2012-Maj-21 08.17.24.PD UTC
Tetovo, MK 13 °CMostly Cloudy - Lageshti: 82%

Mbi 16 mijë euro u grabitën dje në dy vjedhje,Shkup

Nga Endrit - Mër Shk 22, 1:44 pm

Në dy grabitjet që ndodhën dje në Shkup, njëra në Postën në Çair dhe tjetra në Kursimoren “Inter Falko” janë grabitur mbi 16.500 euro.

Grabitja e parë ka ndodhur në kursimoren që gjendet në bulevardin “Aradhat partizane” rreth orës 13, kur tre rrëmbyes me armë dhe të maskuar kanë marrë paratë.  Ata kanë arritur që nga aty të marrin mbi 1 milion denarë nga arka e kursimores. Ndërkohë, vetëm 20 minuta më vonë ka ndodhur grabitja e dytë rreth orës 13.40, kur një person i maskuar ka hyrë në filialin e postës “Posta e Maqedonisë” në Çair dhe ka kërkuar paratë nga e punësuara. Grabitësi me këtë rast ka arritur të marrë rreth 500 euro, njoftojnë nga MPB.

Ndiq Ditari.com në Twitter, Bashkou me ne në Facebook. Qëndroni me ne në RSS

Jep një Përgjigje