2012-Maj-18 04.16.34.MD UTC
Tetovo, MK 14 °CMostly Cloudy - Lageshti: 55%

RDK-BDI-ja marionetë në realizmin e politikës proserbe të qeverisë aktuale

Nga Administrator - Hën Shk 20, 11:02 pm

Sa më shumë që na largojnë  nga NATO dhe BE, aq më shumë na afrojnë me Serbinë

Marrëveshja për bashkëpunim policor Maqedoni-Serbi, takimi i ministrit Besimi me shefin e forcave ushtarake të Serbisë, gjeneralin Dikoviq dhe së fundi takimi i ministrit Nevzat Bejta me ambasadorin serb në Maqedoni Tomisllav Gjurin, si dhe paralajmërimet për një takim me ministrin serb për pakica Milan Markoviq, flasin qartë se qeveria aktuale VMRO-BDI sa më shumë që e largon vendin nga proceset e integrimit në strukturat euro-atlantike, aq më shumë e afron me Serbinë. Ç’është më e keqja, kryeministri Gruevski, i cili sipas njohësve të mirë të rrethanave politike çon politikë proserbe, qëllimin e tij në mënyrë tinzare e realizon nëpërmjet servilëve të tij, ministrave shqiptarë të BDI-së.

Përgjegjës për realizimin e Marrëveshjes për bashkëpunim policor Maqedoni-Serbi   janë Byrotë për sigurim shtetëror të të dy shteteve, ku ndërmjet tjerash parashihet  përgjimi, sigurimi i audio dhe video materialeve, organizim  i mbledhjeve të përbashkëta dhe kategorizimi i informatave në Sekrete shtetërore dhe informata rreptësisht konfidenciale, fakte këto që na kthejnë në vitet e errëta për shqiptarët, vitet e  80-ta të shekullit të kaluar.

Ministri i mbrojtjes së Maqedonisë Fatmir Besimi, nuk nguroi t’ia shtrëngojë dorën komandantit të forcave serbe, gjeneral Ljubisha Dikoviq, për të cilin Qendra për të Drejtën Humanitare në Beograd  publikoi dokument zyrtar ku ndriçohet përgjegjësia komanduese e tij për krime lufte në Kosovë.

Ky takim skandaloz, vetëm pas disa ditësh pasohet me takimin e ministrit të pushtetit lokal Nevzat Bejta me ambasadorin Gjurin, i cili ka ushtruar një sërë funksionesh të larta në shërbimet sekrete serbe, duke paralajmëruar edhe vizitën e radhës me ministrin serb të pakicave.

Kronologjia e ngjarjeve flet qartë se kjo qeveri, pas deklaratës së kryeministrit Gruevski se proceset euro-integruese shënojnë ngecje, flet qartë se u hodhën maskat dhe se politika vendore është e orientuar drejt Serbisë. Për fat të keq, si mashë përdoret partia shqiptare në pushtet, BDI, të cilës populli ia besoi mandatin për të zgjidhur çështjen shqiptare, e jo për vëllazërim me Serbinë.

Parashtrohet pyetja, vallë ky është meraku i Ali Ahmetit të cilin nuk ka ardhur koha për ta thënë?

Zyra e RDK-së

Ndiq Ditari.com në Twitter, Bashkou me ne në Facebook. Qëndroni me ne në RSS

Jep një Përgjigje