Thaçi priti Philip Reekerin
Nga Endrit - Mar Jan 17, 3:58 pm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti diplomatin amerikan, zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit për Evropën Qendrore dhe Jugore, z. Philipe Reeker.Me këtë rast, siç njoftohet mes një komunikate, kryeministri Hashim Thaçi e njoftoi diplomatin amerikan për zhvillimet kryesore në Kosovë, me theks të veçantë për dialogun e bisedimeve teknike me Serbinë në Bruksel, për implementimin e marrëveshjeve të arritura dhe për përmbushjen e parakushteve për hapjen e perspektivës euroatlantike.
Në takim po ashtu u bisedua për thellimin bashkëpunimit rajonal të Kosovës, për vazhdimin e reformave dhe zhvillimin ekonomik. Diplomati amerikan Reeker ritheksoi mbështetjen e qeverisë amerikane për zhvillimin dhe afirmimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës./koha
Ndiq Ditari.com në Twitter, Bashkou me ne në Facebook. Qëndroni me ne në RSS


