2012-Maj-18 11.09.32.PD UTC
Tetovo, MK 13 °CMostly Cloudy - Lageshti: 47%

Fjalimi i Albin Kurtit 21.01.2012

Nga Endrit - Die Jan 22, 3:28 am

21 JANAR 2012 – E Shtunë  Më 20 janar kjo Qeveri ia hapi rrugën Serbisë edhe politikisht.

Më 14 janar Qeveria Thaçi ia hapi rrugën ekonomike Serbisë duke shkelur dhunshëm mbi popullin dhe qytetarët e Kosovës. Për këtë gjë kanë reaguar organizata të ndryshme, të cilat në mënyrë të dokumentuar kanë dëshmuar për dhunën e cila u ushtrua mbi protestuesit paqësor dhe të padhunshëm. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Amnesty International, Avokati i Popullit dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, gjerë e gjatë kanë raportuar dhe kanë dokumentuar për ndërhyrjen e dhunshme, të padrejtë e të panevojshme të policisë më 14 janar. Më 20 janar Qeveria Thaçi ia hapi rrugën politike Serbisë duke shkelë mbi vullnetin e të zgjedhurve të popullit. Hapja e rrugës ndaj Serbisë nuk mund të realizohet ndryshe pos si mbyllje e rrugës për Shqipërinë.

Më 14 janar e kemi parë varësinë konkrete të kësaj Qeverie nga ekonomia e Serbisë: për të kaluar kamionët e Veselinoviçit, Qeveria nuk ka zgjedh mjete kundër popullit të vet.  Qeveria vazhdimisht po bën krahasime mes demonstratës sonë dhe veriut.
Ky krahasim nuk po ndodh ashtu që Qeveria të veprojë kundër strukturave kriminale të Serbisë.  Ky krahasim po ndodh pikërisht që ne të goditemi në emër të strukturave kriminale, e ato të vazhdojnë të mbesin.  Thaçi nuk e ka me strukturat e Beogradit.  Ai e ka me qytetarët dhe popullin paqësor të Kosovës.

Strukturat kriminale të Serbisë, Thaçi ka thënë se i ka partnerë të dialogut, kurse praktikisht i ka edhe bashkëpunëtorë të krimit ekonomik. Nuk është çështja vetëm e reciprocitetit këto ditë por e anashkalimeve të planifikuara të Kuvendit nga ana e Qeverisë në këtë vitin 2012 në të cilin hymë tash. Qeveria mendon ta shesë Distribucionin e KEK-ut, PTK-në dhe Trepçën dhe me dialogun politik ta pranojnë autonominë për veriun, dhe për këtë qëllim dëshironi ta eliminoni Kuvendin e Kosovës si pengesë. Me mënyrat e kësaj Qeverie po dështon shteti i Kosovës, po dështon si republikë dhe si ekonomi.

Ne jemi subjekti që kemi kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme, mirëpo, me protestën tonë të nesërme, synojmë që t’ia marrë pushtetin Serbisë në Kosovë dhe t’ia japë këtë pushtet, shtetit të Kosovës që duam ta forcojmë. Kërkojmë nga Policia e Kosovës, e posaçërisht nga njësitë speciale të saj, që të mos na pengojnë në pengimin e Serbisë. Ne po na zhduket Republika përderisa s’kemi reciprocitet me Serbinë. Protesta paqësore e demokratizon Republikën. Duke mos e kuptuar dhe duke mos u mësuar me protestat paqësore kontribuohet në mundësitë për diktatura.

Protesta paqësore është liri e qytetarëve, liri për grumbullimin e tyre për ta shprehur pakënaqësinë dhe për ta ndryshuar gjendjen për të cilën janë të pakënaqur. Por duket që qëndrimet, akuzat, sharjet, fyerjet, sikleti dhe paniku në përgjithësi i kësaj qeverie të drejtuar nga kryeministri aktual pikërisht kur bëhet fjalë për Serbinë nuk janë të rastësishme.

Wikileaks ka njoftuar që kryeministri Thaçi është takuar dy herë me kryetarin e Serbisë Boris Tadiç, madje një herë kur ka qenë në opozitë, pra si kryetar i PDK-së. Kryeministri Thaçi nuk e ka demantuar asnjëherë këtë informatë. Ai doemos duhet të përgjigjet në këto pyetje:

1.    Ku dhe kur është marrë vendimi që Thaçi të takohet me Tadiçin?

2.    Ku dhe kur saktësisht është takuar këto dy herë me kryetarin e Serbisë Tadiç?

3.    Kush tjetër ka marrë pjesë në ato takime, për çka kanë biseduar, çfarë i ka thënë Thaçi Tadiçit dhe çfarë Tadiçi Thaçit?

4.    Me iniciativën dhe ndërmjetësimin e kujt janë zhvilluar secili prej takimeve?

5.    Cilat ishin konkluzionet e takimeve?

6.    Çka ka përfituar Kosova nga këto takime?

7.    Çka ka përfituar Thaçi nga këto takime?

8.    A ekziston transkripti dhe procesverbali i takimeve dhe, nëse po, kush e ka atë?

9.    Kë e ka informuar dhe kujt i ka raportuar Thaçi për këto takime?

10.    A e kanë ditur kabineti qeveritar, presidenti dhe partia e tij PDK për këto takime? Lëvizja VETËVENDOSJE!

Ndiq Ditari.com në Twitter, Bashkou me ne në Facebook. Qëndroni me ne në RSS

Jep një Përgjigje