veshjen?

Jo. Rrobat gjithmonë i blej në Tiranë pavarësisht se udhëtoj shumë. Rrobat që përdor në jetën e përditshme janë të thjeshta dhe të blera lirë, ndërsa në skenë rrobat që përdor janë të kushtueshme, kryesisht kostume klasike.

Vazhdimisht synoni të ndiheni mirë apo të dukeni mirë?

Dua të ndihem mirë, por është e rëndësishme që para publikut edhe të dukem mirë. Të ndihem mirë me veten dhe të tjerët të ndihen mirë me mua.

Cili është personi më i rëndësishëm për ju?

Nëna ime. Nuk e zëvendësoj me asnjë.

Çfarë vendi zë familja në jetën tënde?

Nëse familja ime nuk është mirë, as unë nuk jam mirë. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me familjen. Kërkoj ndjesë për modestinë, por do të dëshiroja që siç e kam unë marrëdhënien time me familjen ta kishte çdo shqiptar.

Keni deklaruar se në vitin 2012 do të martoheni…

Dua të ndodhë një gjë e tillë, e dëshiroj me gjithë zemër, por të shohim…

Do të krijoni një familje të madhe?

Do të jetë një familje e madhe numerike. I dua shumë fëmijët dhe dua të kem shumë fëmijë. Por këtë e ka dorë Zoti dhe gruaja ime e ardhshme (qesh)

Çfarë bën kur je shumë i mërzitur?

Ndodh shumë rrallë, aq rrallë sa nuk e di çfarë bëj.

Cilit personi i rrëfeni gjithçka?

Nëna ime.

Çfarë nuk fal Sinani?

Hipokrizinë, mosmirënjohjen, xhelozinë e tepruar, pabesinë, tradhtinë.

Çfarë të bën të ndihesh keq?

Kur shoh njerëz që nuk kanë lekë të hanë bukë, fëmijë të sëmurë, qeveritarët që nuk kujdesen për nevojat e qytetarëve. Edhe të pabesët më bëjnë të ndihem keq.

E gjeni kohën për veten?

Shumë pak kohë dhe kjo më ka bërë që edhe të anashkaloj martesën.

Çfarë ju pëlqen të bëni në kohën e lirë përveç muzikës?

Më pëlqen hipizmi, është një ndër pasionet e mia.

Si është dita e Sinanit kur nuk ka asnjë koncert…

Hahahahaha… Mos ndill ters! Por ndodh shumë rrallë. Pa skenën do të vdisja. Asgjë nuk i zëvendëson emocionet e saj.

Cili është kujtimi më i bukur?

Dalja për herë të parë në skenë në Pallatin e Kongreseve, isha i vogël. Nuk do ta harroj kurrë atë moment.

Ju pëlqejnë kafshët?

Po, më pëlqejnë shumë.

Cila është kafsha për të cilën do të donit të kujdeseshit?

Kali. Kam pasur një kalë për të cilin kujdesesha, por që tani nuk e kam më dhe më mungon. Do doja të blija një kalë.

Kur ishit fëmijë, cila ishte loja e preferuar?

Me peta dhe kopaca, megjithëse edhe këto nuk i kam shijuar aq sa do të doja, sepse fëmijëria ime ishte e shkurtër. Kam filluar të punoj shumë herët, kur isha shumë i vogël. Jam rritur dhe pjekur para kohe dhe dikur nuk më ka pëlqyer kjo gjë, por tani e vlerësoj këtë fakt, sepse kam arritur të di vlerat e punës dhe përgjegjësitë e mia.

Nëse do të mund ta ndaloje kohën, kur do ta ndaloje?

Nuk e di. Sepse për një artist atëherë kur ai mendon se ka arritur majat, fillon rënia. Artisti kërkon gjithmonë më shumë. Kohën nuk do ta ndaloja, por do të doja të isha edhe një herë 20 vjeç.

Libri më i bukur që keni lexuar…

“Gjuetari i Balonave”

Do të donit të ishit politikan?

Jo, kurrë! Nuk më pëlqen, sepse thonë që politika është … unë nuk jam… dhe nuk më pëlqejnë njerëzit… (qesh me mungesat e fjalëve)

Ëndrra më e bukur që keni parë?

Pashë ëndërr sikur fluturoja dhe u ula në Hënë! Bën vaki edhe s’dalin (qesh)

Çfarë do t’u thoni atyre që ju kanë lënduar?

Asgjë. Në Kuran, thuhet: çfarëdo që të bësh në dynja, të kthehet mbrapsht. Zoti vonon, por nuk harron. Nuk do të lëndoj askënd edhe nëse më lëndon.

Si do ta përkufizoje veten me një fjalë?

Zemërgjerë.

Ku do të jeni më 14 shkurt?

Për Shën Valentin do të jem në Prishtinë në një diskotekë, ndërsa për pavarësinë e Kosovës do të jem në Zvicër.

Do të bëni dhuratë për Shën Valentin?

Jo, nuk do të bëj. Do doja shumë, por për momentin nuk kam kujt t’i bëj. Por kjo s’do të thotë që nuk pres dhurata (qesh).

U fol gjatë për një lidhje tuajën me Seldin. Si është e vërteta?

Nuk ka asgjë të vërtetë. E kam thënë, rithënë dhe do vazhdoj ta them. Shpifjet kanë arritur kulmin për mua. Me Seldin kemi lidhje gjaku, kjo është e vetmja e vërtetë.

Si janë marrëdhëniet tuaja?

Shumë të mira. Është njeri i mrekullueshëm dhe këngëtar i talentuar.

U përfol një zënkë mes jush…

Jo. Nuk është e vërtetë. Kemi pasur disa koncerte në vende të ndryshme, dhe jo bashkë. Kjo është normale, sepse në koncerte nuk ftohen gjithmonë dy këngëtarë. Është çështje menaxhimi. nga Albina Hoxha

Bleona Qereti: Lidhja ime me Al Pacino
Ajo është një prej femrave më të bukura sh qiptare nuk ha shumë diskutim. E qeshur, me profilin e një seksbombe që gjithmonë guxon për më shumë, Bleona Qereti arriti të depërtojë në zemrat e publikut shqiptar që në daljen e saj të parë mbi skenë.

