Dy të lënduar në aksidentin në autostradën Tetovë-Shkup
Nga Administrator - Hën Maj 30, 1:39 pm
Siç bëhet e ditur nga reporteri i agjencisë së lajmeve INA, aksidenti ka ndodhur në afërsi të Grupçinit, kur makina e tipit “Audi” ka humbur drejtimin dhe ka dalur nga autostrada dhe është rrotulluar disa herë.
Në autostradën Tetovë-Shkup ka ndodhur sot një aksident i rëndë, me ç`rast dy persona kanë pësuar me lëndime të rënda.
Siç bëhet e ditur nga reporteri i agjencisë së lajmeve INA, aksidenti ka ndodhur në afërsi të Grupçinit, kur makina e tipit “Audi” ka humbur drejtimin dhe ka dalur nga autostrada dhe është rrotulluar disa herë. Bëhet e ditur se bëhet fjalë për banorë të fshatit Xhepçishtë që po udhëtonin drejt Shkupit.
Në këtë aksident është lënduar rëndë drejtuesi i makinës 30 vjeçari L.A si dhe N.D, 22 vjeç nga Xhepçishta, që të dy janë shtrirë për mjekim në klinikat në Shkup dhe Tetovë. (INA)
Ndiq Ditari.com në Twitter, Bashkou me ne në Facebook. Qëndroni me ne në RSS



