RM,bie nataliteti, rritet mortaliteti !
Nga Endrit - Mër Shk 22, 1:39 pm
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), në këtë periudhë të katërmujorit të parë ka pasur 5.492 të lindur, ndërsa numri i të vdekurve ka qenë 4.937, prej të cilëve 30 foshnje.
Numri i kurorëzimeve të lidhura gjatë tremujorit të vitit të kaluar ka qenë i rritur për 4,7 për qind më shumë se nga periudha e njejtë e vitit 2010. Sipas ESHS ka pasur 3861 kurorëzime dhe 488 shkurorëzime. Ulja e natalitetit është regjistruar edhe përkundër masave qeveritare që janë në fuqi për ndihmë afatgjate për foshnjen e tretë dhe të katër të lindur, me ç`rast për foshnjen e tretë sigurohet ndihmë prej rreth 130 euro për një periudhë 15 vjeçare, ndërsa për fëmijën e katërt, nënave u sigurohet pension i përjetshëm. Në Maqedoni gjatë katërmujorit të vitit të kaluar është regjistruar rënie e natalitetit për 4,7 për qind, ndërsa rritja e mortalitetit për 0,8 për qind. (INA)
Ndiq Ditari.com në Twitter, Bashkou me ne në Facebook. Qëndroni me ne në RSS