Këngët e Bleonës janë kthyer në hite dhe koncertet e saj kanë qenë gjithmonë të mbipopulluara. Por ajo nuk mjaftohet me kaq. Dëshiron me çdo kusht të kapë majat. Dëshiron që t’i japë një tjetër dimension suksesit të saj, dëshiron të arrijë Hollywood-in dhe do ta arrijë me çdo kusht…Kjo është arsyeja se pse po punon ditë e natë pa u ndalur. Ndonëse e vetme në gjithë këtë botë të ashpër, pa familjarët dhe bashkëshortin pranë, Bleona ia ka dalë të depërtojë në studion e kompozitorit me famë botërore, Timbaland. Ia ka dalë të jetë prezente në eventet më të rëndësishme të muzikës dhe shumë shpejt do të shfaqet në një film Hollywood-ian. Albumi është drejt fundit dhe pas tij nis puna për videon. Miqësitë dhe bërrylat në showbiz-in amerikan. Dashuria dhe plani për një rikthim të bujshëm në Shqipëri. Si ndryshoi jeta e saj dhe çfarë pret në të ardhmen…

‘Një nga shokët e mi, me të cilin kam nderin të them që jam në shoqërinë e tij është Al Pacino dhe vajza e tij Julie. Ai është një njeri me një thjeshtësi të jashtëzakonshme dhe kur shikon njerëz të tillë e kupton që nuk është vendi ku jeton, por është karakteri që ke dhe njerëzit që të rrethojnë. Ai ka jetuar gjithë jetën e tij këtu dhe nuk ka asnjë qelizë fallco në trup. Kjo është arsyeja pse unë kam ndërmend të jetoj jetën time nëpër Shqipëri, Kosovë, e të jem sa më e vërtetë”, thekson Bleona . (Per me gjate lexoni intervisten ne Blueooth)

Loading
NextPrevious

Picture 1 of 5

Veshja popullore dhe ndikimi i saj në modë-nga Merita Toçila, Stiliste
Është e mahnitshme larmia e kostumeve popullorë në vendin tonë dhe puna aq e hollë me detajin. Kemi një pafundësi florealesh të qëndisura mrekullisht nga duart e vajzave dhe grave. Qëndisja dhe endja kanë qenë traditë vetëm për femrat të cilat kalonin një pjesë të mirë të ditës mbi to. Ato qëndisnin veshjet për femra, meshkuj dhe për fëmijët e familjes.

Relacioni midis modës dhe vizatimit shpesh është i fortë dhe disa herë i dobët, por megjithatë është një përpjekje e vazhdueshme e ideve dhe tensionit estetik midis tyre, gjë e cila ndikon në influencën e këtyre dy fushave paralele. Fushat e tjera të funksioneve të ndryshme u vijnë në ndihmë duke ardhur gati automatikisht në një ide për veshje, aksesorë, etj.

Forma më minimale e modës pastaj zbulon një sekret të ri, që pjesa e ideuar është shpesh më interesante se veshja e përfunduar. Porse, mund të ndodhë edhe që pjesa e prodhuar të jetë më e specifikuar dhe më interesante se ideja e fillimit.

Disa produkte të modës prodhohen mbështetur mbi abstrakten. Ato injorojnë edhe mbajtësin e veshjes duke mos respektuar as të dhënat fizike, duke mos i vënë në vendin e duhur pjesë të ndryshme të veshjes dhe duke e sjellë atë jo praktike. Që këtu ka lindur ideja që trupi duhet konsideruar si një telajo ku duhet piktuar, ose si një objekt të cilit do t`i jepet forma skulpturore sipas konceptit të krijuesit.

Arkitektura e parë që ka realizuar njeriu është veshja, për të krijuar një ambient mbrojtës. Pra në kuptimin e parë, veshja të çon tek mbrojtja nga të ftohtit apo të nxehtit.

Porse në kuptimin e dytë ajo përcjell kënaqësinë e përkatësisë në një grup apo shkallë të caktuar dhe në sisteme të tjera përcjell mesazhe sensuale ndaj një grupi të caktuar njerëzish, të një tribuje apo klani. Me kohë ajo filloi të perfeksionohej duke u shtuar dhe me objekte zbukurimi, apo ornamente, për të treguar hierarkinë apo dinastinë.

Pak e nga pak veshja krijoi gjuhën e vet vizive e cila duhej të ishte në koherencë me gjeometrinë e kohës. Kështu për shumë kohë veshja i përshtatej trupit dhe ndryshimet nga shekulli në shekull ishin shumë të vogla. Vetëm në fund të shekullit XIX, filloi të zbulohej kënaqësia e çrregullsisë dhe e mos respektimit të raporteve; e përmbysjeve të gjuhës së ndërtuar vizive.

Kjo filloi me përmbysjen e rregullave në pikturë nga avangardat ruse, vazhdoi me eksperimentet e Yves Klein në vitet `60 (për ta parë trupin si një vëllim mbi të cilin mund të manipulosh idetë duke vepruar direkt me ngjyrë mbi të) dhe të tjerë pas tij që ushtruan body-art duke u dhënë shkak stilistëve të krijonin veshje direkt në trup vetëm me ngjyrë.

Këto ide qenë shumë novatore, saqë i shndërruan pasarelat në një shfaqje të vërtetë arti. Çdo lëvizje në pikturë apo në gjinitë e tjera të artit pasqyrohet dhe në modë. Çdo stilist mund të krijojë një fytyrë të vetën, një krijimtari artistike tërësisht personale dhe të pavarur nga të tjerët. Për të krijuar një individualitet të tillë stilistët rendën për të zbuluar ide të reja për të qëndruar gjithmonë ndër më të mirët dhe ky kërkim idesh solli dhe kthimin tek tradita, si baza më e mirë për të justifikuar krijimet dhe për fat të mirë, tradita duke qenë një ekstrat i krijimtarisë në shekuj ka se me çfarë të furnizojë; mbetet gjithmonë një fushë që duke e eksploruar zbulon gjëra të reja.

Edhe tradita jonë në këtë drejtim është shumë e pasur. Një veshje popullore shqiptare është një ekspozitë më vete e artit popullor.

Është e mahnitshme larmia e kostumeve popullorë në vendin tonë dhe puna aq e hollë me detajin. Kemi një pafundësi florealesh të qëndisura mrekullisht nga duart e vajzave dhe grave. Qëndisja dhe endja kanë qenë traditë vetëm për femrat të cilat kalonin një pjesë të mirë të ditës mbi to. Ato qëndisnin veshjet për femra, meshkuj dhe për fëmijët e familjes.

Mund të ndodhte që përgatitja e një kostumi shkonte me vite të tëra dhe ajo ishte një pasuri e madhe për familjen, e cila trashëgohej në çdo brez. Rrallë ndodhte që një veshje të ishte e thjeshtë në ndërtimin artistik të saj, edhe ato që i përkisnin shtresave jo të larta të shoqërisë shqiptare. Pothuajse të gjitha veshjet kishin të njëjtin seriozitet përgatitjeje dhe të njëjtin shpenzim në kohë, në punë dhe në materialet e përdorura në të. Çdo veshje kishte ngjyra, shumë ngjyra.

Gjejmë në to të bardhën që zë pjesën më të madhe të veshjeve(këmishat, fustanellat, jelekë, tirqe, çitjane…);kjo e bardhë e plotë(reminishencë e veshjeve ilire) kombinohet me të kuqen hallej, të artën, me blu kobalt, të gjelbrën smerald, vishnjen e errët madje dhe të zezën(jelekë, xhubletë, gjoksore, tunikë…). Si pëlhura ka ndërthurje të damaskut apo velurit me mëndafshin dhe të gjitha këto të qëndisura me fije fine metali të çmuar(ar ose argjend).

