2012-Maj-18 02.48.56.MD UTC
Tetovo, MK 14 °CMostly Cloudy - Lageshti: 51%

4-vjeçari mbytet në kanalin pranë shtëpisë

Nga Endrit - Mër Shk 22, 10:56 pm

Elbasan,  Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht, pasi u mbyt në një kanal pranë shtëpisë së tij në Belsh.Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Guri i Bardhë, kur i mituri me iniciale Xh. H ka dalë nga shtëpia në oborr, teksa jashtë po binte shi.

Lagështira ka bërë që fëmija të rrëshqasë dhe të bjerë brenda një kanali ku kishte mbi 1 metër ujë.Prindërit e 4-vjeçarit kanë ndërhyrë menjëherë duke e nxjerrë fëmijën nga uji, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme pasi vogëlushi humbi jetën rrugës për në spital.

Ndiq Ditari.com në Twitter, Bashkou me ne në Facebook. Qëndroni me ne në RSS

Jep një Përgjigje