Një komando i vrarë dhe një i plagosur në Afganistan
Nga Endrit - Hën Shk 20, 10:40 pm
Dy komando shqiptarë janë sulmuar sot në Afganistan. Ngjarja është regjistruar në Kandahar, në orën 15:05, ku në drejtim të komandove të Kontigjentit “Eagle-4”, është hapur zjarr prej efektivëve të policisë afgane, sic njofton Ministria e Mbrojtjes.
Prej sulmit u raportua fillimisht se mbetën të vrarë dy komandot shqiptarë Kapiten Feti Vogli, 31 vjec nga fshati Shpat i komunës Baldushk në Tiranë dhe specialisti i armatimit Aleksandër Peci 23 vjec nga Lekbibaj i Tropojës, por pak orë më vonë u deklarua se Peci ndodhej në vdekje klinike, duke lënë të hapura shpresat se ai mund të mbijetojë.
Ministria e Mbrojtjes sqaroi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Robat 2, në Kandahar ku Grupi i 1-rë Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Bedri Vogli, si dhe një grup nga Bat.2-38 CAV, janë sulmuar teksa ishin në mision patrullimi.
Ata kishin detyrë të patrullonin dhe siguronin jetën e “personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it”, të cilët po zhvillonin një takim për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat. Por papritur, në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policisë lokale.
Po sipas njoftimit të ministrisë, gjatë shkëmbimit të zjarrit janë plagosur 3 ushtarakë, një ushtarak i një vendi aleat dhe dy ushtarakë të Kontingjentit “Eagle-4″, ndërsa njëri prej tyre humbi jetën në spital. Ndërkohë që mësohet se janë arrestuar 11 policët afganë, që hapën zjarr në drejtim të efektivave tona.
Kjo është hera e parë që një komando shqiptar, pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s humb jetën në Afganistan. Komadot ishin pjesë e misioni të forcave paqeruajtese “Eagle 4″ i cili është nisur për në Afganistan më 16 janar 2012. INA
Ndiq Ditari.com në Twitter, Bashkou me ne në Facebook. Qëndroni me ne në RSS



(1 votes, average: 4.00 out of 5)