Motivet e qëndisura janë kryesisht floreale, lulet e stilizuara, shpendë, insekte si evokim i kohës së interesimit të njeriut mbi natyrën, arabeskat dhe motive gjeometrike më të vona dhe më pak me simbole pagane, por edhe në ato veshje që gjenden janë shumë potentë si motive, sepse mbizotërojnë dukshëm.

Qëndisja shpeshherë shoqërohet me punë kryq për të krijuar një element tjetër dekorativ dhe copa të mbivendosura si reliev. Pjesët më tepër të qëndisura janë jakat, mëngët shpinoret, gjoksoret, tunikat, etj., të cilat gjenden në modele nga më të larmishmet. Çdo krahinë ka një veshje të ndryshme nga tjetra. Çdo ceremoni apo rast gëzimi ishte një okazion për të veshur kostumet më të bukura në botë.

Ato që janë më tepër të përdorshme janë jakat rrumbullake, mëngoret e qëndisura në fund, tek burrat i gjejmë të mbledhura, tunikat janë të përdorura shumë dhe të larmishme në formë në pjesën fundore të tyre, gjoksoret e Shqipërisë së mesme me jakat e mëdha dhe të gjera, Xhubletat me kindet e mëdha, rripat e trashë me togëzat e rënda prej bronxi, dhe një mori kapelesh, shamish apo përparjesh. Dhe të gjitha këto të qëndisura me fije të arta dhe argjendtta, me motive ku asnjë nuk i përngjan tjetrit.

Edhe në veshjet e mesjetës të imponuara nga sundimi turk, përsëri u ruajt karakteri kombëtar duke i sjellë ato si një vepër origjinale shqiptare, siç është veshja e Shqipërisë së mesme me çitjanet që zbresin deri tek kavilja. Me qëndismat në rrethorin mbyllës, me jelekun që zbret sa mbaron gjoksi dhe ka vetëm një mbyllje duke lënë të kuptohet forma e gjoksit, veshja është trasformuar në një veshje tërësisht shqiptare dhe po aq e hirshme dhe joshëse. Edhe kaftani që është një xhaketë e gjatë që zbret deri në fund të këmbëve më mëngë të gjatë të rëna nga pas.

Modele me kostume shqiptare

Kokat zakonisht mbuloheshin me shami në zona të veçanta dhe diku me kapele të stilizuara ku gratë mund të shprehnin gjithë dëshirën dhe talentin e tyre për t`i zbukuruar me lule ose dhe me zbukurime me gurë ose pare. Një veshje të tillë dhe një mbretëreshë e asaj kohe do ta kishte zili. Një fakt është që veshja shqiptare është prekur pak, ose thuajse fare nga tendencat fetare, në të nuk gjenden kryqe, figura shenjtësh, aty gjithmonë ka lule të stilizuara, flutura, zogj, figura gjeometrike etj.

Në këto kohë dhe pëlhurat filluan të zëvendësohen me linone dhe pambukun si më pak të kushtueshme. Edhe në kohë të mëvonshme qëndisja ka zënë një pjesë të mirë kohe të vajzave shqiptare deri në mesin e viteve `80 duke e zhvilluar si hobi në kohën e lirë, madje në këto vite pati një ndryshim të stilizimeve të cilat vinin më të studiuara dhe inspiroheshin shpesh herë nga krijimet e artistëve që punonin në ndërmarrjet artistike të asaj kohe.

Sot qëndisja vjen si një objekt koleksioni. Interesimi ndaj saj qëndron në vlerën historike të veshjes shqiptare edhe pse në këndvështrim të vogël nuk mund të quhet një vepër e mirëfilltë arti, ajo vjen si një thirrje e fortë e së kaluarës tonë, përcjell mendimin, ndjenjat dhe informacione të çmuara të kohëve të tjera. Është një pasuri e jona.

Nga gjithë ajo trashëgimi kulturore që kemi, nga dokumentet historike, artistikë dhe muzeal dhe nga objektet e gjalla që kanë mbetur në sëndukët e vjetër të shtëpive karakteristike shqiptare apo dhe nëpër ato pak muze etnografike, jemi të ndërgjegjshëm për atë pasuri të madhe qëndismash, aksesorësh të mrekullueshëm byzylykësh, togëzash, varësesh aq të rralla, veshjesh mëndafshi dhe kadifeje të qëndisura dhe të punuara aq bukur, saqë mahnitin mbi të gjithë vizitorët e huaj.

Kjo tërheqje ka ndodhur në çdo kohë, aq sa artistë, piktorë dhe estetë të huaj nuk kanë mbetur pa e vënë në dukje këtë krijimtari të larmmishme, duke krijuar vepra me vlera dhe artistike.

Ndër këta mund të përmendim; piktorin anglez Eduart Lir, piktorin francez Leon Zherome, piktorin kroat Pajo Jovanoviç, autoren angleze Edit Durham, etj, që me krijimtarinë e tyre kanë lënë dokumente shumë të vyera jo vetëm artistike, por dhe historike mbi veshjet karakteristike shqiptare. material i shkeputur nga yllpres

Seks për herë të fundit? Nuk e mbaj mend
Agnesa Vuthaj tregon se nuk ka të dashur, ndërsa surpriza që ajo lëshon është se ajo nuk mban mend se kur ka patur mardhënie seksuale për herë të fundit. Ajo tek meshkujt vlerëson shumë sinqeritetin, ndërsa nuk ka frikë nga askush. Preferon ngjyrën e KUQE dhe që e vogël ka dashur t’i ngjajë së ëmës. Intervista e saj dhënë për gazetën Panorama.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt? Sot.

Cilat gabime toleroni? Ato që janë të tolerueshme.

Tipari kryesor i karakterit tuaj? Sinqeriteti.

Cilin virtyt vlerësoni te nje mashkull?   Sinqeriteti kuptohet.

Ngjyra juaj e preferuar?  E kuqja.

Suksesi juaj më i madh?  Suksesin më të madh pres me e pas…

Çfarë urreni më shumë në këtë botë? Nuk urrej asgjë dhe askënd.

Frika juaj më e madhe? Nuk kam frikë !!

Kujt ke pasur dëshirë t’i ngjash kur ke qenë e vogël? Mamasë.

Në emër të dashurisë, a do e kishit lënë profesionin tuaj?  Jo!

Po tradhtinë do e kishit pranuar? Jo!

Gjëja më e mirë që i keni bërë të dashurit?  Nuk e di…

A jeni xheloze?   Pak.

Marrëdhënia juaj e fundit seksuale?  Nuk e mbaj mend… (qesh).

Konsumatori i pambrojtur -Luljeta Krasniqi -Veseli
Muaji mars, i cili njihet si muaji i konsumatorit, Kosovën e gjen në një situatë mjaft shqetësuese, sa i përket rrezikut që vjen nga produktet e dyshimta si dhe mungesa e angazhimit institucional në këtë drejtim, thonë përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e konsumatorit.

Udhëheqësi i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku thotë se ligji dhe programet për mbrojtjen e konsumatorit i ofron qytetarëve një mbrojtje të mirë, por kjo,  sipas tij, nuk praktikohet. Sipas Kaçanikut, moszbatimi i ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve ka bërë që tregu kosovar të jetë i furnizuar me produkte me afat të skaduar dhe me cilësi të dyshimtë. “Institucionet e shtetit po na urojë muajin e konsumatorit më një sërë ngritje të çmimeve dhe më një ngritje enorme të çmimit të energjisë elektrike. Qeveria duhet të veprojë në uljen e çmimeve. Ne kemi ngritje të çmimeve tek artikujt elementarë, ne kemi mungesë të mundësive të kushteve të kapaciteteve për kontroll të cilësisë, ne kemi importe me cilësi të dyshimtë, ne kemi mallra të kontrabanduara”, thekson ai.

Angazhimi për mbrojtjen e konsumatorit kosovar është kërkuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë. Në raportet e tyre ata kishin theksuar nevojën për angazhim më të fuqishëm institucional në këtë drejtim. Përveç ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, në Kosovë ekziston edhe programi i hartuar nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen e konsumatorit 2010 – 2015. Përfaqësues të institucioneve të Kosovës thotë se janë duke punuar vazhdimisht për arritjen e standardeve evropiane për mbrojtjen e konsumatorit. Sipas tyre, konsumatori kosovar është i mbrojtur me mekanizëm ligjor.

Kryesuesi i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit të Kosovës në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Izer Arifi, thotë ende mungon vetëdijesimi i qytetarëve për të paraqitur ndonjë rast kur konsumatorit i shkelet e drejta. Megjithatë, sipas tij, institucionet e Kosovës janë duke punuar në këtë drejtim. “Gjatë kësaj kohe, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është në funksion të zbatimit të ligjit aktual dhe programit për mbrojtjen e konsumatorit. Gjatë këtij viti do ta  ndryshojmë ligjin, ku janë përfshirë edhe direktivat evropiane të cilat nuk kanë qenë të përfshira”, theksoi ai  Vlerësimet e shumta të bëra nga organizata të ndryshme joqeveritare tregojnë se pikat kufitare me Serbinë në veri të Kosovës paraqesin portën kryesore të hyrjes së produkteve me cilësi të dyshimtë dhe me afat të skaduar. “Më së shumti rrezikohemi nga produktet kontrabandë, pasi që produktet që vijnë nga importi i rregullt i nënshtrohen procedurave të rregullta në kufi dhe tregtohen legalisht dhe inspektorët janë në mbikëqyrje, ndërsa ata që shiten si kontrabandë, ato janë të pakontrolluara dhe të rrezikshme”, thekson Izer Arifi.

Sa i përket masave që duhet të ndërmarrin institucionet e Kosovës karshi mbrojtjes së konsumatorit, udhëheqësi i organizatës joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku thotë se mund të bëhet më shumë, por që ende mungon një strategji zhvillimore. “Ne nuk kemi plane zhvillimore, ne nuk strategji zhvillimore, ne nuk kemi asgjë të mirëfilltë që t’i krijojmë një perspektivë të denjë konsumatorit. Për fat të keq ajo çka po i ofrohet konsumatorit është varfëria dhe mosinteresimi për të bërë diçka më mirë për konsumatorin, i cili është taksapaguesi i rregullt”, thekson ai. Ndryshe, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka organizuar “Javën e konsumatorit”, që ka për qëllim vetëdijesimin e konsumatorëve rreth të drejtave të tyre.

Nga Osama Muadini- Llatas XXL
Në një shtet apo rregullim shtetërorë si ky i Maqedonisë, ku ekzistojnë rregulla dhe ligje te pa rregulluara, është normale që cilido dhe si të dojë ai t`i vendosë rregullat e jetës dhe mënyrës së veprimit të tij në shoqëri. Aty ku nuk ka ligje të mirëfillta nuk as rregull për zhvillim të veprimtarive të ndryshme, që i shoqërojnë çdo ditë qytetarët e këtij shteti.

Një ndër veprimtarit me të cilat qytetarët tanë ballafaqohen çdo ditë sigurisht që janë Mediumet, qofshin ato të shkruara apo elektronike. Por a kemi rregulla dhe ligje të mirëfillta të cilat e rregullojnë këtë veprimtari shumë të ndjeshme për qytetarin? A ekzistojnë rregulla se kush dhe si mund të ushtrojë këtë veprimtari, duke filluar nga gazetari i thjesht, redaktori e deri tek pronarët e këtyre mediumeve? Sigurisht se ekzistojnë, në atë formë siç janë, por a respektohen ato?

Mendoj që mediumet ekzistuese nuk mbajnë llogari as për atë se kush mund të ushtrojë profesionin e gazetarit, kush mund të jetë redaktorë dhe si duhet rregulluar politika redaktuese e një mediumi. A kanë shkollim adekuat ata të cilët sot merren me këtë veprimtari të shenjtë në shoqëri?  Sot çdo kush mund të jetë gazetarë, redaktorë dhe udhëheqës i një mediume, si rezultat i rregullave “të paqena” apo mos pasjes së mekanizmave të cilat e rregullojnë ato. A kemi mekanizma të cilat i parandalojnë dhe dënojnë këto parregullsi tek mediumet?

Duke u nisur nga këto parregullsi them se është “normale” që një monstrum gazetarë si lloji i “LLATAS XXL”, për çdo ditë të del me qëndrime të tij kundër shqiptarëve, qëndrime këto prej një të sëmuri mendorë (shkaku i identitetit të tij të pazgjidhur) dhe duke na shitur mend se kush qenkemi ne shqiptarët e kush na qenkan ata. Duke na poshtëruar, ofenduar dhe krahasuar me zezakët në Amerikë, për të cilët as vet nuk e ka idenë se kush kanë qenë ata dhe çfarë sakrificash kanë bërë bashkë me liderin e tyre MALKOM X, për të fituar të drejtat e tyre prej njeriu. Përderisa në Amerikë dhe historinë e botës demokratike këto ngjarje dhe kjo luftë e zezakëve për të drejtat e tyre shihet si triumf i DEMOKRACISË, na qenka ky far monstrum gazetari (kodosh serb) që njollos me fjalorin e tij shovinist edhe zezakët, vetëm e vetëm se i urren shqiptarët. Po, sepse edhe lufta që bën shqiptarët ishte e ngjashme me atë të zezakëve, por fatkeqësisht ajo luftë nuk përfundojë aty dhe shqiptarët edhe sot e kësaj dite për çdo ditë bëjnë luftë për të njëjtat të drejta. Lufta që bën zezakët sot rezultoi me atë që sot vetë amerikanët apo të bardhët në Amerikë krenohen me të arriturat e tyre, si në sport, art, shkencë dhe udhëheqës të denjë në pushtet, nga doli edhe presidenti Obama. Por dihen qëndrimet e këtij monstrumi (do e quaj kështu) që ka ndaj SHBA-ve dhe politikës amerikane ndaj shqiptarëve, prandaj ky ka problem edhe me Amerikën dhe demokracinë në përgjithësi. Këto të drejta as sot e kësaj dite shqiptarët nuk i kanë as në arsim, sport, kulturë e as në udhëheqje të këtij shteti, sepse ky si bashkëpunëtorë me Millosheviqin ishin ata që penguan shqiptarët me dekada të tëra për tu zhvilluar, por prapë se prapë nuk ia dolën. Ndoshta frikohet se shqiptarët si përkrahës dhe të të përkrahur nga SHBA-të, një ditë (që edhe do të vij) do të jenë edhe udhëheqës të këtij shteti apo ndonjë shteti tjetër në të ardhmen.

Politika shqiptare vs LLATAS XXL

Duke  u përqyrrur ai merret edhe me politikanët shqiptarë dhe politikat e tyre duke i shpallur fajtorë ata për gjoja mbjellje të urrejtjes tek shqiptarët ndaj maqedonasve, por të habit fakti që në këtë rast ai akuzon opozitën shqiptare dhe mbron partinë në pushtet. Edhe pse tek shqiptarët është i njohur për qëndrimet e tij dhe akuzat plot urrejtje ndaj partisë shqiptare në pushtet dhe udhëheqësin e saj, ai sot del dhe mbron atë dhe politikat e tij! Fillimisht shpreh konfuzionin e tij rreth qëndrimeve të tij të mëhershme, por njëkohësisht është edhe më konfuz kur kritikon dhe akuzon MALKOM X-in dhe mbron Ali Ahmetin dhe BDI-në. Nëse figurativisht krahasojmë Malkom X dhe luftën e tij për të drejtat e zezakëve, atëherë deri diku mund të themi se edhe Ali Ahmeti deri para një dekade ishte një Malkom X për shqiptarët në luftën për të drejtat e tyre në këtë shtet. Prandaj si është e mundur që për të njëjtën gjë  njëkohësisht të ndjesh urrejtje e të akuzosh dhe ta duash dhe ta mbrosh?! Për këtë çudi andej nga vij unë përdoret një thënie popullore “mos të lavdëroftë shqau, se atëherë ti si shqiptarë je i larmë”. Prandaj pyes veten se pse mbron partinë në pushtet dhe liderin e saj ky albanofob i bërbetuar, në këtë kohë kur në rrugë për çdo ditë kemi incidente? Pra ky far gazetari duke qenë konfuz me qëndrimet e tij nuk shprehë asgjë përpos hutimit të tij që e bëjnë atë një LLATAS XXL për nga gjuha e urrejtjes, e cila i thërret maqedonasit dhe ju jep të drejtë atyre që të jenë mbi shqiptarët. Ai edhe pse akuzon Malkom X së bashku me shqiptarët, vet thërret që ai së bashku me maqedonasit e tij të marrin në dorë rrugët duke rrahur qytetarët shqiptarë, thyer objektet dhe bizneset shqiptare, duke qenë në krye të kontrabandës së drogës etj.

Ai vazhdon si një “pshurran” nga frika që ka nga shqiptarët, bile duke i ndarë vendet në Kryeqytet se ku mund të rrihen shqiptarët dhe ku ata maqedonas, kështu duke bërë ndarje ku shqiptarët guxojnë të jenë prezent, e ku jo. Na qenka i habitur se si është e mundur që të rrihet një maqedonas në qendër të Shkupit, apo edhe në vendbanimet tjera të cilat janë të banuara kryesisht me maqedonas.

Inteligjenca tek shqiptarët vs LLATAS XXL

Vazhdon ky monstrumi dhe flet për inteligjencën e shqiptarëve si në sport, art dhe shkencë, duke i nënvlerësuar aftësitë e tyre në këto fusha. Por përsëri harron se po ky dhe të njëjtët si ky kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë çmos për paaftësinë e shqiptarëve, e që nuk po ja arrijnë dot. Pikërisht frika nga e kundërta e kësaj e shtyn atë të flas me një gjuhë vulgare me plot urrejtje ndaj shqiptarëve. Sa për informim të LATAS XXL dhe të ngjashmit si ai, shqiptarët mburren me dy fitues të çmimit Nobel nga ky vend dhe që të dy janë shqiptar, Ferid Murati dhe Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë. Njëri për të arriturat e tij në shkencë e tjetra për humanizmin e saj. Po ku jeni ju dhe soji yt o LLATAS XXL-i? Me kë krenoheni dhe mburreni ju, përveç me të akuzuarit  tuaj për gjenocid ndaj njerëzimit në Tribunalin e Hagës ? Nëse dëshiron të flasim për të arriturat e sportistëve shqiptarë janë me qindra që edhe me herët po edhe sot e kësaj dite, anekënd botës janë shembuj për kombëtaret e tyre me të arriturat e tyre si ne futboll, boks, karate etj.

Nuk do të pajtohem me LLATAS XXL, as me atë që thotë se shqiptarët nuk na ditkan të punojnë nëpër institucionet e këtij shteti. Por prapë do ta pyesja këtë monstrumin pse vallë ata nuk ditkan? Jo për paaftësinë e tyre por për urrejtjen tuaj dhe njëjtëve si ty, e që janë shumë në institucione e ministri, sepse nuk dëshirojnë që shqiptarët të mësojnë punën për të cilën janë punësuar. Fajin për këtë duhet t`ia hedhim edhe partisë të cilën ti sot e mbron, për neglizhencën e tyre ndaj të punësuarve shqiptarë, lidhur me kushtet dhe mundësitë që u ofrohen nëpër vendet e punës. Për gjitha këto ti LLATAS XXL duhet të pyesësh veten dhe “bashkëkombësit” tu, se ka po i çoni gjeneratat e reja ? Çka dhe kush do jeni në të ardhmen?

Për të ndalur ty dhe sojin tënd me këtë gjuhë të urrejtjes nuk mjaftojnë reagimet që vijnë nga shoqata të ndryshme, partitë politike apo edhe vet Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni (SHGM), dhe nuk e zgjedhin këtë degjenerim dhe fëlliqësi në gazetari, pa pasur mekanizma ndëshkues, duke të dënuar ty dhe të tjerët siç dënohen gazetarët dhe mediumet në vendet më demokratike.

Një komb dy shtete, një shqipe dy koka – Ilir Vata
Realiteti gjeopolitik në rajonin e Ballkanit, solli si nevojë e domosdoshmërisë një klimë të re favorizuese për këtë rajon me histori gati-gatit më shumë se gri, që ka mbizotëruar në më shumë se një shekull. Vetëm katër vite nga pavarësia e Kosovës dhe rajoni ka qenë më kuptimplotë me stabilizues dhe ajo që duhet lançuar është fakti se iu dha fund gjenocidit në rajonin më të trazuar të Europës. Politikanë të mëdhenj, shtete nga e gjithë Bota, mbështetën lirinë e shqiptarëve, çlirimin e tyre nga gllabëria barbare e nacionalizmave ekstreme serbe dhe fillimin e një realiteti të ri në këtë rajon. Fatkeqësisht, disa shtete të BE-së përfshirë dhe Greqinë e Qipron, apo vende të tjera që kanë vuajtur nga regjimet ekstreme nuk e kanë mbështetur Kosovën, ndonëse shteti i 88 vjen nga Uganda, që sinifikon një nga vendet që ka parë gjenocidin më të tmerrshëm në Botë. Parë në këtë këndvështrim vendet e qytetëruara, (anëtare të organizmave ndërkombëtarë e që kanë njësuar kartën e të drejtave të njeriut,) vazhdojnë të rrinë në errësirë dhe të mbajnë mbi supe peshën e fajit për rrethana të errëta e egoiste, pasi jo pak herë nacionalizmat e tepruara po i mbajnë peng, jo vetëm në rrafshin e dimensioneve të lirive të popujve dhe të sovranitetit të tyre, por dhe ushqimin e shpresës së vjetër, nacionalizmin primitiv në kohë moderne.

Ky lloj nacionalizmi primitiv, i ushqyer nga politikanë të lidhur me të kaluarën, apo grupe njerëzish që ora u ka ngelur te madhështia e rreme, te regjimet e së kaluarës, te diktaturat e rrëzuara, agjenturat e vjetra që ngatërruan Ballkanin, po bëhen precedentë publikë më shumë qesharakë sesa nxitës të realiteteve të reja. Ky lloj sindromi nacionalizmi ka kapur në një farë mënyre të gjithë popujt e Ballkanit, por kohët e fundit kjo frymë ka filluar të mbillet dhe ndërmjet shqiptarëve në treva të ndryshme të rajonit. Demonstrimi i flamurit nën frymën e nacionalizmit, thjeshtë për të përfituar benefice politike apo amtute të tjera qofshin personale apo të grupimeve të caktuara, është në dëm të realitetit të ri, integrimit të rajonit dhe ajo që duhet theksuar është fakti se abuzohet, jashtë çdo morali me termin nacionalizëm. Sovraniteti i një kombi është një dhe i pandashëm, si për Shqipërinë ashtu edhe për Kosovën, apo vende të tjera. E drejta ndërkombëtare, vlen për të gjitha kombet dhe duhet respektuar nga të gjithë. Çdo indicje individësh apo grupimesh në emër të nacionalizmit me fjalë, janë thjeshtë sloganë që ndikojnë negativisht dhe aq më keq kur nacionalizmat përdoren thjesht për të shkëputur vota për pushtetin e një grushti njerëzish. Tundimi para flamurit është i logjikshëm, pasi një komb ka simbolet e veta, heronjtë e saj, gjuhën, kulturën dhe territorin që e bëjnë çdo qytetar të krenohet për vendin e tij, por kur flamurin e përdorin si në lojën me dema ndaj njerëzve për të vetmin shkak, manipulimin e tij thjeshtë për ambicie politike, kjo është gjëja më e ulët që mund të bëjë një individ, (qoftë ky dhe politikan) ndaj vendit të tij.

Në rajonin e Ballkanit ka lindur një politikë e re moderne, përtej kufijve, nacionalizmave apo mërive shekullore, integrimi në BE apo Aleancën e Atlantikut, marrëdhënie të reja po lindin çdo ditë në përputhje me vlerat e njeriut dhe vlerat kombëtare. Nxitësit e bashkimeve të territoreve, apo hedhjen e vëzhgimeve për rishikim të kufijve në Ballkan, janë thjeshtë pasthirrmat e diktaturave apo ideatorëve të krimeve e gjenocideve, që duket që vijnë nga e shkuara, apo humnera e varreve të tyre. Sigurisht që nuk është turp të thuash që Kosova të Bashkohet me Shqipërinë dhe madje në zërin e brendshëm të çdo shqiptari ai gëlon shumë, por zemërgjerësia nuk vlen në këto raste, por duhen thjeshtë respektimi i konventave ndërkombëtare. Dhe ligjërisht ka dy bashkime, bashkimi vullnetar nëpërmjet referendumeve të dy vendeve dhe bashkimi juridik në bazë të së drejtës ndërkombëtare.

Realiteti aktual qëndron bukur, “Një komb, dy shtete dhe Një shqipe, dy koka”. Shumë krijues, shoqata, parti politike ndër vise shqiptare, madje dhe në Shqipëri kanë simbolizuar në qëndrimin e tyre politik dhe atë grafik, shqipen me një flatër apo me një kokë, por kohët e fundit të gjithë janë paqur dhe dashje padashje ky realitet u ka ardhur më afër se kurrë dhe 100-vjetori do të jetë festë e kombit dhe e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Nacionalizmat greke, që shpeshherë kanë shërbyer për të mbjellë urrejtje, apo nacionalizmat serbe, apo nacionalizmat e “majmunëve” së fundmi në Maqedoni kanë elektrizuar dashje padashje dhe shqiptarët dhe kemi parë që u janë përgjigjur me të njëjtën monedhë. Këto gjëra jemi mësuar ti shohim jo rrallë përgjatë gjithë këtyre viteve dhe në vende demokratike janë normale, ndonëse veprimet e tyre janë të dënueshme sipas Kodit Penal, pasi simbolet e një shteti apo shteti tjetër mbrohen me ligj. Por, rreziku nuk qëndron këtu, por te ata politikanë sharlatanë që kërkojnë në emër të nacionalizmit të sigurojnë kolltukun e tyre pa ditur se këto veprime janë të turpshme dhe të pamoralshme në dëm të të gjithë rajonit.

Gjatë komenteve të kohëve të fundit, këta lloj prototipash janë quajtur përfitues të pavlerë e që në emër të vlerave kërkojnë të bëhen dikush, por tashmë është vonë. Ballkani ka kaluar në një sfond më të gjerë politik, integrimi i të gjithë rajonit. Historia ka lënë shumë shqiptarë jashtë kufijve shtetërorë, ashtu si dhe shumë kombësi të tjera jetojnë në shtete të ndryshme dhe bota është një dhe çdokush zgjedh vetë se ku të jetojë. Ne jemi ballkanas, por europianë dhe kjo është e ardhmja e shqiptarëve dhe e gjithë Ballkanit.

Menduh Thaçi në emisionin e plotë-Klan Kosova (Video)
Intervista e Kryetarit të PDSH-së z. Menduh Thaçi dhënë për emisionin e plotë Klan Kosova 28.02.2012 ,në lidhje me ndodhitë e fundit politike etnike , ekonomia problemet e shqiptarëve me të drejtat e tyre, së fundmi edhe e drejta e njeriut dhe policia , në cfarë pozite konsiderohen shqiptarët në Maqedoni për më shumë ju kishim lutur të ndjekni videon me përmbajtje kohore mbi 30 minuta të ndjekni intervistën e plotë.

<object width="640" height="400"><param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/I1co4B8bF5s?fs=1&hl=en_US"></param><param name="allowFullScreen" value="true"></param><param name="allowscriptaccess" value="always"></param><embed src="http://www.youtube.com/v/I1co4B8bF5s?fs=1&hl=en_US" type="application/x-shockwave-flash" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" width="640" height="400"></embed></object>

Lorik Cana: Ju rrëfej bisedën që pata me trajnerin De Biazi
Kishin dy muaj që donin të takoheshin. Në fillim e kishin lënë takimin në Itali, më pas në Paris dhe, më në fund, “samiti” kokë më kokë më kokë mes Canës dhe De Biazit u realizua të shtunën në Tiranë. Kapiteni i Shqipërisë kishte ardhur enkas për t’u takuar me trajnerin De Biazi. Një dëshirë e të dyve, por edhe një domosdoshmëri, pasi prezantimi kishte shkuar vonuar më shumë sesa duhet. “De Biazi më la një përshtypje të mirë. Një njeri inteligjent, shumë madje, por edhe ambicioz”. Këto janë fjalët e Para të Lorik Canës pas takimit me trajnerin italian. Në një intervistë për “Panorama Sport” mesfushori i Lacios flet edhe për momentin e vështirë që po kalon, por është optimist për të ardhmen. “Të rinj si Çani dhe Sadiku mund t’i japin një shtysë të madhe skuadrës”, shton 27-vjeçari.

Lorik, a është e vërtetë se keni ardhur enkas nga Roma për t’u takuar me trajnerin?

Po, le të themi se qëllimi kryesor i ardhjes sime këtu, ishte për të takuar trajnerin. Dëshironim të takoheshim prej dy muajsh, por rrethanat dhe impenjimet na e kishin bërë të pamundur. Në fillim e lamë të takoheshim në Itali, por unë u dëmtova dhe m’u desh të merresha me analizat dhe rikuperimin. Më pas e lamë në Paris, por trajneri për shkak të axhendës nuk pati mundësi të vinte, kështu që e lamë përfundimisht në tokën tonë, në Tiranë dhe na solli më shumë mbarësi, sepse u prezantuam dhe folëm gjatë.

Ç’përshtypje ju la De Biazi?

Pozitive, shumë pozitive, madje. Shikoni, unë gjithnjë i kam pëlqyer njerëzit e drejtpërdrejtë, ambiciozë dhe që reflektojnë zgjuarsi. De Biazi më krijoi bindjen se i kishte këto cilësi, ndaj edhe më la një përshtypje shumë pozitive.

Për çfarë diskutuat?

Shikoni, ne folëm për rreth një orë bashkë. Diskutuam për Kombëtaren, sigurisht, për idetë e trajnerit dhe për atë që mendojmë dhe synojmë në të ardhmen. Mua më erdhi mirë që shumë ide dhe projekte të tijat përputheshin edhe me të miat. Kjo, për mua është shumë e rëndësishme.

A mund të jeni pak më konkret? A mund të na thoni se çfarë plani ka De Biazi për Shqipërinë?

Mendoj se duhet të merrni parasysh faktin se ishte takimi im i parë me trajnerin dhe disa tema u trajtuan edhe formalisht, disa të tjera edhe më të detajuara. Sigurisht, unë nuk jam në kombëtare për të analizuar trajnerin apo projektet e tij, por për ta dëgjuar, për ta kuptuar mirë dhe për të bërë mirë atë që më kërkohet në fushë dhe jashtë saj.

Dakord, ideja ishte nëse bëhet fjalë për ndonjë risi nga trajnerët e kaluar, apo jo?

Shikoni, mua më pëlqen fakti që De Biazi e ka marrë shumë seriozisht. Ishte shumë i fokusuar te Kombëtarja. P.sh, një nga gjërat që më tha dhe që unë jam plotësisht dakord, ishte fakti që skuadra duhet të punojë e gjitha në grup, sepse kjo e ndihmon ekipin dhe të gjithë ne lojtarëve që të ndihemi më të fortë. Së dyti të mos i mbivlerësojmë të tjerët dhe të kemi më shumë besim se në një ndeshje mund të marrim më tepër nga sa kemi menduar deri tani. Në gjykimin tim ky është një mentalitet fituesi që përçon ambicie, besim dhe forcë te lojtarët. Kjo më pëlqen shumë realisht.

Çfarë tjetër ju bëri përshtypje te De Biazi?

(Mendohet)… Më bëri shumë përshtypje, madje deri në habi, fakti sesa mirë ishte i informuar për të gjithë lojtarët e Kombëtares. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për boshtin kryesor, por edhe për ata që janë grumbulluar dy apo tri herë. Ishte i informuar deri në detaje. Dinte me saktësi sa minuta kishin luajtur këtë sezon, çfarë problemesh kishin pasur në të kaluarën, çfarë mangësish apo avantazhesh kanë teknikisht dhe taktikisht. Më duhet të them se kjo ishte disi e re, në krahasim me disa paraardhës të tij.

Ju komunikoni mirë në italisht me të apo jo?

Po, mendoj se edhe ky është një plus për ne. Është një plus për mua, por edhe për atë.

De Biazi ka thënë shpesh në media se ju jeni lideri i skuadrës. A jua tha në sy këtë?

Oh, më bëtë të skuqem… (qesh). OK, më vjen mirë që e ka thënë këtë, më vjen mirë edhe që e mendon kështu. Vlerësimi të ndihmon, ndaj shpresoj që edhe ne lojtarët me eksperiencë të Kombëtares ta ndihmojmë trajnerin që të përshtatet dhe të punojë sa më mirë.

A e keni parë listën për ndeshjen me Gjeorgjinë?

Po, sigurisht që po. Ka disa ndryshime të rëndësishme, por kjo është vetëm miqësore. Mua më vjen mirë për disa të rinj që janë thirrur dhe shpresoj që ata t’ia dalin.

Sa njihni nga të rinjtë që janë thirrur?

Të gjithë. Jo personalisht, por kam njohuri të mira për aftësitë e tyre. P.sh, për Edgar Çanin kam pasur gjithnjë konsideratë dhe kam ndjekur ecurinë e tij kur luante në Itali, por edhe tani që është në Poloni. Është një i ri me shumë potencial, që mund t’i japë shumë Kombëtares. Sadikun, gjithashtu, e kam parë të luajë me Shpresat dhe është një lojtar me të dhëna të shkëlqyera. Shpresoj shumë që të ecë me këto rimte. Zeqirin e kam parë disi më pak, por miq dhe specialistë futbolli më kanë thënë se ka një talent dhe forcë të lindur. Nëse punon mirë në Turqi, mund të bëhet një pedanë e rëndësishme e ekipit. Por, si këta ka edhe shumë të tjerë, ju siguroj. Kjo më bën të ndihem optimist për të ardhmen e Shqipërisë.

Ka një problem, nëse quhet i tillë. Salihi ka shkuar të luajë shumë larg, në Amerikë. Ndërkaq, sulmuesi më në formë shqiptar, Besart Berisha, luan në Australi…

Unë mendoj se Salihi është dhe do të mbetet një pjesë e rëndësishme e grupit. Nuk bëj llogaritë e të tjerëve, por unë distancën e largët nuk do ta quaja problem. Sa për Berishën, gjithnjë e kam vlerësuar atë dhe shpresoj që në të ardhmen të gjendet një zgjidhje optimale për të dyja palët. Besarti është djalë me potencial, por zgjedhjet, vlerësimet dhe projektin e bën trajneri, ndaj edhe unë në mënyrë absolute nuk mund të ndërhyj në këtë pikë.

Kundër Gjeorgjisë do të mungoni ju, Bogdani, Salihi, Kapllani. Nëse do të ishte në dorën tuaj, kujt do t’ia jepnit shiritin e kapitenit?

Jua thashë njëherë: unë jam lojtar dhe dëgjoj trajnerin dhe përpiqem ta ndihmoj atë. Nuk mund t’i ndërhyj në punën e tij dhe të vendos unë se kush duhet të jetë kapiteni. Sa për t’ju dhënë një ide, kjo është fare e zgjidhshme brenda vetë grupit. Lojtarët mund ta përcaktojnë edhe vetë mes tyre. Mos filloni ta bëni çështje shiritin e kapitenit, ju lutem!

Si po ecën rikuperimi juaj?

Mirë. Mjekët më kanë thënë që të bëj analiza një herë në 20 ditë. Analizat e para më dolën shumë mirë. Pas dhjetë ditësh do të bëj analizat e tjera dhe nëse dalin siç shpresoj, atëherë i bie që pas dy javësh të bëj stërvitje me skuadrën.

Sa ju mërziti ky dëmtim?

Shumë, që të jem i sinqertë. Sapo kisha ardhur në formën më të mirë dhe, për më tepër, mendoj se Lacio kishte nevojë për mua pasi kishte shumë dëmtime. Kjo më mërziti disi, por në futboll jo të gjitha gjërat bëhen me llogari, ka edhe të papritura.

Trajneri Reja do largohet apo do të rrijë?

Kam qenë gjatë gjithë kohës në Francë për terapinë e rikuperimit dhe nuk jam shumë në dijeni të ngjarjeve. Kështu që nuk mund të flas shumë për këtë pikë.

JETMIR HALILAJ

Gjeorgji-Shqipëri, gjykon arbitri që u rrah barbarisht

Quhet Genadi Sidenko. Është arbitër moldav dhe, sipas informacioneve, së bashku me dy asistentët e tij, Oleg Molshanovi dhe Vitali Gorbatovi, do të arbitrojnë takimin e së mërkurës më 29 shkurt mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë, që do të luhet në orën 15:00. Kjo do të jetë ndeshja e parë ndërkombëtare në rang kombëtaresh që kjo treshe do të gjykojë, pasi deri më tani Sidenko ka arbitruar më së shumti ndeshje të skuadrave U-17, U-19 dhe U-21. Madje, rezulton se Sidenko ka gjykuar dy herë edhe Shqipërinë U-17 në kualifikimet e 2011-ës, Norvegji-Shqipëri 2- 0 dhe Shqipëri-Irlandë 0-2. Por, ajo që bën më tepër përshtypje në karrierën e këtij arbitri është fakti se vitin e shkuar ai ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm të futbollit moldav, por edhe në të gjithë Evropën. Gjatë ndeshjes Iskra-Stal, pasi i nxori kartonin e kuq lojtarit Julian Bursuc, Sidenko u rrah barbarisht në fushën e lojës nga ky i fundit. Ngjarja bëri bujë, aq sa në javën pasardhëse arbitrat moldavë në shenjë proteste bojkotuan kampionatin. Madje, prestigjiozja “dailymail” e konsideroi këtë ngjarje si një nga “top-10″ e vitit të shkuar në futbollin evropian. Paskëtaj, lojtari Julian Bursuc u detyrua t’i thoshte lamtumirë futbollit të luajtur. Ndërkohë, mësohet se dje ka mbërritur në Tbilisi edhe përfaqësuesja jonë dhe, sipas programit, sot do të zhvillojë një seancë stërvitore në aneksin e stadiumit ku do luhet takimi.

Salihi “pushton” SHBA-në, fansat: Krenaria jonë

Hamdi Salihit i janë dashur shumë pak kohë për të marrë mbështetjen e jo vetëm tifozëve të DC Junajtid ku ai luan. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e vetëm në takimin e pardjeshëm kundër Çikagos, në ndeshjen e tij të parë me DC Junajtid. Të gjitha mediat sportive, por jo vetëm, e kanë komentuar me superlativa lojën e shkodranit si dhe golin spektakolar që ai shënoi në këtë ndeshje. Ndërsa kanë qenë të papërmbajtshëm fansat e Junajtid, të cilët kanë shkuar deri në komente të tilla si: “Salihi, krenaria jonë”, “Me Salihin s’na ndal kush”. Kujtojmë se sulmuesi u bë pjesë e DC Junajtid vetëm disa ditë më parë, kur edhe u prezantuar zyrtarisht duke firmosur një kontratë 4-vjeçare. Ai do të përfitojë rreth 3 milionë dollarë nga kjo kontratë, në të cilën ka edhe klauzolën e prishjes së njëanshme nga ana e tij dhe pa asnjë penalitet nëse do të kërkohet më vonë nga një skuadër elitare, kryesisht në Evropë. Sakaq, lojtari “u kursye” nga trajneri De Biazi për miqësoren me Gjeorgjinë, kjo edhe për faktin se ai sapo shkoi në Amerikë dhe kishte më shumë nevojë që të ambientohej me klubin e ri sesa të luante një ndeshje miqësore me ekipin përfaqësues.

TITUJT E MEDIAVE

“SOCCER365.COM”

Salihi nxjerr nga hiçi fitoren e DC Junajtid

“CHICAGO SOCCER”

Salihi lëshon sfidën që në debutim

“BLACK AND RED UNITED”

DC Junajtid i falet Salihit

“ESPN”

Parakampionat i zjarrtë nën këmbët e Salihit

“MLSSOCCER.COM”

Goli i Salihit, Junajtid thyen Çikagon

“DCUNITED.COM”

Salihi “djeg” Çikagon që në debutim